Me gjuhën e fakteve

Opinione

Me gjuhën e fakteve

Nga: Agron Shabani Më: 1 korrik 2023 Në ora: 15:19
Agron Shabani

Po jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës dhe kualitetin e ushqimit tonë ditor ose periodik.

U mor vesh se mburrja dhe krenaria e pabazë, sipas Hoze de San Martinit, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetvetën e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit, karierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe as meritë.

Nuk po di....?!

Serbët shumë kohë para luftës (me shumë se një shekull), e sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë, i burgosen, internuan, i vranë, pushkatuan, masakruan, i dogjën dhe plaçkitën shqiptarët! Ua dhunuan para syve gratë, motërat, çikat (vajzat), kunatat!...Ua masakruan dhe prenë në fytë femijët edhe në barkun ose embrionin e nënës!!!

 

Dhe, prap nuk u ngopën. Mbetën të uritur ose pa i ushqyer deri në fund sadizmin dhe kanibalizmin e tyre. 

Me rastin e kidnapimit të tre (3) policëve shqiptar brenda teritorit të Kosovë nga ana e njesitëve speciale të ushtrisë dhe policisë serbe: Serbia ka kryer diverzion ose "desant sekret" kundër integritetit dhe sovranitetit të përgjithshëm shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës!  Dhe, kjo para syve të Natos (KFOR-it) ose Perëndimit, të cilët janë edhe garantuesit kryesor të lirisë, pavarësisë, sovranitetit, funksionalitetit dhe integritetit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Se këndejmi, sipas konceptëve dhe doktrinave të ndryshme ushtarake ose luftarake, në morinë e luftërave të armatosura, konvencionale, jokonvencionale, speciale, psikologjike, diverzive (diverzante), subverzive (subverzante) dhe të tjera: Ekzistojnë disa fshehtësi ose sekrete të ndryshme ushtarake ose luftarake: Sekretët teknike ose luftarake, sekretët konspirative dhe logjistike, sekretët normative dhe dekonspirative, sekretët e larta që nuk zbulohen kurrë, sekretët taktike, strategjike dhe gjeopolitike e kështu me radhë. 

Ndaj, nëse desanti, diverzioni ose kidnapimi i tre (3) policëve të Kosovës brenda teriotorit të saj sovran, legjitim dhe autentik nga ana e ushtrisë dhe policisë srbe, ishte një akt ose veprim i kordinuar dhe insubordinues në mes Serbisë dhe faktorëve të ndryshëm ndërkombtar që kanë për qëllim frikësimin ose alarmimiin e Kosovës dhe shqiptarëve me anë të paraqitjes ose prezantimit të Serbisë si fuqi (superfuqi) ushtarake ose luftarake në raport me Kosovën dhe shqiptarët ( plus të tjerët) në rajon, dhe ne fund sjelljen e Kosovës dhe shqiptarëve para aktëve dhe faktëve të kryera që kanë të bëjnë me kompromiset dhe koncesionet e reja teritoriale ose gjeografike ndaj palës serbe siç është asociacioni ose "zajednica (repubkika) serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, dhe të tjera: Sipas të të gjitha gjasave, nuk do të zbardhët (ndriçohet) as zbulohet kurrë. Ashtu siç nuk do zbardhën dhe zbulohen (ndoshta) kurrë as "faktët" e deshmitarëve të mbrojtur ose sekret kundër dalëzotësve, çlirimatarëve ose komandantëve shqiptar të UÇK-së në Den Hagë për qëllime dhe lajtmotive të ndryshme linçuese, komplotiste, konspirative, dekonspirative dhe të tjera kundër lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Kush e di....?!

Shtoja këtu edhe rolin ose "misionin" e Njerkës të Edvin Ramës ose lidershipit të 'shtetit ëmë'(Shqipërisë)-kundër Kosovës!!! 

Nuk ka ndodhur askund në botë një paradoks ose  presedan i atillqë reaksionar dhe anakronik. 

Plus e ashtuquajtura opozita e korruptuar, linçuese, parazite, asociale, e tredhur, e shitur, e shantazhuar, delegjitimuar, diskredituar, amorale, stupide, nebuloze ose komplotiste në Kosovë!

Në veri të Kosovës sërish po fryejnë erëta lufte. Çetnikët dhe banditët serb ditë me parë u hodhen në sulme të egra dhe barrikada luftarake kundër trupave paqëruajtëse ndërkombtare (KFOR) dhe policisë së Kosovës. Bëhej e ditur për shumë ushtar dhe polic të plagosur nga çetnikët ose ekstremistët serb! Ky është lajmi.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, nga agjensitë e lajmëve, u bë e ditur edhe mbi kidnapimin e tre policëve të armatosur të Kosovës nga ushtria ose xhandarmaria serbe brenda teritorit të Kosovës! 

Nuk ka turp dhe poshërim me të madh se ky për "policinë profesionale të Kosovës", Xhelal Sveçlen dhe shefat ose komandirët e atjeshëm policor etj. 

Sikur t'i kishin ndërrmarrur ato sulme ose akte terroriste, violente, infantile dhe patologjike shqiptarët, do kishte reagime të tjera (radikale) nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Pas gjithë asaj që po nodhë në Kosovë, prap Kosova ( jo Serbia) e kërrcnuar ose ndëshkuar me sanksione të ndryshme nga Brukseli dhe Uashingtoni!!!

Sidoqoftë, situata atje është dramatike, konfuze dhe tepër kaotike.

Ndryshe nga kjo, sot për dallim nga dje, në Uashington kemi një President dhe Administratë tjetër, gjegjësisht një politikë ose strategji të re globale ose gjeopolitik, të diktuar ose imponuar nga lufta imperiale dhe apokaliptike e Rusisë- kundër Ukrainës, ku Serbia për herë të parë ndjehet e përkëdhelur dhe privilegjuar edhe nga Moska, edhe nga Brukseli, edhe nga Uashingtoni. 

Kosova ndodhët në "aut" ose jashtë loje për çastin ose momentin. 

"Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.", thotë Makiavelli.

Si duket politika dhe politikëbërja e Kosovës, nuk e kanë lexuar, kapur, njohur dhe kuptuar si duhet politikën dhe diplomacinë globale së bashku me renditjen ose konstelacionin e forcave në marëdhëniet ndërkombtare, duke pritur, besuar dhe shpresuar se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Vjena ose Zagrebi, gjithëmonë do ua kryejnë punët ose detyrat e shtëpisë. 

Nuk janë Bideni, Blinkeni, Escobari, Pallmeri, Hilli dhe ai tjetri ose ajo tjetra: Clintoni, Bushi, Ollbrajti, Clarku etj. Jo çfare.Tashti janë Bideni, Blinkeni, Pallmeri, Hilli, Escobari, Loydi Austin etj...!

As bota nuk është më si dikur.

Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe pararardhësit e tij, gjithëmonë sikur janë përballur me një politikë ose diplomaci të dyfishtë (insubordinuese dhe suportuese) të Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit (plus Tiranës zyrtare)- të cilët gjithëmonë kanë qenë në valë të njejta ose të shkurtëra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët "urbi et orbi" ose "ultima ratio" në kuptimin e pranimit të asociacionit ose "zajednicës" (republikës) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si macën në thes

 etj. 

Kjo u pa dhe vërtetua edhe me rastin e qëndimit prej Njerkut të kryeministrit të "shtetit ëmë", Edvin Ramës, i cili refuzoi mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Gjakovë. 

Ndërkohë që vet Shqipëria është përfituesja me e madhe dhe kryesore e luftës së fundit në Kosovë....Duke filluar që nga rregullimi i infrastrukturës së përgjithshme rrugore, detare, ajrore, ushtarake, industriale dhe ekonomike....Për të vazhduar me anëtarësimet e Shqipërisë në Nato, BE-s dhe kështu me radhë me finansimin ose investimet paraprake të Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Vjenës, Romës etj. 

Kosova ndodhët në hall të madh për çastin ose momentin. 

Kryeministri Kurti sikur ndjehet i harruar dhe izoluar nga Brukseli dhe Uashingtoni. 

Dhe, ky nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën dhe ambiciet ose aspiratat e saj.

Ndryshe nga kjo, për dallim të Isa Mustafës, Avdullah Hotit ose paraardhësve të tij, të cilët në menyrë hamletiane, disfatike ose kapitulluese, pranuan ose falën gjithëçka pa fituar asgjë në raport me Serbinë: Albin Kurti ra në karemin, kurthin ose rrethin e njohur vicioz ose biocenoz të Vuçiçit, Daçiqit, ose politikës dhe diplomacisë serbe. Dhe, kjo si duket pa e detyruar askush, që mund t'iu kushtoi shumë Kosovës dhe shqiptarëve. 

Po e ceku prap se sipas politologjisë ose shkencave politike: askund në botë nuk ka kryetar ose prefekt komunash që i takojnë pakicës në raport me shumicën. Serbët në atë pjesë veriore të Kosovës, si duket janë shumicë. Apo?!

Kjo "de jure e de facto" sikur i çelë (hapë) rrugë themelimit të asociacionit ose "zajednicës (republikës) serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.

 Atë "punë" e kanë pritur me padurim Vuçiçi, Daçiqi, Vulini, Lavrovi dhe Putini & Company!

Apo, ashtu si duket kishin vendosur dhe deshiruar me herët "zotërinjt" ose zeusët e luftës me seli në Moskë, Beograd dhe gjithandej, sipas të të cilëve zgjedhja ose emrimi i kryetarëve shqiptar për kryetar komunash të banuara nga shumica serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës: Janë skemat dhe skenarët me të volitshëm për nxitjen ose ndezjen e një lufte ose konflikti të ri në Kosovë, ku edhe Rusia në një formë a tjetrën do dilte "faqebardhë" nga lufta e saj imperiale, koloniale ose apokakiptike në Ukrainë përmes skemave dhe skenarëve të ndryshme makabre dhe tepër funebre kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Zatën ky ka qenë edhe skenari i Boris Jelcinit dhe Vladimir Putinit, gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë kur luftanijet ruse të mbushura me armë nukleare ose atomike, përmes Bosforit dhe Dardanelëve ( në pajtim dhe kordinim të plotë me autoritetët turke)-asokohe marëshuan drejt Egjeut, Jonit dhe Adriatikut, për t'iu dalur zot serbëve në luftë kundër shqiptarëve. 

Ishin luftanijet amerikane, angleze (britanike) dhe gjermane ato që ua ndalen asokohe turrin luftanijeve nukleare ose atomike të Rusisë, e jo "vëllezërit ose aleatët turq" të Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe kështu me radhë.

Sa për turqit e Erdoganin dhe Çaushëve të tij në Kosovë dhe Shqipëri: Rusia do i kishte shndërruar asokohe Kosovën dhe shqiptarë në hi e pluhur radioaktivë ose atomik. 

Edhe "desanti i papritur" i ushtrisë ruse në Prishtinë nuk ka ndodhur rastësisht,

Serbët, rusët dhe turqit kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Albin Kurti e di këtë fakt.

Mëkatët ose gabimët e njerëzve të pushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, ndjejnë dhe përjetojnë ato. (Duke e parafrazuar një mendim të Konfuqit).

"Sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverbë e njohur japoneze.

Se këndejmi, aty ku nuk ka shpresë dhe besim në të ardhmën, e sotmja dhe e djeshmja ose e kaluara, sipas Emil Zoles, paraqitën të errëta dhe shumë të hidhura.

E gjatë është lista e vuajtjeve dhe padrejtësive ndaj Kosovës Martire dhe Heroike....!

Ndonëse, në Veri të Kosovës ose Mitrovicës, mbrohet dhe garantohet ekzistenca dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve. Aty pra ku janë "Trepça", Ujmani dhe pasuritë tjera shtetrore, nacionale ose strategjike të Kosovës.

Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si duket shumë vendime i merr nën presionin e dyfishtë (insubordinues dhe suportues) të Beogradit dhe disa liderëve ose politikanëve të paditur, të shitur, korruptuar, stupid dhe nebuloz të opozitës kosovare, 

të cilët gjithëmonë janë në valë të njejta ose të shkurtëra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kur marrin "vendime brauroze" ose "triumfaliste" kundër Serbisë.

Ndërkaq, Vuçiçi i Serbisë pos tjerash si duket e ka edhe hipotekën ose kompleksin e "birit" ose "kopilit" të shqiptarit! Gjegjësisht, kompleksin ose sindromin e njohur të Edipit, inferioritetit, maliciozitetit etj.

Ndryshe nga kjo, për shkak të asaj se shqiptarët janë popull dhe kulturë europiane, si dhe pasardhës të Gjergj Kastriotit, mendojë se politika e Kosovës (pozita dhe opozita) nuk është keq me menduar dhe reflektuar edhe njëherë në traditën, kulturën, historinë, nderin, moralin dhr fisnikërinë e tyre tradicionale të shqiptarëve. E sidomos në epikën e njohur kalorsiake, legjendare ose Gjergj Kastriotike të popullit ose kombit tonë.

"Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…" - GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU

U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.

Akoma ka zëra (popuj e shtete) brenda BE-së që janë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ligjet dhe drejtësia botërore ose ndërkombëtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika, ambiciet neimperiale ose neokolonialiste, si dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj. 

Ndaj, mëqe sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën (madje ndoshta  as SHBA-së): Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare. 

Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t'i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe luftën, edhe paqën. 

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale, socipolitike, socioekonomike etj. 

Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit.

Një digresion:

Dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në  Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 8O milion banor ose qytetar të tij nepër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe "luftërat e mbretërve ose perandorëve europian", para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të "kugës" të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës. 

Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej. 

Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike. 

Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot. 

Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike, islamofobike, klerocentrike ose kleronaciononaliste etj. 

Kjo të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush" tek "Minima Moralia"! (...)

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë. Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit. 

Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive. Ato, sikur nuk komunikojnë më fare me ne. 

Në anën tjetër ndërkaq, luftërat ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë. 

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike". 

Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës, ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.

Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të tjera në luftën e Ukrainës, janë enorme. 

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit imperiale, koloniale ose apokaliptike të Rusisë në Ukrainë ?!  E sidomos bombardimet masive, djegiet, plaçkitjet, masakrimet, përdhunimet dhe vrasjet masive të popullsisë civile në Ukrainë nga ana e soldateskës kriminale dhe gjakatare të Rusisë???!!!

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit në një kohë kur shkenca dhe teknika, sikur nuk komunikojnë më fare me ne, dhe ku shkrimtarët, artistët, filozofët, sociopsikologët dhe politologët, sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për t'i bërë të kapshe dhe t'kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia ushtarake ose luftarake?!

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?  Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive. 

Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Sipas John F.Kennedyt: Njerëzimi patjetër do duhej t'u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t'i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Siikur e ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse në botën ose globin tonë. 

"Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.", tha dikur Albert Einsteini. 

Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.

Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta. 

Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. Kështu që përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. Zatën të këtij mendimi janë edhe shumica e liderëve, politikanëve dhe diplomatëve botëror, por.....???!!!

Si të kapërcehet ylberi? Kjo është dilema.

U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. 

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. 

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sipas Hegelit:" Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën dhe trupin ose organizmin e tyre. 

Në të kundërten, sipas Makiavellit: Luani kurrë nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga kurthët e ndryshme të dhelpëres, ashtu sikurse dhelpëra që nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga tufa e ujqërve. Kështu që një njeri i sprovuar, i ditur, i mençur, intelektual dhe intelegjent, duhet me qenë dhelpër për t´u mbrojtur ose shpëtuar nga kurthat e ndryshme dhe luan për t´i trembur ose frikësuar ujqërit dhe dhelpërat e ndryshme. Apo....?!

U mor vesh se nderi, morali, deali dhe virtyti sipas Viktor Hygoit, kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena (genjeshtra) dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.

Siç e kam (e kemi) cekur shpesh: aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme 'pro & contra'!

Por, ia që në Kosovë dhe Shqipëri, ligjin dhe policin hëpërhë e bëjnë nentoka dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordinuese ose kolaboracioniste me " etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë. 

Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. 

Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. E sidomos ortodoksia serbe ose pravosllave në cilat frekuentojnë dhe penetrojnë Edvin Rama, Lulëzim Basha dhe shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë.

Atje janë edhe rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin, absolutizimim dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit, moralit, luftës dhe lirisë së përgjithshme shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se në Kosovë (edhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre morbide, përfide, përverse, djallëzore ose satanike.

Kështu që e majta dhe e djathta "ekstreme, radikale, revolucionare, patriotike" ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta. E tërë kjo falë "kontributit kolosal dhe titanik" të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në përgjithësi, të cilët, si duket nuk mund t' iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nështruar prej tyre...?! 

Falë atij morali te dyfishtë: "shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare" -janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, diplomaci, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe e tyre, është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant. 

Përderisa, ajo "pjesa tjetër", e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj. 

Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në "tokë të premtuar" të askujt dhe gjithëkujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandonjnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"! ...Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së zgjatur serbo-ruso-turko-bizantino-kineze etj....!!! E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Sipas Çasllav Milloshit, : Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët e tyre së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së njohur tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë, kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. 

Apo, "të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Në të kundërten, Vuçiçi, Seljakoviçi, Llajçaku, Borelli, Hilli, Escobari dhe Grenelli & Company: Epilogun ose fundin e dialogut kontekstual, kontestual ose koncesional të Kosovës me Serbinë, e masin ose përcaktojnë në bazë të arritjeve ose përparimëve ushtarake (luftarake) të Rusisë në Ukrainë! Me besoni! 

E dyta, nderi, morali, disciplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti....Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeq, dramë, teatër..pjesa tjetër është shkencë. Do duhej të ishin pikërisht këto çështje kardinale dhe kolaterale (si shpata e Demokleut) për politikën dhe plitikëbërjen e Kosovës.

Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, terrorit, luftërave ose konfilkëve të ndryshme, duke iu kthyer raciinalitetit, normalitetit, intelektit dhe humanitetit të njohur njerëzorë ose qytetar.

Por, kjo vazhdimisht ndodhë në shtetet ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në Kosovë, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj. 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë e Shqipërisë, e sidomos në opozitën e Kosovës, nuk ka qenë dashur të rrjeshtohen ose pozicionohen në kampin (bllokun) e serbo-rusë kundër Albin Kurtit dhe kauzës së tij shtetrore dhe nacionale në Kosovë. Pavarësish nonshalancës ose disa gafave të tij në hap ose në takt.

Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar, për të thënë, vepruar ose reaguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat