Pa u larguar, Borrell, Lajçak dhe Escobar, zgjidhje të problemit në veri nuk do të ketë

Opinione

Pa u larguar, Borrell, Lajçak dhe Escobar, zgjidhje të problemit në veri nuk do të ketë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 27 qershor 2023 Në ora: 19:03
Escobar, Borrell dhe Lajçak

Me qëndrimet dhe veprimet e këtyre të treve, gjendja po shkon kah përkeqësimi, sepse, janë rreshtuar gabimisht.

Përderisa Borrel kundërshton arrestimin dhe përkrah terroristët e bandat kriminale që rrahën e për pak nuk i vranë ushtarët e KFOR-it, sulmuan policët e gazetarët, përderisa i quan arrestimin kidnapimin e policëve në territorin e një shteti sovran, atëherë zotëri, ju jeni problemi.

Kjo treshe famëkeqe, jo vetëm për Dardaninë dhe Ballkanin perëndimor në të cilin fatkeqësisht gjendemi në një Evropë të sotme e me sjellje sikur ne vitet 1878, prosperitet dhe paqe për shqiptarët kurrë nuk do të ketë.

Sjellje raciste e denigruese, mohim i një kombi me histori e traditë të lashtë paqësore sepse, ne, nuk ishim popull nomad për të lëvizur duke kërkuar vend për t’u strehuar e jetuar siç ishin serbet duke u shpërngulur nga shpellat e Karpateve të cilët kur erdhën në Dardani, shqiptarët nga trungu Pellazgo-Ilir, e kishin kaluar dymijë vjeçarin e qëndrimit të tyre në këto toka. Prandaj, ne, kurrë nuk ishim popull nomad.

Por, na detyruam me forcë të largohemi nga trojet tona, duke ushtruar gjenocid, na përulën me dhunë, me ndihmën e superfuqive, në rend të parë të Rusisë cariste ashtu siç po sillet edhe sot, duke na e shtrënguar lakun në fyt përmes aleatëve dhe personave zyrat të BE-së të cilët, sjelljet i adaptojnë sipas kërkesave ruse në prapavijë, sepse ishim paqësor dhe të gatshëm të ndihmojmë për një stabilitet rajonal qoftë edhe botëror, por, ja qe po e keqpërdorin në maksimum në dëm të paqësorit-viktimës, karshi agresorit dhe luftënxitësit, Serbisë.

Dhe, na detyruan që të bëjmë të ashtuquajtur“ diskriminim pozitiv” vetëm qe te kemi paqe e siguri.

Tani, Evropa por, edhe me disa përfaqësues amerikan, po duan qe të na detyrojnë përsëri me falë territore dhe kujt, atij që ushtroj gjenocid, vrau, masakroj të gjitha kategoritë e popullatës së një shteti e një kombi, qoftë edhe, 1432 fëmijë.

Tani, Borreli, Lajçaku dhe Evropa me mentalitet të stilit të Evropës së vjetër, na u ka vërsulur pa pikë turpi, mëshire te parimeve dhe rregullave njerëzore e demokratike, me kërbaç sikur në kohërat e skllavërisë.

Pse, sepse, na e kanë hallin pasi, jemi në zhvillim e konsolidim qe i bie se, ende nuk kemi fuqi ushtarake të konsoliduar qe, i bie se, vëja lakun në fyt dhe shtrëngoja derisa të fillojë me dhënë vetë shpirt që në mënyrë cinike, t’i thonë se, ka bërë vetëvrasje, sepse nuk na dëgjoi.

Kjo, është sjellja e një Evrope lavire e quajtur nga hyjnori shqiptar, At Gjergj Fishta, poet kombëtar i cili gjatë një konference shkrimtaresh në Romë ku merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruar se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferenca, Fishta ndenji në këmbë.

Drejtuesi i seancës iu drejtua Fishtës, zotëri, a nuk keni karrige? Karrigen e kam, por nuk ka vrimë ku ta fus bishtin,- iu përgjigj Fishta.

Cilin bisht?- e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.

Bishtin që e kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruar ky shkrimtar serb,- tha Gjergji duke shënjuar serbin.

Ju lutem zotëri, mos bëni shaka, Fishta iu përgjigj, o do ta gjejë bishtin për të cilin ka shkruar, o të dalë përjashta i turpëruar.

Shkrimtari serb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

E mora shembullin e Fishtës, njeriut gjeni të kombit i cili, me dije, përkushtim dhe vendosmëri, gjithnjë duke konstatuar se e drejta është në anën e tij, poshtëroi serbin paranojak dhe i ngarkuar me shovinizëm dhe urrejtje të pa shëruar ndaj shqiptarëve.

Sot, për fatin e Republikës së Dardanisë në krye të i institucioneve shtetërore kemi njerëz të aftë, të pastër, të dishëm dhe të guximshëm.

Njeri ndër ta është Kryeministri Albin Kurti i cili, e solli para turpit Serbinë të udhëhequr nga diktatori dhe krimineli Vuqiq, e zhveshi lakuriq politikën mashtruese, poshtëruese, nënçmuese e diskriminuese të Evropës së sotme e cila ka rënë shumë poshtë dhe shumë turpshëm. Prandaj, me të drejtë nuk lëshon pe para asnjë presioni arrogant dhe të pa turpshëm para një populli i cili përjetoi gjenocid por, ja që nuk i merret parasysh.

Z.Borrel e Lajçak, ende kanë mbetur në këtë mentalitet të shekujve të kaluar, prandaj, nuk ka shans që në veri të ketë paqe sepse, paqen nuk mund ta sjellin ata të cilët për hir të problemeve të brendshme në shtetet e tyre dhe njëherit aleat të shtetit kriminel, ende nuk e njohin Dardaninë si shtet sovran i shpallur konform të gjitha parimeve dhe rregullave ndërkombëtare.

Zoti Escobar, përkatësisht Departamenti i Shtetit, duke u solidarizuar e duke i kërkuar falje Serbisë për bombardimet në vitin 1999, shtroi pyetjen se , si mund në të njëjtën kohë te jetë edhe miku i Dardanisë..

Sekretari Blinken, duhet të sqarohet jo vetëm deklarativisht, por me veprime konkrete në anën e të drejtës-viktimës e jo të bëjë politikë për interesa gjeopolitike në kurriz të një populli i cili ende i ka plagët e njoma nga gjenocidi i fundit deri ne tentim shfarosje të një populli të tërë.

Tani, a jeni të bindur e të vendosur se, vërtetë jeni mik i një, populli të cilit i ndihmuat me u çlirua, me u formua dhe me u zhvillua apo, për hir të interesave më të mëdha amerikane në suaza të gjeopolitikës, që, jo njëherë, po e paguajmë çmimin shumë të madhe, kësiheri, edhe më ç’shtetëzim dhe humbjen e pjesës më vitale të vendit me pasuri të mëdha, ndaj të cilave kanë nuhatur individ e personalitet që, ndoshta një ditë të jenë bashkaksionarë siç është Aleks Soros, të cilin sa herë e vërejnë të sillet vërdallë nëpër institucionet amerikane, me shkon mendja kah e keqja. Bedomani, jo pa arsye.

Prandaj, një lloj aneksimi mund të ndodhë, jo sot, por nesër dhe, në këtë mënyrë, problemi në mes të këtyre dy popujve, fatkeqësisht me Serbinë fqinjë, kurrë nuk do të ketë zgjidhje dhe paqe afatgjate.

Sipas të gjitha gjasave, do të na detyroni që, për të mbijetuar si komb e si popull, duhet të bëjmë thirrje për bashkim, ani pse, për hir të paqes dhe sigurisë rajonale e botërore, u dakorduam dhe nënshkruam dokumente ndërkombëtare, që nuk do ta realizojmë këtë ëndërr qe nga Rilindasit e deri sot të një populli e kombi, padrejtësisht të ndarë e copëtuar, deri te migrimi në vendet e huaja, shumë nga shtypja e regjimeve fashiste, disa nga gjendja e rëndë ekonomike, duke e lënë atdheun më të pasur në rajon.

Arsyeja, premtimi i juaj, Evropë e Amerikë se, pas gjenocidit të ushtruar nga Millosheviqi e tani të kërcënuar, të shantazhuar edhe nga ish bashkëpunëtori i tij i ngushtë, sot në krye të shtetit fashist serb, krimineli më damkë Aleksandër Vuçiq.

Serbia, po e shantazhon edhe Evropën edhe Amerikën si aleate e ngushtë e Rusisë së Carit Putin. Dhe, nuk po e keni guximin qe asnjëherë t’ia përmendni gjenocidin ndaj shqiptarëve por, duke e përkëdhelur dhe toleruar, po e inkurajoni edhe me tepër, prandaj, Vuqiqi ne vend se t’u respekton, ai thjeshtë po tallët me juve.

Zotëri të nderuar, le të tallët Serbia me ju sa të dojë por, ne, nuk jemi ma në gjendje t’i durojmë dhe e vetmja rrugë është te mbështetemi në forcat tona, çfarëdo qofshin ato.

Një popull i cili vendosë devinitivisht të sakrifikohet i tëri për të mbijetue, si e vetmja zgjidhje, besomani se nuk do të tërhiqet, ndërsa, do të jetë shumë vonë qe ju te gjeni zgjidhje, ndoshta të pranueshme por, askush më nuk do t’u besoj.

Hartat gjeografike do të pësojnë ndryshime drastike, qe do të thotë rrezik i ri i përmasave botërore.

Një gjë po me brengosë për se tepërmi dhe po turpërohem për shtetin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës se, kur po janë në pyetje aleatet e Rusisë, sikur, Siria, Venezuela dhe, tani Serbia, më gjithë angazhimet e juaja, disi, nuk po ia dilni.

Në Siri, Bashar El Asad, vrau dhe e përzuri popullatën e vetë më qindra e mijëra, ende qëndron në pushtet me ndihmën dhe përkrahjen e Rusisë.

Ish kryetari i Venezueles, Hogo Çavez e tani, Nicolàs Maduro, pas shumë kërcënimeve e tentimeve edhe përmes forcave speciale për ta larguar nga pushteti me gjithë atë që i bëri popullit të tij, ai, edhe sot qëndron në pushtet me ndihmën e Rusisë së Carit Putin.

Edhe pse ne ndërkohë u zgjodhe Kryetar Aktiv, Juan Gerardo Marquez, të cilin e njohu edhe Amerika, Nicolas Maduro, ende është në krye të Venezueles.

Dhe, në krye të Serbisë qëndron krimineli me damkë dhe diktatori, Aleksandër Vuçiq i cili, vërtetë po tallët me të dy kontinentet, Evropë e Amerikë.

Shkon në bisedime si në Bruksel dhe Ohër, gjoja pajtohet, në mëngjes, e ndërron mendjen duke deklaruar se nuk nënshkruaj asgjë. Bile, edhe mundësia e korruptimit të përfaqësuesve të ambasadave dhe ndërmjetësuesve për dialogun, Dardani-Serbi ku kjo e fundit e ka princip dhe strategji politike shekuj me radhe.

Në momentet kur si popull dhe si komb, jemi para vendimit historik se, a do të falim territore dhe nënshtrohemi kërkesave të Serbisë apo definitivisht ta marrin fatin në duar tona, është vendim historik e jetik.

Si mund t’i besohet Serbisë për ndonjë “marrëveshje historike” të garantuar edhe nga ju, qe ajo, po sa ta kthej shpinën, i ndërron qëndrimet. A lidhet buelli me pe?

Kërkojmë qe, mos te na bëni presion sepse nuk jemi më në gjendje të durojmë pasi fati i gjeneratave tona te ardhshme, varët nga ne që sot duam t’ua lëmë por, si popull të lirë apo të nënshtruar e nëpërkëmbur nga i njëjti armik shekullor. Përgjigjja është, JO

Përgjigjja është JO.

Përderisa isha në përfundim të këtij shkrimi, erdhi lajm se u liruan tre policët e kidnapuar, si lajm i mirë, së pari për familjen, e pastaj edhe për vendin.

Shtrohet pyetja se, çfarë çmimi do të paguaj Republika e Dardanisë për ketë pasi Serbia është mësuar nga këto lojëra të përfitoj duke u paraqitur se “është për paqe”, Cinizëm.

Ndoshta, Borrel do të kërkojë lirimin e terroristëve dhe bandave kriminale, duke insistuar qe mos te respektohen ligjet dhe Kushtetuta. Kjo, do të jetë më e pakta.

Ndoshta, nuk do të turpërohen duke shkua aq larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat