Rilindja e Piktorit, afirmimin më të madh e arrit në Kukës!

Opinione

Rilindja e Piktorit, afirmimin më të madh e arrit në Kukës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 qershor 2023 Në ora: 09:19
Sherif Ramabaja

Askush s´do e besonte, por Kukësi brenda ditës u bë qendra e botës. Nga Rilindja është pritur që do të organizoi edhe Bunga - Bunga, por jo në një qendër provinciale, siç është Kukësi.

Ngjarja filloi me një reportazh nga qytet, po lajmi e mori dhenë. Përgatitjet ishin kryer dhe transmetimi ishte paralajmëruar. Kamerat ishin vendosur gjithkah, që të kapnin çdo detaj.

Skenarin e kishte bërë pikërisht, kush tjetër përpos Piktorit. Pritej vetëm emërimi i aktorëve. Skenat ishin parashikuar të ishin të mrekullueshme. Ishte urdhëruar që kamerat ta kapnin çfarëdo pozicioni.

Aktorja me cilësi të Hollywood – it ishte e njohur për publikun. Ajo ishte thelluar dhe inkorporuar në rolin e saj. Pritej që në këtë rast të ishte dominuese edhe brilante.

Filmi pritet të konkurroi në festivale të ndryshme, po edhe në qendrat e kinematografisë botërore: në Kanë, Berlin, Paris, New York, Tokio, Londër, Romë etj.

Sipas disa kritikëve të kinematografisë botërore, ky film pritet të konkurroi edhe për çmimin Oskar. Për këtë do të tregoi koha, por t´i kthehemi edhe njëherë kushteve në të cilat u gjirua filmi.

Ishte një sakrificë, tha regjisorja. Duheshin të bëheshin përgatitje profesionale. Kishim menduar gjatë edhe për aktorët. Rilindja si fituese e zgjedhjeve e kishte për obligim nominimin e tyre.

Pastaj duhej të merrnim vendimin se ku do t´i gjironim skenat, lokalin, mobilimi, pamja, dritat etj. gjithçka duhej të përputhej me rrethanat që të kishim sukses. Kryesore ishte, aktrimi duhej të ishte sa më spontan.

 Te Shikuesit këto komponente kinematografike lozin një rol të jashtëzakonshëm, prandaj duhej që gjithçka të dukej sa më origjinale. Teksti, muzika, loja, aktrimi, kamera dhe ambienti tërheqës lozin këtu një rol të posaçëm. Ne ishim marr gjatë me të gjitha këto, prandaj shpresonim që edhe mundi të na  shpaguhej.

Sapo përfunduan skenat e xhirimit, ne u përkujdesëm që filmin së pari ta shfaqnim para publikut shqiptar, sepse Piktori dhe Rilindja këtë e meritonin.

Të tjerat pastaj rrodhën sipas skenarit dhe programit të Rilindjes, Partisë Socialiste, Patronazhistëve dhe aktivistëve për punën e tyre të palodhshme.

Tash presim që filmi ynë të korr sukses edhe në arenën ndërkombëtare, ku i presim edhe nominimet.

Duhet përgëzuar ekipin tonë për një punë kolosale. Falënderime të posaçme duhet të drejtojmë drejt Piktorit, sepse pa angazhimin e tij Rilindja nuk do ta arrinte këtë afirmim, sidomos në angazhimin e Bunga – Bunga -ve, nëpër bashkitë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat