Urat të mos rrënohen – populli im, zgjohu

Opinione

Urat të mos rrënohen – populli im, zgjohu

Nga: Shefki Stublla Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:51
Autori Shefki Stublla

E vetmja porosi, në kohën tonë aktuale ,shqiptare, në Kosovë, për zbatim urgjent, është kërkesa: Urat të mos rrënohen! Të veprohet me gjakftohtësi, të shfletohet historia jonë e re, të shihet ku ishim, ku jemi dhe kah pa shkojmë. Është koha e fundit ta kuptojmë se përmes urave që ngritëm bashkë me ShBA dhe aletatët, fituam lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak gjatë shekullit XX dhe, sidomos, në dekadën e fundit të këtij shekulli, kur edhe luftëtarët trima të UÇK-së, bashkë me aletatët e përzunë nga Kosova armikun serbomadh.

Rruga e drejtë e shpëtimit të Kosovës nga armiku ynë shekullor, është gjakftohtësia, mençuria dhe bashkëpunimi me miqtë tonë, sidomos me ShBA dhe aleatët, ndërtuesit e urave të çlirimit tonë kombëtar për zhvillimin paqësor të Kosovës. Aktualisht, prijsit tonë,pozitë dhe opozitë,me emra personal të ndryshëm, por me Kosovën e përbashkët, jeni të obliguar ta duani Kosovën, sepse Kosova është e jona, rrënjët e saj janë shqiptare. Të lihen anash ndërskamcat dhe interesat partiake, të ndërtohet ardhmëria për Kosovën demokratike, multietnike, kur dihet fare mirë se nuk ka shpëtim pa bashkëpunim. Është koha të zbatoni betimin, se do ta duani, do ta ruani dhe zhvilloni Kosovën, pasi nuk kemi tjetër atdhe rezerv.

Çdo bashkëpunim i mirëfilltë mes jush, është shërim për Kosovën. Dëshmoni këtë me vepra të mira e jo me pallavra. Butësia e syçeltësia gjatë bashkëpunimit është e nevojshme si buka e kripa. Mos e nënçmoni njëri-tjetrin! Mos bëni gara e rrahni gjoks se unë jam i pari. Kontributi i secilit dihet. Ai kontribut është arkivuar në mendjen e popullit. Për mosmarrëveshjet eventuale, ka vend për sqarim e përmirësim. Të bashkohemi të gjithë së bashku për Kosovën.Të mos e braktisim njëri - tjetrin. Liria është fjalë e Zotit!. Çdo bashkëpunim për Kosovën është porosi e Zotit. Anda populli ju thërret :Zgjohuni! ( (A w a k e!). Bashkëveproni...

Kur liria trokiti në derë dhe hymë në Kosovën e lirë, përme urës së çlirimit, në qershor të vitit 1999, ishte gëzim i madh për ne dhe për miqtë tanë që na ndihmuan të çlirohemi. Andaj, o prijs tanë, pas dy dekadave keni bërë një përvojë, keni ndjekur kurse të ndryshme trajnimi, e keni rastin të bëheni misionarë për atdhedashuri. Jo misionarë të përçarjes! Mos ia falni vetes as tjetrit, asnjë gabim, por reagoni me vend e me vend, kur dikush u zë ngushtë. Mos lejoni të kultivohet sëmundja e bajraktarllëkut. Mos lejoni dhe kërkoni vetëm nga tjetri patentën e udhëheqjes politike dhe me gabimet e njëri-tjetrit të ngriteni! Shamataxhinjtë në pozitë dhe në opozitë, si propagandues, mos lejoni të përhapin elemente të ligësisë njerëzore, sepse në këtë mënyrë shkruajnë nekrologjinë e vet para largimit nga jeta piolitike, duke keqpërdorur lirinë e mendimit, mosaftësinë e vetëkritikës dhe pavarësinë e personalitetit.

URAT SI MATAFORË DHE SIMBOLE TË KOHËS

Nga të gjitha gjërat që njeriu ndërtoi gjatë jetës së tij, urat kanë vlerë të madhe, u takojnë të gjithëve, janë të njëjta për të gjithë, të dobishme gjithmonë, sepse atje është vendi ku kryqëzohen nevojat njerëzore. Urat janë metaforë e fuqishme e lidhjes dhe përparimit. Të ndërtosh ura, domethënë, të bashkosh njerëzit, të tejkalosh dallimet dhe të sigurosh ecjen përpara me vlerat e përbashkëta.

Urat janë simbol i zhvillimit ekonomik, kulturor, i komunikimit mes njerëzve, të hapësh rrugë të reja, udhëtimi, tregtimi, dhe zhvillimi. Është koha që të lirohemi nga filozofia e të voglit. Të lirohemi nga inferioriteti. Njerëzit e kombit tonë ndërtuan dhe shpëtuan shtetet:Turqinë e shpëtoi dhe ndërtoi K.Ataturku, Egjiptin, M.Ali Pasha. Encklopedinë ,në dhjetra blej ,e shkroi S.Frashëri, etj. Më në fund, është koha të punojmë edhe për vete.

Çfarë do të ndodhte,po të mos ekzistonin ura e gjuhës dhe adeteteve tona? Do të harronim njëri-tjetrin. Urat këta dëshmitarë memec, të heshtur, ruajnë kujtimet nga historia jonë. Ruajnë ngrohtësinë e të mirave tona, bujarinë dhe mikpritjen tonë. Do të harronim mbjelljen e fjalëve shqip si kokrrat e grurit të jetës..Duke ecur e kaluar përmes urave ja ku jemi, arritëm në shekullin 21, kur vazhdojnë të përforcohen vitet si gurë graniti. Si lidhje e ekzistencës sonë. Kur kujtohen mendime e përvojat brenda nesh dhe me të tjerët, kur shohim më qartë, kur atrdheu bëhet më i bukur, ku vazhdon jeta, kur krijojmë lidhje të reja, të farmacisë së dashurisë mes njerëzve. Janë këto trajta të objekteve urbane, ku kaluan e kalojnë të rinjtë dhe të moshuarit, gjeneratë pas gjenerate. Urat, këto monumente që lidhin brigjet e lumit të jetës për të ecur përpara.

Një histori, që nuk guzon të harrohet: Urën e arkitekturës së ekzistencës sonë kombëtare e mbrojti presidenti i ShBA, Woodrow Wilson: “ As unë as populli amerikan, kurrë nuk do të biem dakord që shqiptarët të sakrifikohen nga fqinjët”.Urën e lirisë sonë në Kosovë e hapi, presidenti Bill Clinton,bashkë me arkitektët e empatisë, Bushi i Madh dhe Bushi i Vogël, me sekretaren humane, Madlen Olbrajt. Ata i ke sot ne mendjet tona,në qytetetet tona dhe në historinë tonë të re. Ata janë edhe autorë të urave mes Kosovës dhe të botës. Këto ura ua hapen rrugën shkencëtarëve, këngëtarëve e këngëtareve dhe sportistëve të Kosovës, të cilët me virtytet e talentit ia zbardhin fytyrën vetes dhe Kosovës.

Lexuese dhe lexues të mi, është koha e fundit, që urgjentisht të ndërtohen dhe rindërtohen urat mes partive politike tek ne dhe të komuniteteve, për ta forcuar Kosovën e pavararur, të sigurt, prosperuese dhe demokratike. Po ashtu është koha të kuptohet dhe të dihet se, ndërtimi i urave të jetës s’ ka karakter sezonal, por ka karakter të përhershëm. Andaj, për ura të reja Kosova ka shumë nevojë, natyrisht duke u kujdesur për mirëmbajtjen e përhershme të të vjetrave.

Urat e mirëfillta të Kosovës duhet të jenë ato me aspirata perëndimore, të ndërtuara me zell e zotësi të shquar, largpamëse me vlera të shumëanshme të shkencës inxhinierike.

Shembull i ndërtuesve të urave: Nëna Terezë, Ibrahim Rugova, Nelson Mandela, Mahatma Gandi...

Rrënuesit e urave janë armiq të popullit.Metoda që përdorin ata është “sill e bjeri vetes”.Motivi i tyre është egoizmi, lakmia për pasuri të dyshimtë, është servilizmi i njerëzve pa karakter, që përulen orë e çast, që u bëjnë lajka më të fuqishmëve, për të pasur përfitime vetjake.Të tillët duhet eliminuar.Këta janë robër të epsheve të veta,robëruese dhe të rrezikshme.

Në botën e sotme dinamike,të stileve të ndryshme të shprehje,s’ka nevojë për bajraktarizëm “unë jam reformatori, me mua fillon kjo apo ajo punë”, sepse është koha e punës ekipore. Është koha të ndërtohen ura, të lidhen brigjet e lumejve dhe ndjenjave, të lidhen kuptimet e veprimit të drejtë. Jeta është si lumi, ura me qemeret e së cilës, të lehtësohet kalimi i njeriut të moshuar me bastun (shkop). Le të dihet se shkalla më e lartë e pjekurisë së njeriut është dashuria pa shibla, ndihma për njëri-tjetrin, sepse në njeriun gjendet fara e përjetshme e jetës që vazhdon. Thuhet:”Unë jam rruga, e vërteta është jeta”. Vullneti i njeriut është fitues në shumë raste të pamundshme të jetës. Shembull: Demosteni e mundi bellbëzimin, Betoveni e komponoi “Odën e gëzimit”,edhe pse i shurdhër! Vetëm vullneti e bën të madh ose të vogë njeriun. Synimi ekziston aty ku gjendet jeta. Në atë rrugë të çon shpresa. Dhe,krejt çfarë do të kem nesër është jeta, e cila duhet ndërtuar në themele të shëndosha..(27.06.2023)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat