Shkurtimisht, ja e vërteta e zhvillimeve në Partinë Demokratike

Opinione

Shkurtimisht, ja e vërteta e zhvillimeve në Partinë Demokratike

Nga: Skënder Kapiti Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:47
Skënder Kapiti

Që  Partia Demokratike Shqiptare, qw ajo nuk është as e ishdeputetëve , as e ishkryeministrit , as e deputetve aktuale, as e ishdrejtorëve dhe as ishkryekomunarëve  këtë e treguan zgjedhjet e vitit 2013, ku PD humbi thellë sepse ajo, apo më sakt ku këta të sipërcituarit e kishin privatizuar PD-në dhe e përdornin atë si masë njerëzore vetëm pwr interesa personale, familjare e grupale. Ata u shkëputën nga demokratët dhe nga interesi publik dhe ikën e larguan në infinit prej demokratëve, dhe sot janw rreth non gratws tw bashkuar nw Foltoren antiSHBA e antiBasha.  

Dhe  po këtë e treguan edhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 ku pikërisht këta farë ishët,  ishfunksinarët gjithfarësh të lartë të PD-së të grumbulluar te Foltorja humbën thellë, sepse demokratët nuk u besonin më po këtyre të tillëve, dhe këta të tillët e së vjetrës së Foltores u braktisën nga votuesit demokratë të cilët nuk shkuan në votime, dhe ky konglamerati politiko-korruptiv Foltore-LSI humbi thellë. 

Që  Partia Demokratike Shqiptare , se ajo nuk është e vetëm as e ishdeputetëve , as e ishkryeministrit, as e ishdrejtorëve dhe as ishkryekomunarëve e kryebashkiakëve të PD-së  dhe as e deputetve aktuale këtë e vertetoi edhe Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 20 Qershor 2023  ku dështoi aventura e fundit e establishmentit politik të PD-së,ajo e komplotit të asgjësimit të PD-së e të gllabërimit të saj nga Foltorja.

Përballë gjithë këtij komplotI antiPD të establishmentiit të vjetër jo vetëm të PD-së, por përballë atij komploti antiPD të të gjithë politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës”  meritën për mbijetesën e PD-së e kanë  Elita e Re Politike e PD-së,  Kolegji i Kryetarëve të Degëve dhe antarësia vitale dhe e guximshme e PD-së që nuk lejuan asgjësimin dhe as gllabërimin e PD-së nga Foltotrja dhe establishmenti i vjetër i PD-së.

PD sot nuk ka asgjë më me  Foltoren , dhe nuk ka rëndësi dhe as nuk përbën preokupim e as shqetësim për PD-në se cndodh e se cfarë bën Foltorja e cila  ka marrë drejtimin e saj. PD-ja ka orientimin, vizionin dhe programin e vet, ajo është një Parti Demokratike euroatlantike.

Tashmë përfundimisht , pas Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së dhe me rezolutën e saj, tashmë establishmenti i vjetër politik i PD-së, Foltorja dhe të tjerët,  e morën përgjigjen përfundimtare se kush është Partia Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat