Urime 28 vjetorin “Bota sot”

Opinione

Urime 28 vjetorin “Bota sot”

Nga: Ejup Berisha Më: 26 qershor 2023 Në ora: 14:50
Ejup Berisha

Gazeta “Bota sot” është mik i vërtetë dhe i sinçertë i adhuruesve të informimit të drejtë të realtë dhe të besueshëm të opinionit. "Bota sot" ka qenë është dhe do të mbetet thesar i informimit i ideve dhe i koncepteve bashkëkohore dhe përparimtare.

Në të nuk mungon edhe hulumtimi dhe analiza e thuktë dhe e qëlluar e fenomeneve të ndryshme politike,ekonomike shoqërore, kulturore arsimore dhe fetare.

Gazeta "Bota sot" e ka dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin në punën dhe aktivitetet e saja të deritashme.

Urime i bëftë edhe 280 vite të tjera gazeta më serioze dhe më e lexuar në Republikën e Kosovës dhe më gjërë në trojet shqiptare.

Punë të mbarë suksese dhe mbarësi i dëshiroj Gazetës dhe stafit të udhëhqësve dhe të gazetarëve të Gazetës Bota sot. URIME

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat