Urime veprimtarinë 28 vjeçare në informimin e drejtë, të saktë dhe të paanshëm në shërbim te qytetarëve

Opinione

Urime veprimtarinë 28 vjeçare në informimin e drejtë, të saktë dhe të paanshëm në shërbim te qytetarëve

Nga: Hafiz Shala Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:24
Autori Hafiz Shala

Gazeta kombëtare “ Bota sot”, u bë mjeti më i sigurt i informimit në gjithë botën shqiptare në vendlindje e posaçërisht në diasporë, si një urë lidhese me atdheun, duke ua paraqitur atyre të vërtetat dhe sukseset në ecjen përpara drejt formimit të shtetit sovran, demokratik e ligjor.

Me ketë rast, dua ta përgëzoj Botuesin zotin Xhevdet Mazrekaj, Kryeredaktorin dhe Stafin Redaktues si dhe të gjithë gazetarët e vyer e të pa lodhur në kryerjen e detyrave aspak të lehta dhe me jo pak rreziqe që i përcjellin gjatë hulumtimit të së vërtetës.

Ata, kurrë nuk u ndalën duke kërkuar lajmin e parë të drejt e te saktë duke ua dërguar lexueseve brenda dhe jashtë atdheut, duke i mbajtur të informuar për t’u ndier sa më afër vendlindjes.

“Bota sot”, do të ekzistoj derisa të ketë ujë e ajër, si gjeja elementare për të jetuar e shijuar të vërtetën për vendin dhe shoqërinë dardane.

Te jetoni e veproni përjetësisht.

Hafiz Shala

New York

26 qershor 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat