Ke të drejtë, por pastaj edhe s’ke të drejtë!

Opinione

Ke të drejtë, por pastaj edhe s’ke të drejtë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:04
Autori Fatmir Bajraj

Çështja nuk është se a ke të drejtë, por pse s'ke të drejtë, edhe atëherë kur je në të drejtën tënde ?

E ke huqur esencën dhe kontekstin, mbani përgegjësi historike, politike dhe nacionale.

E drejta mbtetët vetëm postulat abstrakt, nëse e njëjta nuk suportohët me fuqinë e ekzekutimit për të cilën nuk vetëmjaftohemi kurrë, por nevojitën partnerët & aleatët strategjik, të cilët Ti i injoron për arsye "histerike"!

Ti mundësh me manipuluar, mashtruar e vënë n'lajthitje turmat e hipnotizuara dhe në anestezion psikologjiko-politik, të cilët të bësojnë verbërisht dhe t'mbështesin pa kushte, por kjo çasje dhe ky narracion nuk funksionon me partnerët tanë strategjik, dhe sidomos me SHBA-të, të cilat janë sponzor të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë sovran e demokratik.

Pra, Amerikën nuk mund t'a vëni n'lajthitje, t'a intrigoni, dhe aq më pak, t'a përdorni si "kalorëse" të diskursit dhe agjendës suaj, anti-përëndimore, anti-amerikane, dhe anti-Kosovë.

Agjenda e juaj, është agjendë e devijimit të orientimit tonë të gjerëtanishëm euro-perëndimor dhe transatlantik në atë të Lindjës dhe Rusisë.

Tensionimi i mëtejm n'veri, e nxjerrë veriun e vendit nga juridiksioni I Kosovës dhe e përgaditë për secesion, dhe kështu fiton agjenda e Vuqiçit dhe e Serbisë armike.

Kjo agjendë synon; rehabilitimin e Serbisë n'Ballkanin Perëndimor dhe sofistikimin e influencës ruse n'rajon tonë dhe me gjerë në Europë.

Përtej kësaj, ky diskurs i provokimit të tensionëve dhe jo-koordinimi me aleatët, shtyen Veriun e Kosovës drejtë protektoratit ndërkombëtarë, dhe për pasojë edhe drejtë ndarjes definitive.

Për më tepër, ky diskurs infatil & disfatistë, instalon Serbinë n'Kosovë përmes kishes ortodokse serbe alias : Serbinë kishtare me manastirët tona të përvetësuara n'kohë...!

Ky diskurs fatalist, dëmton rëndë substancën & qeien tonë nacionale: Integritetin, sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Orientimi pro-perëndimor, Kosova-centrizmi dhe pro-amerikanzmi, janë postulate të vlerava tona autentike dhe identitare, me të cilat fituam lirinë dhe shtetin e pavarur, dhe të cilat duhet dhe do t'i mbrojmë me çdo kusht si komb & atdhe.

Nëse nuk ndaleni, duhet të ndaloheni sot, nesër është vonë, madje tepër vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat