Lajçak dhe Borrell nuk janë të paanshëm, BE t’i ndërrojë

Opinione

Lajçak dhe Borrell nuk janë të paanshëm, BE t’i ndërrojë

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 28 qershor 2023 Në ora: 13:06
Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Albin Kurti

Historiku i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është i gjatë dhe tepër kompleks, gjatë kësaj udhe ka patur marrëveshje e zotime, rezoluta etj etj, por nuk ka patur zgjidhje të përgjithshme dhe të përhershme që mos t'i linte më hapësirë nxitjes dhe ngritjes së tensionit të „gjakut nacionalist“ dhe „iluzioneve qiellore e tokësore“. E gjithë kjo ka nodhë sepse dialogu sikur kam shkruar edhe në veprat e mia më parë, nuk është ndërtuar mbi principe apo parime të shëndosha dhe me mundësi e hapësirë për zgjidhje të problemeve për brezat e ardhshëm dhe jo vetëm sot për nesër.

Duke ditur këtë, kur po shkruaj sot shihet qartë se e gjithë kjo udhë e dialogut pa parime dhe pa afat e zgjidhje ka sjell,trashë e grumbulluar gjithë këto probleme e pengesa në këtë kohë. Prandaj procesi i dialogut jo vetëm se ka filluar pa parime ,por si duket do të përfundoj edhe pa to. Sidoqoftë e rëndësishme në këtë kohë është që Kosova dhe Serbia ta kuptojnë se kanë ndryshuar pozicionet dhe dinamikat në gjeopolitikën ndërkombëtare, bota ka hyrë vetë në një krizë globale dhe konfliktin ukrainas dhe tani nuk është më rajoni i Europës juglindore e në këtë rast Kosova dhe Serbia si vende ku ndërkombëtarët t'i mbajnë sytë gjithnjë mbi këto dy vende për t'i kontrolluar tensionet apo ruajtur paqen e stabilitetin.

Një ngarkesë në këtë krizë globale dhe ndryshim të rendit e gjeopolitikës nuk i shërben as Kosovës dhe as Serbisë, sepse në këto rrethana të dyja do të dalin humbëse në fund po nuk arritën t'i zgjidhin porblemet dhe ta kuptojnë realitetin e ri ndërkombëtar, ndërsa në veçanti Serbia ta kuptojë realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe nuk ka më asnjë shtesë e passhtesë dhe nuk do të ketë asnjëherë, sepse shteti i Kosovës nuk mund të bëhet paçavurë për interesa të askujt dhe aq më pak nuk duhet lejuar të bëhet e tillë.

Prandaj problemet duhet të zgjidhen me urgjencë që mos të lihet asnjë hapësirë për të manovruar ata që duan rikthimin e errësirës ideologjike në rajonin e Europës juglindore , respektivisht në Kosovë dhe vendet tjera përreth. Poashtu duhet potencuar se Lajçak dhe Borrel ,nuk janë ndërmjetës të duhur dhe të paanshëm në këtë proces, ata duhet ndërruar, Bashkimi Europian dhe vendet që kanë ndikim sikur është Gjermania, Franca dhe Austria të propozojnë ndërmjetës nga këto vende ashtu që dialogu sadopak të ketë një peshore të saktë dhe njerëz të paanshëm që japin fryte në dialog. E jo njerëz sikur Lajçak dhe Borrell që shigjetat e kritikave i drejtojnë ndaj Kosovës dhe pushtetarëve të saj të cilët po bëjnë përpjekje ta vendosin rendin dhe sundimin e ligjit edhe në atë pjesë të vendit, ndërsa asnjë kritik ndaj probelmatikëve, pra palës serbe dhe serbëve që shkaktojnë probleme në Mitrovicën e Kosovës.

Kërcnimet e ndërkmbëtarëve ndaj Kosovës për masa dhe për ndëshkime tjera janë të gabuara, sepse nuk i shërbejnë aspak procesit të integrimit, paqes, stabilitetit, sundimit të ligjit, lirisë dhe demokracisë mbi të gjitha. Koha që Kosova më urtësi dhe në bashkërendim me ShBA dhe vendet mike të Bashkimit Europian të arrihet një përparim konkret në dialog dhe të ketë zgjidhje të problemeve aktuale, madje edhe nëse kërkohet kompromis nga të dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia, sepse nuk duhet lejuar të shndërrohet ky rajon, në një rajon të paqëndrushëm, por një rajon stabil dhe me synim integrimin në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat