Sanksionet e BE- së ndaj Kosovës, shprehje force apo pafuqie?

Opinione

Sanksionet e BE- së ndaj Kosovës, shprehje force apo pafuqie?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 30 qershor 2023 Në ora: 08:20
Autori Xhevat Mustafa

Ajo që përflitej në salla e koridore, nëpër lokale e ambjente të tjera të BE- së, nëpër media e rrjete sociale si dhe në takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më në fund u bë fakt i kryer! Qysh kur u hodh për herë të parë si ide, pati zëra kundërshtues edhe në Bruksel, nga eurodeputetë; edhe në Prishtinë e Tiranë; edhe nga analistë politikë amerikanë dhe europerendimorë, si austriakë, gjermanë, etj!

Por, Borreli dhe Lajçak dhe ata që u mbanin iso krejt hapur ose pas krahëve të tyre, ia arritën ditës të bindnin Komisionin Europian për këtë hap apo veprim! Natyrisht, kjo paketë sanksionesh dëmton drejtpërdrejtë e jo pak Kosovën si shtet e si popull! Por, edhe imazhin dhe mbështetjen në vend të qeverisë së Albin Kurti dhe të atij vetë si kryeministër. Prandaj është pritur me gëzim e kënaqësi në Beograd, Moskë, Minsk, Pekin...!

Por, edhe nga individë dhe grupe deputetësh, politikanësh dhe analistësh politikë në Prishtinë e Tiranë,  të njohur për opozitarizëm të hapur dhe agresiv si dhe kundërshtime e sulme të vazhdueshme ndaj qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani! Këta i bashkon qëllimi për t'u rrëmbyer atyre sa më shpejt, edhe me veprime e qëndrime destruktive, të palogjikshme, të paskrupullta...,deri në unison me Vuçiçin dhe ata që i rrinë pas, mbështetës, vota, pushtetin politik...!

Po a kanë të drejtë dhe arsye të gëzohen në Bruksel, në Prishtinë, në Tiranë? Ndër më të gëzuarit mund të jetë Edi Rama, me alergji apo urrejtje të nënkuptueshme e të shprehur jo rrallë fare hapur ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sidomos pas dështimit të "Ballkanit të hapur" dhe këto ditë, kur po fluturon nga lumturia e autorllëkut për një konferencë për Kosovën në nivel BE- je apo edhe më gjërë!!!?

Vështruar dhe analizuar nga 4 anët, këto sanksione ndaj Kosovës, shprehin më shumë tendencë njëanshmërie dhe pafuqie politike nga Komisioni Europian se sa force, kuptohet nga ata që i kanë votuar! Pra, jo nga ata eurodeputetë objektivë, që kanë pasur kurajën t'i kundërshtojnë gjatë debatit dhe votimit e në media!  Këto saksione janë pjesë e presioneve të shumta e mbi dy vjeçare ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij që të detyrohet të thyhet, të pranojë e përmbushë çka dëshirojnë dhe kërkojnë prej një kohe të gjatë, me gojën e tyre apo me gojë filoserbësh edhe në Bruksel, Uashington, Moskë, Pekin..., Prishtinë e Tiranë, Vuçiçi me serbë, Putini në Moskë, Lukashenko dhe Prigozhin në Minsk.

Pra, të pranojë asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca të shumta vetadministruese! Domethënë, një "Serbska Republik" në Kosovë si dhe të falë Trepçën dhe Ujmanin! Edhe më shqip: BE, me ndikimin e Borrelit e të Lajçakut, me këtë paketë sanksionesh ndaj Kosovës, po ndëshkon viktimën më shumë se fajtorin dhe agresorin mbi 145 vjeçar, Serbinë! Arsyet apo motivet që justifikojnë këtë ndëshkim të Kosovës, me sloganet "mungesë dëshire dhe vullneti për marrëveshje dypalëshe dhe për "kompromis",  "veprime të pa parakordinuara" me përfaqësuesit e BE-së e të DASH, që sipas tyre nxisin "provokim krizash", "destabilizim" e largojnë apo pengojnë "shtensionimin"...,  janë sajesa të trasha e të pasinqerta! Apo, thjeshtë si gjethe fiqsh, për të mbuluar lakuriqësinë filoserbizmit të moçëm, qindravjeçar, të një "kurve plakë"!

Nën presionin apo si përgjigje respekti ndaj kësaj pakete me sanksione nga BE- ja, të miratuar e mbështetur edhe nga DASH, dje kryeministri Albin Kurti shpalli një plan me 8 pika për shtensionimin apo normalizimin e situatës, domethënë edhe për shtrirjen e autoritetit shtetëror e të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës në çdo metër të territorit të saj. Po dje, kur mund të mos nxitohej pa u konsultuar paraprakisht, qoftë edhe formalisht e për kortezi dhe diplomaci, me ambasadorin amerikan dhe me përfaqësuesit e BE- së, Borreli e Lajçak, nëpërmjet ministrit të punëve të brendshme, Sveçla, qeveria Kurti shpalli si terroriste dy organizata të serbëve në Kosovë, me veprimtari terroriste, antiligjore, destabilizuese... të njohur e të dëshmuar prej vitesh! Kështu që na mbetet të urojmë, shpresojmë e besojmë për efektivitetin sa më të madh në dobi të normalizimit apo shtensionimit të situatës në 4 komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës!

Merret me mend, urimi, dëshira, shpresa jonë si shqiptarë si dhe e miqve tanë të vërtetë ndërkombëtarë, do të mbeten vetëm të tilla, për sa kohë nuk do të reshtin së sajuari, investuari dhe menaxhuar kriza Aleksandër Vuçiç dhe Ana Brnabiç në Beograd, Vladimir Putin në Moskë, Xhorxh dhe Alex Soros në SHBA e njerëz të tyre në Kosovë dhe Shqipëri! Kjo do të ndodhë deri sa Vuçiçit dhe içave të tjerë në Serbi dhe Kosovë t'u dhurohen nga Brukseli dhe Uashingtoni asociacioni(Serbska Republik), Trepça, Ujmani..., siç i kanë kërkuar e siç i duan ata! Në këto kushte, neve shqiptarëve na ka mbetur të shpresojmë vetëm që ta ndalë e shmangë këtë masakrim të ri të interesave kombëtare shqiptare, vetëm ZOTI në qiell!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat