Gënjeshtrat e Beogradit, vazhdimësi e politikës hegjemoniste dhe antishqiptare të Ilija Garashaninit dhe Vasa Çubrilloviçit

Opinione

Gënjeshtrat e Beogradit, vazhdimësi e politikës hegjemoniste dhe antishqiptare të Ilija Garashaninit dhe Vasa Çubrilloviçit

Nga: Rexhep Elezaj Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:31
Rexhep Elezaj

Mjerisht, dhe për fat të keq të shqiptarëve, qëkur serbët si nomadë zbritën nga Karpatet dhe u vendosën në Ballkan në fillim të shekullit -VII-të, duke u shtrirë gradualisht drejtë jugut të Ballkanit, shtrirje e cila ka zgjatur deri në Mesjetë (shek.12.), ata asnjëherë të vetme për 13 shekuj me radhë nuk e kanë ndërprerë zullumin dhe luftërat e përgjakshme, sidomos ndaj shqiptarëve, duke u vendosur me dhunë në tokat dhe pronat e tyre të cilat shtriheshin përtej Shumadisë, Krushevcit, Kurshumlisë, Prokupjës, Toplicës, Nishit e deri në Shkup, Tetovë, Kumanovë e Ohër..!?

Dhe, dëshmi për këtë që themi janë me qindra fakte historike, se serbët si njerëz, popull dhe kolektivitet gjenetikisht janë të sëmurë, vuajnë si dhe ushqehen me gjak të huaj, pra janë të gatuar me gjene të djallëzuara, andaj në histori janë të njohur si piromanë, grabitqarë, por edhe si armiqtë më barbarë të kombit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit. Mbase, këtë babëzi e tregon qartë pamfleti i ashtuquajtur, “Naçertanija” e Ilija Garashaninit, i botuar në vitin 1844, e që në fakt ishte Program nacional-fashist serb për mënyrën e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga hapësirat dhe trojet e tyre shekullore. Pa e harruar këtu për asnjë çast gjenocidin fizik dhe kulturor serb ndaj shqiptarëve gjatë kohës së Bizantit, duke i detyruar që me dhunë të asimilohen dhe sllavizohen në serbë përmes diktatit të kishës ortodokse serbe.

Për këtë që u cekë më lartë ka mjaft fakte historike, mirëpo, ajo që domosdo duhet theksuar, është fakti i pamoheshëm, se politika hegjemoniste, raciste, fashiste, e gjenocidit, shfarosëse dhe antishqiptare e shtetit serb, i themeluar në vitin 1887 e deri më sot, kjo politikë e tyre djallëzore dhe kriminale, asnjëherë dhe për asnjë çast nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, ajo është bërë gjithnjë më e egër ndaj shqiptarëve, deri me përmasa të gjenocidit etnik, të shpërfaqura herë përmes platformave politike, herë përmes programeve nacional-shoviniste, siç ishte ai i hartuar në “Klubin kulturor” serb, “Memorandumi” i Vasa Çubrilloviçit për vrasjen masive dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga tokat dhe vatrat e tyre autoktone, i botuar në vitin 1937.

Image
Gjenocidi serb në Toplicë me 1887

Pra, politika serbomadhe dhe pushtuese ndaj popujve të Ballkanit nuk ka pushuar asnjëherë gjatë 13 shekujve, dhe rasti më tragjik është ai i shpërbërjes së ish Jugosllavisë, pikërisht nga vetë serbët e hipnotizuar me nacionalizëm radikal, të cilët në fillim të viteve të 90-ta e sulmuan Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjën, duke vrarë dhe bërë gjenocid, sidomos ndaj boshnjakëve, derisa Kosovën e mbanin nën okupim të rënd policor deri në vitin 1998, kur do e vazhdojnë luftën edhe kundër shqiptarëve, ku vranë me mijëra dhe dëbuan mbi një milion shqiptarë nga Kosova..!?

Por, edhe pranë faktit se regjimi kriminal i Serbisë i udhëhequr nga xhelati i Ballkanit, S. Millosheviq, i humbi të gjitha luftërat që i kishin nisur me qëllim të krijimit të Serbisë së madhe, duke shkaktuar me miliona viktima të pafajshme në Ballkan, etj., mjerisht çdo regjim serb që ka ardhur në pushtet pas luftërave të fundit në Ballkan, përfshirë patjetër regjimin aktual serb i udhëhequr nga fashisti A. Vuçiq, e kanë vazhduar luftën me të gjitha mjetet dhe mënyrat e lejuara dhe të palejuara politike dhe diplomatike, krejtësisht në funksion të shtrirjes së ndikimit sa më të madh serb në Ballkan, siç ishte lansimi i projektit të fundit hegjemon, “Bota serbe”!

Po ashtu, shembulli më eklatant i vazhdimit të politikës hegjemoniste serbe në Ballkan, është rasti i veriut të Kosovës, përkatësisht kërkesat e vazhdueshme fashiste të Beogradit zyrtar për formimin e “Zajednicës” për komunat me shumicë serbe, kërkesë e cila në brendinë e saj ka vetëm një synim; shkëputjen e veriut të pasur të Kosovës dhe bashkëngjitjen e tij Serbisë së madhe, dhe kjo mbase si uvertyrë për bashkëngjitjen e radhës të Republika Serpska “nënës Serbi”, dhe kështu me radhë..!?

Prandaj, tensionet dhe destabilizimi i veriut me veprimet kriminale të regjimit aktual serb ndaj Kosovës, qëkur ka mbaruar lufta (1999) e deri më sot, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e skenarit antishqiptar i hartuar në SANU, Francuska 7 në Beograd, dhe se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës nuk kanë qenë asgjë tjetër, vetëm se një farsë dhe lojë e pistë politike dhe diplomatike e Beogradit zyrtar me bashkësinë ndërkombëtare. Pra, që të gjitha këto manipulime kanë qenë në funksion të blerjes së kohës deri në ndryshimin eventual të rrethanave strategjike dhe ndërkombëtare në Evropë dhe botë, për ta jetësuar në vepër projektin e Serbisë së madhe, nga i cili synim serbët kurrë nuk do heqin dorë, pa marrë parasysh pauzat e përkohshme të cilat ata i shfrytëzojnë për mobilizim dhe forcim ushtarak, duke u përgatitur sa më mirë për zbatimin e gjitha memorandumeve dhe programeve fashiste dhe antishqiptare, që një ditë ta kenë Serbinë e madhe.

Kjo, sepse serbët tjetër ëndërr përveç kësaj fantazme djallëzore, kriminale dhe fashiste nuk kanë, gjë të cilën shqiptarët duhet ta dinë mirë dhe mos ta harrojnë asnjëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat