“Bota sot”, 28 vjet në shërbim të atdheut, nuk u mposht as kur ia vranë gazetarët

Opinione

“Bota sot”, 28 vjet në shërbim të atdheut, nuk u mposht as kur ia vranë gazetarët

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 qershor 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Nuk ka në asnjë vend në rajon, Evropë dhe me gjerë, ndonjë media e shkruar të ketë bartur mbi supet e saja dhe të paguajë edhe me jetë njerëz mbrojtjen e fjalës së lirë si "Bota Sot". Para 28 viteve, kur vendi ishte në terr informativ me regjimin serb që po përndiqte, rrihte dhe abuzonte me shqiptarët e Kosovës.

Bota nuk kishte aq shumë informacione se çfarë po ndodhte në vendin tonë, pikërisht në atë kohë doli në pah "Bota Sot", gazetë kombëtare e bazuar mbi konvecionalitetin e popullit tonë, traditat dhe etnitetin kombëtar.

Duke qenë gjithnjë në shërbim të çështjes kombëtare, “Bota Sot” ishte cak i armikut, por se zëri i saj ndaj së vërtetës dhe kauzës kombëtare nuk shteroi kurrë. “Bota Sot” ishte edhe cak i shantazheve, kërcënimeve nga ata që Kosovën nuk e kanë trajtuar si atdhe por mundësi për interesa personale.

Ka pak gazeta që kanë qenë konsistente në qëndrimet e saja, përkundër kërcënimeve, vrasjeve të gazetarëve të saj ka arritur mos të dorëzohet, kështu që, "Bota Sot" meriton respekt, vlerësim të lartë dhe mirënjohje.

Vazhdimisht e kërcënuar në të gjitha format dhe mënyrat e saja, deri tek vrasjet e Bardhyl Ajeti dhe Bekim Kastrati, pa harruar këtu edhe Xhemail Mustafën.

Edhe pse sollën dhimbje, kurrë nuk arritën të nënshtronin gazetën "Bota Sot", nuk shuhet, nuk dorëzohet asnjëherë, rrënjët e saj i ka në idealet e presidentit Rugova, të popullit të lashtë dardan.

28 vjetori e gjen si kurrë më parë të fortë, të vendosur dhe mbi të gjitha e patrembur përballë kërcënimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat