Joe Biden përballë letrës së tetë senatorëve për Kosovën

Opinione

Joe Biden përballë letrës së tetë senatorëve për Kosovën

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 29 qershor 2023 Në ora: 08:30
Joe Biden

Tetë senatorët amerikanë gabuan dhe u turpëruan,duke e vendosur në një rafsh Serbinë agresore gjenocidale hegjemoniste dhe Kosovën paqedashëse pro SHBA,pro BE dhe pro NATO.

Senatorë të nderuar,para se ta barazoni Serbinë gjenocidale me Kosovën viktimë,ju lutem vendoseni dorën në zenrat T’uaja si njerëz e si prindër,dhe mendoni çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë po qe se Serbia tërë ato krime mizore që i kreu ndaj shqiptarve ne Kosovë,t’i kishte kryer ndaj familjes,farefisit,popullit dhe shtetit T’uaj?!

Senatorë të nderuar,vetë pëmbajtja e letrës tregon se Ju po hidhni një mal me gurë kundër Kosovësdhe një guralec ndaj Serbisë,kur kërkoni që fillimisht të tërhiqen kryetarët shqiptarë të porsa zgjedhur nga objektet e komunave,të largohet policia e Kosovës nga komunat në Veri të Kosovës të mbahen zgjedhje të reja,dhe që në Kosovë të themelohet Asociacioni serb,të gjitha këto për t’ia plotësuar nazetdhe kërkesat e Serbisë gjenocidale.

Përmbajtja e kësaj letre tregon se jeni paguar rrëndë që t’i viheni në krah Serbisë gjenocidale hegjemoniste,që ta kushtëzoni Presidentin Joe Biden dhe ta shkelni me dy këmbët demokracinë amerikane.

Ju si senatorë duhet ta kuptoni se Serbisë po t’ia falni edhe tërë Ballkanin,ajo nuk do të shkeputet kurrën e kurrës nga Rusia gjenocidale,sepse serbët dhe rusët kanë vëllazëri shekullore,janë të një gjaku,të një morali e karakteri të dobët dhe e kanë Kishën Orthodokse serbe e Ruse luftënxitëse.

Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale hegjemonsite,më 18 qershor 2023,në një fjalim drejtuar serbëve,theksoi alternativën strategjike të Serbisë për tu bërë anëtare e BRICS-Organizate ekonomike e politike që udhëhiqet nga Rusia e Kina,ku bëjnë pjesë Rusia,Kina,India,Brazili dhe Afrika e Jugut,si gruip shtetesh të fuqishme kundërshtuese dhe sfiduse ndaj SHBA-ve,BE-së dhe NATO-s.

Srnatorët amerikanë Jeanee Shaheen,Christopeher S.Murphy,Chriis Van Hollen,Benjamin L.Cardin,Pete Ricketts,Peter Vellch dhe Richard J.Durbin,më 26 qershor 2023 i dërguan një letër Joe Bidenit-Presidentit të SHBA-ve,me të cilën kërkojnë masa të ashpra ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk tërhiqen nga eskalimi i situates në Veri të Kosovës.

Serbia gjenocidale hegjemoniste është provokuese e tensioneve në Veri të Kosovës që nëpërmjet pakicës serbe,e cila i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë,të garantuara me Kushtetutën demokratike të Kosovës po manipulon m këtë pakicë serbe për qëllime ekspansioniste.

Këta senatorë amerikanë të sipër përmendur nëse me të vërtetë janë mbrojtës të demokracisë është dashur që ta theksojnë si destabilizuese Serbinë gjenocidale hegjemoniste,e jo ta barazojnë me Kosovën paqedashëse dhe mbrojtëse të integritetit dhe sovranitetit të saj territorial.

Serbia gjenocidale hegjemoniste synon që nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës,të themelojë në Kosovë një “Republika Serpska”,për të krijuar terren,që më pastaj ta shkëputën Veriun e Kosovës sëbashku me minierat e Trepçës dhe me Liqenin e Ujmanit.

Kjo ide për ndarjen e Kosovës,ishte edhe në administratën e Donald Trumpit-ish Presidentit të SHBA-ve me John Bolton,Mathew Palmer dhe Richard Grenel,e mbështetur nga Aleksandër Vuçiq,Hashim Thaçi,Edi Rama e Vlota Çitaku,realizmin e të cilës e pamundësoi Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë.

Profesorë, studiues e politikanë të shquar janë në krah të Kosovës

Prof Daniel Server dhe Prof.Paul Wilijams,në vazhdimësi theksojnëse,“Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhenieve Kosovë-Serbi pa njohje reciproke.Qëndrimin e SHBA-ve dhe të BE-së ndaj Kosovës viktimë e shohin si mënyrë për ta joshur Serbinë të kthehehe kah Perëndimi.Kjo është një dioplomaci e shëmtuar dhe e keqe”,thonë këta profesorë të shquar.

Eduard P.Joseph-Ligjerues në Universitëtin Johns Hopkins në Vashington,më 13 qershor 2023,deklaroi se,“Vashingtoni dhe Brukseli janë fajtorë të përshkllëzimit të krizës në Veri të Kosovës.Është absurditet të sanksionohet një aleat demokratik si Kosova,ndërsa përshëndetetet një Serbi autokrate manipuluese pro-ruse,si një partner më i mirë”.

Kati Shneeberger-politikania austriake dhe këshilltare e Jashtme në BE,më 13 qershor 2023,duke etiketuar Ursula von Der Leyen-Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën,Roberta Masolla-Presidenten e Parlamentit Evropian dhe Charles Michel-Presindentin e Këshillit Evropian,deklaroi se,”Kërkoj të dij se çfarë sanksionesh po plkanifikohen ndaj Serbisë që e shkaktoi krizën në Veri të Kosovës me tërheqjen e serbëve nga institucionet në Kosovë,që i bojkotoi zgjedhjet e tani lyp zgjedhje të reja,duke sulmuar edhe paqeruajtësit e NATO-s?

Ndërsa më 14 qershor 2023,duke iu drejtua direkt Joseph Borrellit,duke i thënë,“Dorëhiqu z.Joseph Borrell para se të bësh më shumë dëme.Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë.Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë,e jo njerëz që i forcojnë autokratët.Mirë upafshim Joseph”.

Zoti Joseph Borrell,pra Ju doni të sanksiononi një vend,oficerët e policisë së të cilit e arrestuan një civil të armatosur,dhe më pas rrëmbehen tre policë nga njësitë e një shteti të huaj,pra Ju po e qetësoni situatën e një vendi që kryen krime të tilla jashtë territorit të tij”?!

Ndërsa pas sulmit me bomba në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut,më 27 qershor 2023,e pyet Borrellin,”A mendoni tashmë për sanksionet e radhës ndaj Kosovës,për provokimin e ekzistencës së stacioneve policore”.

Alica Keans-deputete britanike dhe kryetare e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin e Britanisë,duke reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe,më 14 qershor 12023,deklaroi se,“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hy ilegalisht në Kosovë,ky është një përshkallëzim shumë serioz.Kjo do të kërkonte një sanksionim të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore,të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë shumë më pak”.

Alica Keams,pas kërkesës së DASH-it drejtuar Serbisë për lirimin e 3 policëvee të Kosovës,më 15 .qershor 2023.deklaroi se,“U desht një agresion nga Serbia që të shohim ekuilibërte SHBA-të.“Ky është lloji i bilancit që nuk e pamë nga SHBA-të disa javë më parë.Kjo fatkeqësisht tregon mungesën e përgjithshme të ekuilibrit.Një akt agresioni nga Seerbia e shohim ekuilibër.Një veprim i keqgjykuar dhe përshkallëzues i Kosovës dhe SHBA-ve vendos dënime ndaj Kosovës”.

Delara Burkaardt-Zv/kryetare e delegacionit në Parlamentin Evropian për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe me Kosovën,gjatë takimit në Frabcë me Vjosa Osmanin-Presidente të Kosovës,më 14 qershor 2023 deklaroi se,“Ne (socialistët e demokratët) në Parlamentin Evropian,qëndrojmë fuqishëm në anën e Kosovës dhe Qeverisë së Albin Kurtit.SHBA dhe Komisioni Evropian po marrin rrugën e gabuar në konfliktin Kosovë-Serbi,në mënyrë që ta lidhin Serbinë ngushtë në kampin euroatlantik.Kjo politikë injoron rolin destabilizues të regjimit të Vuçiqit,i cili po i instrumentalizon në vazhdimësi pakicat serbe në rajon për të vepruar kundër shtetit të Kosovës.Kjo është dritëshkurtër”.

SHBA dhe Komisioni Evropian duhet ta ndryshojnë rrugën e tyre.Ne duhet ta emërtojmë dhe të kundërveorojmë ndaj politikës së jashtme destabilizuse në Serbi,në mënyrë që ta mbështesim Republikën demokratike të Kosovës të drejtuar nga vlerat e BEë.Plani pesë pikësh i Qeverisë së Albin Kurtit është një pikënisje e mirë”.

Prof.Marc Weber-këshilltar i qeverisë së Kosovës nga viti 1992,më 15 qershor 2023,deklroi se,“I tërë procesi i dialogut Kosovë-Serbi përfshirë edhe nismën franko-gjermane për një marrëveshje bazë, duket e është transformuar në një mekanizëm për t’ii bërë trysni ndaj Kosovës që t’i pranojë kërkesat e Serbisë duke anuluar plotësisht balancën e pretenduar të marrëveshjes bazë të Brukselit,që dëshmohet me këmbëngulësinë që të themelohet Asociacioni serb në Kosovë,duke e fokusuar tërë vëmendjen e ndërkombëtarëve në detyrimin e Kosovës që t’i pranojë disa kërkesa të veçanta në këtë pikë.Një trysni e këtillë e njëanshme nuk besohet se mund ta impresionojë një qeveri që ka arritur në pushtet me mandat të fuqishëm popullor për ta mbrojtur sovranitetin dhe vetëvendosjen e Kosovës.

Ivana Stradner-analiste dhe studjuese amerikane në Fondacionin për Mbrojtjen Demokratike ,më 16 qershor 2023,shtroi pyetjen,“Pse Joe Biden po e qetëson një peng të Putimit,ndërsa forcat e NATO-s po sulmohen?Kosova ka qnë prej kohësh aleate e SHBA-ve,vendi ku njerëzit i emërtojnë fëmijët e tyre me emra të liderëve amerikanë dhe i emërtojnë rrugët si “Stëpia e bulevrdit George W Bush dhe Rruga Bob Dole.Dëshira e Amerikës nuk është e qartë e pakushtëzuar.Ambasadori SHBA-ve në Kosovë Jefrey Hovenier në,në vend që ta kritikonte Serbinë,ai e kritikoi Koovën dhe Qeverisë e Kosovës për krizën në Veri të Kosovës,duke thënë se Serbia është një partner më konstruktiv.Aleksandër Vuçiq po e përdor Kosovën si mjet pazaresh me Perëndimin.Paqesimi i SHBA-ve ndaj Serbisë nuk do të funksionojë,pasi marrëdhëniet Serbi-Rusi janë të gjata e gtë mira.Është koha që Perëndimi të tregojë se Kremlini nuk është gjë tjetër veçse një guaskë boshe”.

Sonja Biserko-Presidente e Komitetit të Helsinkit në Serbi,më 16 qershor 2023,deklaroi se,“Krijimi i Asociacionit nëVeri të Kosovës do të krijonte një lider që do të ishtë kryetar i serbëve të Kosovës,ndryshe nga minoritetet në vendet e tjera.Do të ishte shumë e rrezikshme,do të ishte një president,një lider shumë i rrezikshëm për Ballkanin”.

Ndërsa më 27 qershor 2023,deklaroi se,“Është e vërtetë se po i bën më shumë presion Kosovësm të paktën kështu duket sipas sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve dhe se fajin po ia kalojnë Albin Kurtit për situatën aktuale në Kosovë,kanë kërcënuar se do ta vonojnë liberalizimin e vizave etj.Mendoj se kjo është e tepërt.Kjo për shkak se prisnin që dialogu të sillte zgjidhje por gjërat morrën kahje tjetër dhe rrjedhimisht erdhi zhgënjimi.i tyre.Në dëshirën për ta tërhequr Serbinë në anën Perëndimore duke e qetësuar atë, bëhen gabime për të cilat reagon tërë rajoni,sepse besojnë se kjo është e padrejtë,sepse ta qetësosh vazhdimisht Beogradin do të thotë ta mbështesish botën serbe.Beogradi përdor çdo gjë për të akuzuar Prishtinën se dëshiron luftë.

E përditshmja Blic shkrua se serbët nga Kopsova do të formojnë në mënyrë të pavarur Asociacionin e komunve me shumicë serbe.Kjo don të thotë përrsëritje e formimit të “Rajoneve autonome serbe” (SAO) nga fillimi i viteve 1990, që ishin prelud i agresionit të Serbisë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1991 dhe 1992”,tha Sonja Biserko.

Senatorët amerikanë duhet ta kenë të qartë se Serbia gjenocidale hegjemoniuste për tu shkëputur nga Risia e kupton vetëm gjuhën e forcës nëpërmjet sanksioneve dhe nderprerjes së financimeve nga SHBA-të dhe BE-ja.

Është iluzore të besosh se me sjellje të buta e përkëdhelëse Serbia gjenocidale hegjemoniste do të shkëputet nga Rusia,me të cilën e lidh vëllazëria sheklullore,sepse janë të një gjaku, të një karakteri dhe se e kanë të njejtën Kishë Orthodokse Serbe dhe Ruse,e cila është luftënxitëse.

Senatorët amerikanë fillimisht është dashur që nga Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve të kërkojnë që të zhbëhen strukturat paralele serbe në Veri të Kosovës,të zhbëhen grupet e armatosura ilegale serbe,të zhbëhet kontrabanda e organizuar kriminale dhe me ashpërsinë më të madhe të kerkohet që Serbia gjenocidale të mos i ndihmojë këto grupe kriminale që janë destabilizuesit kryesorë të sigurisë në Veri të Kosovës.

Senatorët amerikanë duhet ta kuptojnë s eVeriu i Kosovës tashmë 24 vite është në shënjëstër të Serbisë gjenocidale hegjemoniste.

Serbia gjenocidale hegjemoniste po e vazhdon edhe sot doktrinën e kriminelit sllobodan Millosheviq për Serbinë e Madhe,i cili thoshte që kufijtë e Serisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm,me çka në fund të shëekulllit të 20-të në Ballkan shkatoi katër luftëra gjenociidale,në Kroaci,Bosnje e Hercegocinë në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.Serbia gjenocidale sot e kësaj ditë nuk e pranon se në Kosovë ka kryer gjenocid,edhe përkun dër dëshmive se në agresionin gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99 vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm.Dhunoi në mënyrën më makabërë 20 mijë femra të pafajshëmë autoktone shqiptare. Rrëmbëu ne forcë nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 vajza e djem të pafajshëm autoktonë shqiptarë,fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqip[tarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Serbia agresore gjenocidale,mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi,për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Letra e senatorëve e amarikanë dërguar Joe Bidenit

Senatorët Jeanee Shaheen,Christopeher S.Murphy,Chriis Van Hollen,Benjamin L.Cardin,Pete Ricketts,Peter Vellch dhe Richard J. Durbin,më 26 qershor i dërguan një letër të përbashkët Joe Bidenit-Presidentit të SHBA-ve,në të cilën thuhet,“Shprehim shqetësimin për dhunën e serbëve ndaj forcave të KFOR-it.I vleresojmë përpjekjet e SHBA-ve për de-shpërkallëzim të tensioneve,këto përpjekje nuk kanë qenë reciproke veçanërisht nga Kosova.Dhe për këtë qasje ne kemi gatishmëri për të ndryshuar mbështetjen e Kongresit.

Jemi krenarë që SHBA kanë luajtur një rol në pavarësinë e Kosovës,jemi të lumtur që në vitin 2008 SHBA kanë marrë hapa konkretë,për të ndertuar një marrëdhënie me Serbinë,ka një përkushtim për të ruajtur udhëheqjen e fortë të SHBA-ve në rajon dhe për të siguruar që kapitali ynë diplomatik të mund të përdoret n ë mënyrë efektive për zgjidhjen e çshtjeve të përgjithshmë mes dy vendeve.

Jemi të zhgënjyer nga veprimet e fundit të qeverive të Serbisë dhe të Kosovës që rrezikojnë mundësitë për normalizim,duke marrë vendime provokuee që kërcënojnë perspektivën e përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale.

Kjo përfshin arrestimet e fundit të tre policëve të Kosovës më 14 qershor,vendimin e serbëve për të refuzuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore komunale,dhe veprimet e qeverisë së Kosovës për të hy me forcë në ndërtesat komunale,që çuan në eskalim të tensioneve e dhunës që tani këcënon paqen e brishtë në rajon”.

Ju inkurajojmë të aplikoni presion diplomatik për ta përfunduar këtë krizë aktuale dhe për të rifilluar procesin në Marrëvesahjen e Ohrit.

Ne e mbështesim propozimin e BE-së,që kërkon tërhejen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në Veri,pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale,shoqëruar nga përfundimi i protesatve,shpalljen e zgjedhjeve të reja me angzhimin e pjesëmnarrjes së serbëve të Kosovës,dhe kthimin në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit,duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbë në Veri të Kosovës.

Ju inkurajojmë të pezulloni shitjet e planifikuara të armëve dhe çdo zgjerim tjetër të marrëdhënieve bilaterale të sigurisë në të dyja vendet Jemi të gatshëm për të rishikuar financimet dhe autorizimet vjetore bilaterale të marrëdhënieve tona me dy vendet,nëse elementet themelore të marrëdhënieve nuk janë reciproke,Ju inkurajojmë të konsideroni hapa të mëtejshëm për të kufizuar këto marrëdhënie ashtu siç kemi porositur më sipër”,thuhet në fund të letrës së tetë senatorëve.

Të nderuar senatorë,e vërteta nuk mund të mbulhet me manipilime,sepse faktet tregojnë se destabilizuese në Veri të Kosovë është vetëm Serbia gjenocidale e hegjemoniste,dhe filimisht duhet të tërhiqen protestuesit,strukturat paralele,grupet e armatosura ilegale serbe,e pastaj duhet të vijojë zvogëlimi i pranisë së policisë së Kosovës.

Beogradi dhe Lista Serbe nuk mund të kërkojnë që të lirohen kriminelët e arrestuar serbë dhe të mos ndiqen penalisht kriminelët e tjerë serbë.

Albin Kurti Marrëveshjen e Ohrit ishte i gatshwm ta nënshkruajë menjëherë,ndërsa krimineli Aleksandër Vuçq refuzoi ta nënshkruajë.Vuçiq deklaron se “Nuk ka nënshkruar asgjë dhe se nuk ka asfarë obligimi ta zbatojë këtë marrëveshje”,e ju të gjithë po heshtni,sepse doni ta mbroni Serbinë gjenocidale hegjemoniste dhe kriminelin Aleksanndër Vuçiq,i cili moti është dashur të jetë prapa grilave në burgun për krimet e Luftës në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat