Është lidershipi politik që krijoj Wagnerin, që krijoj këtë përbindësh

Opinione

Është lidershipi politik që krijoj Wagnerin, që krijoj këtë përbindësh

Nga: Xhavit Çitaku Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:03
Grupi Wagner

Ajo çfarë po ndodh në Rusinë imperialiste është bërë temë diskutimi e analizash nga ekspert të njohur në nivel ndërkombëtarë, duke konstatuar se kjo është diçka e pabesueshme, apo thënë më mirë se kjo nuk është normale që të këtë një grushtshteti ushtarak . Disa besojnë se është një rebelim dhe se do të ketë një grusht shteti vetëm nëse Prigozhin arrin të marrë Moskën. Vlen të përmendet se forca besnike tani po kthehet kundër Putinit. Është lidershipi politik që krijoi Vagnerin, që krijoi këtë përbindësh, i cili ka kryer krime të rënda kundër njerëzimit në shumë shtete, sidomos në kontinentin e Afrikës. Konflikti filloi me kontradikta midis liderit të grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Por ajo është përshkallëzuar me kalimin e kohës dhe tani Prigozhin u ka kërkuar të gjithë rusëve që të ndjekin luftën e grupit kundër udhëheqjes ushtarake të vendit, me sa duket duke marrë pjesë në qytetin rus të Rostov-on-Don dhe gjithashtu duke pretenduar se ka rrëzuar një helikopter ushtarak rus. . Presidenti Vladimir Putin, nga ana e tij, flet për tradhti të lartë kundër vendit dhe premton se do ta trajtojë atë me doreza të forta.

"Në konflikt të drejtpërdrejtë"

Shërbimi i sigurisë FSB ka hapur një hetim penal kundër Prigozhin për nxitje të rebelimit të armatosur. Nga fakti që Prigozhin ishte shumë i kujdesshëm që të mos kritikonte personalisht Putinin, as shërbimin federal të sigurisë FSB, ai në praktikë ka përfunduar në konflikt të drejtpërdrejtë me ta. Zhvillimet e ardhshme janë të vështira për t'u vlerësuar. Por ajo që është e qartë është se pozita e presidentit rus Vladimir Putin është dobësuar, sipas ekspertëve të kësaj fushe. Ai ka miratuar shoqatat, siç është Wagner, dhe fakti që janë kthyer kundër tij ia dobëson pozitën. Është një llogaritje e gabuar që tani një kohë të gjatë e bënë Autokrati Putin. Në të vërtetë kohët e fundit, Putin u ul me blogerët ushtarako-patriotë, tronditi shifrat dhe sa mirë mendonte se lufta në Ukrainë po shkonte mirë.

Putin kritikohet se nuk është në dijeni të zhvillimeve në Ukrainë

Por takimi pati efektin e kundërt, blogerët e tjerë ushtarakë kritikuan Putinin dhe pretenduan se ai nuk është në dijeni të zhvillimeve. - Pastaj Putin pati një takim që u transmetua në rrethin më të ngushtë të Këshillit të Sigurimit, i cili besohet se kishte të bënte me minimizimin e dëmeve, me të vetmin qëllim për të përcjellë mesazhin se ai është në kontroll. Por kjo demantohet dy ditë më vonë nga ajo që po ndodh me Prigozhin. Një nga funksionet më të rëndësishme të Putinit, që i ka bërë të gjithë besnikë dhe të rreshtuar në radhët e tij, është se ai ka qenë ai që ka vendosur luftërat për pushtet dhe ka siguruar që të ketë ende stabilitet. Mirëpo, një gjë dihet dhe që besohet të ndodhë është se pasojat e rebelimit të Prigozhin janë të vështira për t'u parë. Kjo është një ngjarje historike me pasoja potencialisht të mëdha. Sido që të jetë, Putini do të duket i dobësuar. Por shtrohet pyetja se si ai e ka lënë të shkojë deri këtu këtë shkallëzim të situatës brenda shtetit, që në fakt është në prag të luftës civile. Luftën civile tashmë e kanë paralajmërur guvernatorët, të cilët kanë qenë të detyruar të dalin dhe të zotohen për besnikërinë e tyre ndaj Putinit.

Legjislacioni kundër terrorizmit është futur në rajonin e Moskës

Përveç kësaj, legjislacioni kundër terrorizmit është futur në rajonin e Moskës, duke i dhënë Shërbimit Federal të Sigurisë kompetenca të shtuara. Kjo më parë është vlerësuar si diçka e pabesueshme, që është një sinjal i fuqishëm se diçka serioze po ndodh në brendinë e këtij shteti. Në të kaluarën kjo gjendje, përkatësisht ky legjislacionm ishte futur përgjatë zonave kufitare me Ukrainën dhe e kanë pasur për një kohë të gjatë në Çeçeni pas vitit 1999. Dhe tash thuhet se diçka tillë është prezente, po ndodhë, në kryeqytetin rus Moskë. Zhvillimet në Rusi kanë nxitur gjithashtu Putinin t'i drejtohet kombit - në të cilin ai i bëri thirrje kombit për unitet. "Kjo është ajo që ai gjithmonë ka theksuar fuqinë e Rusisë përballë të tjerëve, aftësinë për të bashkuar popuj të ndryshëm në popullin rus dhe botën ruse,". Putin flet për luftën civile të vitit 1917 dhe përdor gjithashtu fjalën "smuta" të cilën e dinë të gjithë rusët, ajo i referohet Telashit të Madh të shekullit të 17-të. Të gjithë rusët i dinë referencat, lidhin drejtpërdrejt atë që ai paralajmëron. Putin paralajmëron luftë civile. Nuk është një deklaratë fuqie.

Prigozhin nuk e ka ndërmend të dorëzohet

Anëtarëve të grupit famkeq Wagner i është dhënë një si ultimatum për të dorëzuar armët dhe secili që e bënë këtë nuk do të ndiqet penalisht, përkatësisht do të amnistohet. Mirëpo, udhëheqësi i këtij grupi është përgjigjur se ata nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe se ai do të vazhdoi të marrë nën kontroll qytete të tjera derisa të dorëzohen ministri i Mbrojtjes Shoigo dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushrisë ruse, Valerij Gerasimov tek ky grup të cilët, siç pretendon ai kanë dhënë urdhëra për të sulmuar e vrarë mijëra ushtarë të Wagnerit. Ndërkaq, në anën tjetër, Putin është kërcënuar se këtij rebelimi do t’i përgjigjet me gjithë forcën dhe të gjithë ata që kanë dorë në krijimin e kësaj situate tragjike do të japin përgjegjësi. Ai, pra, thotë se shtetin tonë do ta mbrojmë me të gjitha mjetet që kemi në disponim. Mbetët të shihet për pasojat që

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat