Asociacioni, kanceri i trashëguar nga Hashimi dhe Isa

Opinione

Asociacioni, kanceri i trashëguar nga Hashimi dhe Isa

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Kur në shkurt të vitit 2022, presidenti Biden dhe kancelari Scholz deklaruan se janë të përkushtuar për “të përmbyllur çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor… që më në fund të realizohet një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe, ishte e kuptueshme se Kosova është pjesë e kësaj çështje si tema kryesore. Në mungesë të lëshimit pe nga qeveria e Kosovës, çdo ditë e më shumë presioni amerikan për formimin e Asociacionit po rritet.

Derisa kryeministri Albin Kurti mundohet të bëjë lëvizje taktike me planin franko-gjerman për të shmangur asociacionin, SHBA duket e përkushtuar dhe e vendosur për Asociacionin. Disa herë ambasadori i ShBA në Beograd, Christopher Hill është shprehur se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman.

Presioni amerikqn është në vazhdën e deklaratave se, nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”. Po përdorën të gjitha mënyrat për të arritur qëllimin kryesor, ledhatimin e Serbisë dhe ngopjen e apetiteve të saj. Nuk është çështja teknike e formimit të saj problemi kryesor i Kosovës, problem në vetvete është përmbajtja e saj.

Asociacioni mbart rreziqet e saja të shumta, me enkalvizimi e vendit tonë në favor të apetiteve serbe. Si mund të kërkohet Asociacion për serbët, kur ata kanë të drejta që asnjë minoritet në botë nuk i ka. Asociacioni edhe mund të bëhet, por kjo nuk zgjidh asgjë, përkundrazi do të jetë “bombë me sahat”, kurdo që Beogradi të ketë interesa për të realizuar.

Ky është shumë sfidues për vendin tonë, Asociacioni i trashëguar si kancer shkatërrues për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Qeveria Kurti po mundohet në çdo mënyrë të gjej ilaçin për të shëruar vendin nga kjo "sëmundje" e keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat