Nga 26 Maji e deri me 28 Qershor, Kurti po i kontribuon implementimit të “zajednicës autonome serbe”!

Opinione

Nga 26 Maji e deri me 28 Qershor, Kurti po i kontribuon implementimit të “zajednicës autonome serbe”!

Nga: Hisen Berisha Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:50
Autori Hisen Berisha

Zjarri i planifikuar që ta përfshinte Beogradin dhe pushtetin e Vuçiqit, me 26 Maj, indikativisht nga grupet ekstreme serbe, dhe me veprimet policore politike të Qeverisë Kurti, ai zjarr lufte u bart në Veriun e Kosovës, me politika të gabuara.

Nga aty, në ditën e gënjeshtrës së madhe serbe “vidovdanin”, ky zjarr u bartë nga Veriu, në brendi të Kosovës përkatësisht në para lagje të Prishtinës, të banuar me popullsi të koncentruar serbe si Gracanica. 

I tërë spektri politik i Kosovës i ka dhënë mbështetjen e duhur, qeverisë Kurti-2, për të zbatuar ligjshmërinë edhe kushtetutshmërinë në tërë territorin e vendit dhe në çdo rrethanë politike apo lëvizje ekstremiste.

Prandaj kemi dalë me thirrje për të gjithë qytetaret që ditën e 28 Qershorit, të qëndrojnë të qetë dhe të mos bijën në grackë të Vuçiq, sepse Graqanica është 3-4 kilometra larg Prishtinës dhe kjo çfarë po ndodh është rezultat i politikave të gabuara të Kurtit që e solli zjarrin nga Veriu ne Graçanic.

Përpjekja për ta futur në lojë tani Graçanicen është përpjekje për ta blloku Kosovën në infrastrukturën e saj. 

Ketë e kisha paralajmëruar prej kohesh me qëndrimin refuzues ndaj krijimit të “zajednices” me statut autonomie si ai i 2 Majit, i cili për vlerësimin tim d.m.th. rrënim juridik dhe kushtetues për Kosovën.

Strategjikish dhe teknikisht Gaçanica si pozicion administrativ territorial i bllokon rrugët kryesore apo autostradat Gjilan – Prishtinë. Apo më saktë prej Prishtine të gjitha rrugët kryesore kanë dalje në Graçanicë dhe Ne do paguajmë taksë për kalim në këto pikë kalime, përfitime këto që nuk hyjnë në buxhetin e shtetit, ndaj kjo është një ndër fatkeqësitë. 

Në veri të Kosovës, po ashtu, pritet të vendosen rafineritë e naftës dhe gazit, me origjinë nga Rusia, ku një litër naftë, do të sillet si në Rusi, 0.30 – 0.50 e litra. 

Mund të imagjinoni tash nëse një litër nafte është me ketë çmim, nga veriu i Kosovës do pushtohet i gjithë tregu evropian me derivate. 

Kjo do të ndodh sepse qeveria Kurti po gabon me themelimin e asosacionit/zajednicës në trajtën e autonomisë, siç ofrohet me statutin e 2 Majit dhe marrëveshjet kumulativisht në Ohër.

Nga kjo edhe Kosova falimenton, sepse të gjitha tregjet e Kosovës do furnizohen aty, pra në Veri apo Zajednicë, me status të Republikës Autonome Serbe.

Kjo është politika gjeostrategjike dhe taktika ruse me okupua ketë pjesë, përmes derivateve që do të shkaktojnë varësi të rajonit nga Rusia. 

Kjo është një praktikë tani me e njohur me vendet e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat