Borrell dhe Lajçak janë zjarrvënës ndaj Dardanisë

Opinione

Borrell dhe Lajçak janë zjarrvënës ndaj Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:14
Hafiz Shala

“ Vet n’hapsane, e jep sadak për dritarje”

Ky, laramani i Tiranës, pa e thirrë e pa i kërkuar askush, vrapon sikur “ mazi para pele” siq do të thonin të vjetrit tanë.

Ky njeri, nuk është në gjendje normale psiko-fizike sepse, aq ka marrë obligime nga krimineli dhë armiku i ynënë vazhdimsi më shekuj, Serbia e Vuqiqit i cili, duke u trimërue nga disa shtete të Evropës më përfaqësuesit e tyre, për fatëkeqësinë tonë kombëtare, zotëritë, Borrel e Lajçak të cilët, me gjithë vërejtjet dhë akuzat ndaj këtyre dy ndërmjetësusëve të BE-së, ata, duke i trimëruar grupët terroristo-kriminale të njohur edhe nga Evropa dhë Amerika, këta të dy po i inkurajojnë që, jo vetem të denohën por edhe të amnestohën, duke i injorouar të gjitha ato sulme brutale dhë të rrezikshme kunder të gjithë atyre forcave policoro-ushtarake e civile dhë përfaqësuesit e mjeteve të informimit, gazetar, kamerman, vozitës dhë stafi i tyre përcjellës.

Si përfaqësues, “ rastesishtë” nga dy vendet mosnjohëse, me inercion politik, të mbuluar më velon nacional-shoveniste, nuk po mundin ta kapërdisin se Republika e Dardanisë mund dhë duhet të veproj si shtet sovran, duke i respektuar rregullat dhë Kushtetutën, pa marrë dorë të Borreli dhë Lajçaku, prandaj, “shkelja e frenave” nga ana e Kryeministrit Kurti, i zgjedhur nga populi, ndaj një qerrje të cilës iu qkëputë timoni edhe ashtu i kalbur dhë i vjetëruar, për këta të dy, “janë sjellje abnormale”.

Asnjë moment nuk iu shkoj mendja rreth krimeve monstruoze dhë gjenocidit të shkaktuar nga udhëheqësit serb,Millosheviq dhë Vuqiq, duke i njoruar këtë fakt por, ja që për këta dy, për udhëheqjën kriminale nga Beogradi, nuk i kan ndodhur njerzimit por alijenëvë të ardhur nga Marsi të pa paralajmëruar.

“Zotëri”, ju, nuk jeni përfaqësues të një populli civilizues e human, ju, nuk jeni përfaqësues të pa anshëm, qoftë nga interesi politiko-korruptiv, si strategji dhë veprim i njohur historikishtë të mentalitetit serb qysh nga Beteja e Kosovës të vitit 1389 të cilët, për t’i mashtruar dhë joshur ushtarët tyrk të asaj kohe, kanë sjellë aq femra vetem për ta firuar betejën.

Por, e humbën dhë kurrë nuk u ndalën duke e festuar si fitore, qoftë edhe ne ditët e sotit.

Tani, nese ju i përkisni një mentaliteti të këtillë, e, siq po vërehet se po, athere ku mund të iu rreshtojë shoqëria dhë njerzimi i shekullit të 21-të. Me sogiri, Jo në ketë shekull.

Populli shqiptar i Dardanisë por edhe i tërë kombi, do t’u mbaj mend si përkrahës të krimit, gjenocidit dhë urrejtjës patologjike ndaj kombit shqiptar. Iu lutem, ma deshmoni të kundert me vepra e jo më pollavra bajate diplomatike thua se, shqiptarët janë jo intelegjent dhë të ngritur, por, edhe ju e dini se, vetem përmes forcës dhë dhunës, do t’ua “ impononi” qendrimet dhë vëndimet puro raciste më një urrejtje të pa paraparë as në vitët 1900-1939 në kohën e segregacionit ndaj njerzëve më ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri të miratimi i Akti i të Drejtave Civile të vitit 1964 qe mori Aktin imidiatik rreth të drejtave civile. Ku jeni ju “zotëri”. Ende u ka mbetur ora në atë vitë?! Largohuni, nese mendoni qe të ketë zgjidhje normale afatëgjate, përndryshe, ju, mund ta akuzoni Kryeminstrin i cili, asgjë më tepër nuk po bënë, vetem po e zbaton Kushtetutën e vendit por, “ fatëkeqësia” e juaj, e opozitës dhë laramanit të Tiranës është se, nuk jeni mësua deri tani më një qendrim stoik e të pa thyedhëm që në vete nuk pérmban asgjë të keqe por, serbët, ne veri e në jug, në Serbi e kudo tjetër, janë mësuar të diktojnë, imponojnë dhë të terrorizojnë popullatën shqiptare, e gjithë kjo nën velon e “ botës serbe. Aty, ku vetem një serb jeton, aty, duhet të quhet Serbi.

Jeni thjeshtë në anën e gabuar të historisë e, ky qendrim i juaj, është thjeshtë, akt racistë dhë luftënxitës me pasoja të rrezikshme ndaj njetximit.

Ky popull, është i mbështetur për muri, të cilit, nuk i mbetët asgjë tjetër vetem të mbrohet më të gjitha forcat dhë metodat qe i ka në disponim, duke u bashkuar nga të gjitha anët e botës, prandaj gjithnjë ia keni pasur frikën. Përgjegjësia, është e juaja.

Më këto qendrime dhë vendime të njëanshme, duke ndërmarrë masa drastike për ta mposhtur dhë dhunuar një popull me metodat ekonomike qe sipas Gandit, terrori më i madhë ndaj njerzimit është skamja, pra, sankcione ekonomike, e vertetonë cilësimin tim se, jeni racista dhë armik i këtijë populli më paqësor e liridashës, duke tentuar qe ta paraqitni si agresor, duke harruar qellimishtë për një moment se, Serbia është agresori. Qellimi përfundimtar, pjesën veriore t’ia dhuroni Serbisë fashiste e cila kurrë nuk ka me ndodhë.

Tani, do të mbetete në shtetët Evropiane, veq e veq se si do të sillën ndaj këtyre masave.

Më këto akte, i keni sjellë SHBA-t në një situatë ku, sikur prindi kur duhet ta qortoj fëmiun, anipse pa deshirë por, qe te jenë bashk me Evropën e cila, pa SHBA-t në të gjitha aspektet, nuk mund të përballoj asnjë situatë ushtarake, ekonomie, politike e diplomatike.

“ Vet në hapsane, e jep sadak për dritarje”

Larani i Tiranës, ky i mjerë, punët e veta llugë e i del kohë “me i zgjedhë problemet e Evropës e të botës”, duke tentuar qe, përmes përsonalizimit të vetës duke i futur hundët aty ku nuk i takon e as qe e ka vendin, duke u rreshtuar në anën e agresorit dhë armikut të kombit qe ai pretendon se i takonë, krah Serbisë dhë kriminelit në pushtet, Aleksandër Vuqiqit.

Iniciativa e tijë faqezezë e me prapavijë të rrezikshme, rreth mbajtjës së një Konference Ndërkombëtare për t’i zgjidhë problemet serbo-shqiptare, është thjeshtë një mohim dhë denigrim i shtetit të Dardanisë sipas kërkesave serbo-ruse, qe i bije se, duhet të ripërseritet pavarësia, shtetësia, dhë sovraniteti që është edhe qellimi i Serbisë, nga një shtet për të cilin u derdh gjak, për t’ia çkeputë pjesën më vitale, veriun, ide dhë angazhim i nisur kahere më “ vëllaun” e tijë Vuqiqin.

Përmes kësajë iniciative don ta tërhjekë vemendjën dhë njëherit ta ketë përkrahjën e “faktorit ndërkombëtar”, Borrel-Lajçak, me qellim qe ta tërhjek vemendjen për aferat korruptive me rastin MC Gonigal dhë ato të brendshme të cilat, besoj së së shpejti do të dalin në siperfaqe dhë ajo popullat më në fund të lirohet nga, narko-krimo-mafia.

Udhëheqja aktuale e Dardanisë, apriori duhet ta refuzoj një iniciativë të tillë vetëvrasëse politiko-shtetëtore prandaj, duhet qysh tani t’ia bëjë me dije se, një konferencë të tillë, adhok nuk do ta pranojë e as që do të marrë pjesë.

Ky, është iniciator dhë organizator, bashk me bashkpunëtoret e tijë proserb, opozitën, dhë Listën serbe, me qdo kusht ta largojnë Albin Kurtin nga pushteti, “ i cili po na i përzënka serbet nga Dardania”. E, ata, melaqet e kërshit, nuk mund ta paramendojnë Dardaninë si shtet të tyrin, flamurin dhë Kushtetutën të cilën e mohojnë dhë nuk e respektojnë.

Fatmirësishtë, udhëheqja aktuale është unike e e pa thyeshme e zgjedhur nga populli me plebishit, e pastër e e pa korruptuar dhë e pa shantazhuar prandaj, e kanë ballin hapur dhë përkrahjën e gjërë prandaj, e kan obligim dhë përgjegjësi sipas Kushtetutës, t’i mbrojnë interesat e shtetit dhë popullit.

Shtetet e Bashkuara, me gjithë qortimet dhë kërcënimet në këto rrethana duke e pasur parasyshë luftën Rusi-Ukrainë dhë obligimet të cilat, si superfuqi i kanë marrë, në shejë respekti, miqësie dhë kontributit të deritanishëm, megjithate duhet të bashkpunojnë dhë bashkrëndojnë rreth masave qe do të ndermirrën, duke has në mirkuptim në mirëkuptim reciprok.

Shteti i Dardanisë, për hirë të paqës dhë miqësisë më SHBA-n, ka bërë mjaft konqesione prandaj është e udhës që kjo, më fund të njihet, vlerësohet e respektohët edhe nga miku i ynë SHBA-t.

Kur e degjoni Senatorin e ndëruar nga Texasi kur i drjtohet përfaqësuesit të Delartamentit të Shtetit duke e pyetur, pse zgjedhjet e reja kur serbet i bojkotuan ato e në ndërkohë u zgjodhën kryetarët e rinjë komunave pa marrë parasysh përqindjë, të cilët jan zgjedhur ashtu siq janë zgjedhur.

Ky, i përgjigjët se dalja ishte e vogël, prandaj duhet zgjedhjet e reja.

Senatori iu pergjigj, ne këtu në SHBA përdit kemi kësi rasteve dhë ne nuk mbajm zgjedhje të reja sipas tekeve të grupeve apo individëve të pa kënaqur.

I shtangur dhë i hutuar, nuk pati përgjegjje, ku, kjartë shifet se Departamenti i Shtetit ka hyrë në mal pa sakicë prandaj, Kryeministri apsolutishtë ka të drejtë, anipse, pasi është Amerika në pyetje, ky bëri lëshime qe sipas Senatorit as qe duhet të mbahën zgjedhje të reja.

Prandaj, Borrel dhë Lajçak janë në pozicionet, jo vetem të gabuara por, janë sa të qellimkqia aq edhe të rrezikshme në kohen kur tensionet ngritën pasi e kanë përkrahjën e Evropës së Borrelit dhë Lajçakut e që mund të përfundoj me fatalitet për popullatën civile nga të dy anët. Nuk ka kthim prapa. Fajin e ka Serbia dhë grupet terroristo-kriminale të inkurajuar nga ju dhë me përkrahjen tuaj, e jo Qeveria e Repunlikës së Dardanisë në krye me Kryeministrin Albin Kurti.

Evropa e Borrelit dhë e Lajçakut, as nuk janë shpresë e as ardhmëri për Republiken e Dardanisë dhë popullin shqiptar.

Jemi të injoruar, të nenqmuar, të përbuzur dhë shantazhuar. Kjo, nuk durohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat