Përse Borrelli dhe Lajçaku nuk duhet të jenë në misionin si ndërmjetësues nga BE në dialogun Kosovë – Serbi?

Opinione

Përse Borrelli dhe Lajçaku nuk duhet të jenë në misionin si ndërmjetësues nga BE në dialogun Kosovë – Serbi?

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 1 korrik 2023 Në ora: 18:49
Prof. Dr. Zija Lleshi

Borrelli dhe Lajcaku fillimisht as që kanë qenë duhet të jenë në atë mision dhe janë emruar gabimisht. Në fakt, janë emruar me tendencë dhe rekomandim të nënkuptueshëm. Flitet me insistimin këmngulës të Francës e me qellim të rekomandimit të cilin nuk ka nevojë t´u thuhet “në vesh” por ata e bartin me vedi në dialog. Cfarë bartin në vedi Borrell dhe Lajcak në këtë ndërmjetësim?

Borrelli ka qenë ministër i punëve të jashtme të Spanjës, kurse Lajcaku prap poashtu dikur ministër i punëve të jashtme të Republikës Sllovakisë. Betimi i tyre se do t´i shërbejnë kauzës së tyre shtetërore është konstanta e përherëshme e sjelljës së tyre kudo që shkojnë dhe kudo që gjindën si dhe konstanta mbi të gjitha konstantat tjera. Të dytë vijnë nga grupimi i vogël i atyre pesë (5) shteteve në mesin e 28 shteteve të BE, dhe që nuk e kanë pranuar shtetin e pavarur të Kosovës. Të dytë, edhepse në mision si të besuar të BE dhe si lehtësues në dialog, ata në fakt e vështirësojn edhe më shumë objektivitetin e dialogut. Preokupimi kryesor i tyre mbetët si të shfrytësojnë këtë emrim të lartë dhe këtë situatë ndërkombëtare dhe të kontribojnë ndërkombëtarisht (!) shteteteve të tyre prej nga ata vijnë.

Lidhur me pranimin e shtetit të pavarur të Kosovës nga antarët (28) e BE, eksiztojn du grupime. Grupi i shteteve që nuk e kanë pranuar (5), dhe grupimi i shteteve (23), gadi pesë herë më shumë, që e kanë pranuar shtetin e pavarur të Kosovës. Emrimi i këtij dueti në atë dialog, nga i njëjti grupim i tyre, nga grupimi i vogël, është skajshmërisht i përforcuar dhe kundër cdo teorie të probabilitet, që është mesazh dhe i obligon ata ta kuptojnë thellë këtë mesazh dhe të jenë besnik të palëkundër arsyes vendimtare e kryesore të emrimit të tyre. Emrimi i njërit nga dyshi i kandidatëve, në mesin e 28 elementeve statistikore (kandidatëve) që janë në dispozicion e duhet të jenë të barabartë, ka probabilitetin në llogaritjën më të thjeshtë 5/28=18%. Emrimi i kandidatit të dytë (Borrellit) i kondicionuar nga i njëti grupim i vogël, kur më herët është emruar i pari (Lajcak), është “probalitet i kondicionuar”, që për nga vlera matematikore rezulton tejet i vogël, por që për nga kuptimi ideor rezulton tepër i madh, zhveshë dhe lakuriqëson idenë e veprimit dhe nënkupton sikur të ishin të përjashtuar nga konsiderata grupimi i madh (25) i shteteve tjera. Grupimi i vogël është marr i tëri në konsideratë, kurse grupimi i madh hic aspak! Ky veprim i BE, kuptohet është i pa pranueshëm, refuzohet me indinjatë, dhe i shkakton dëm tepër të madh e të pa riparueshëm vetë prestigjit të BE, pavarëisht nga cili presion vjen, qoftë ai edhe nga vetë Franca.

Atëherë, vallë a duheka dueti të vijë nga grupimi i madh? - As kjo nuk është zgjidhje objektive sepse atëherë do të kemi situatë simetrike, dhe vërejtja mund të vijë nga grupimi i vogël. Prandaj pikënisje objektive dhe jo tendencioze nuk duhet të jetë lloji i grupimit prej nga viejnë ndërmjetësuesit, grupim i madh apo i vogël e me barrën e ngarkesës në vetëdijën e tyre, por kriter objektiv duhet të jetë demokracia e aplikuar në shtetin prej nga viejnë ndërmjetësuesit. Kjo për shkak të faktit që vërtetë të jenë lehhtësues, dhe jo vështirësues të imponuar dhe të përbuzur. Spanja gadi është në luftë me Kataloninë, kurse Sllovakia (5,4 miljon banorë) ka problem me 7,75 % të humgarezëve të cilëve u shkelën të drejtat. Borrelli dhe Lajcaku përpiqen që në kurriz të Kosovës dhe shqiptarëve në Kosovë të dërgojnë ndërkombëtarisht mesazhe, edhepse të kundërta me të drejtën ndërkombëtare, por që u shërbejnë si kontribut shteteve të tyre. Këta nuk i kontribojnë paqës. Këta mendojnë për katalonasit dhe hungarezët dhe për zgjidhjën e problemit të tyre në kurriz të shqiptarëve dhe zgjidhjës jo të drejt të konfliktit në mes Kosovës dhe Sërbisë. Me veprimet e tyre janë dëshmuar si të till dhe të njëanëshëm.

Borrellit duhet BE t´i thot sa më parë “Adiós” dhe Lajcakut – “Zbohom”. Largimi i tyre në atë mision (qoftë si dorëheqëje, që eshtë gadi e pabesueshme, qoftë si shkarkim) dhe zëvendësimi i tyre nga dy të tjerë bazuar në kriterin e demokracisë nga shteti prej nga viejnë, pavarësisht nga lloji i grupimit, grupim i madh apo i vogël në BE, por që si demokrat të vërtet e të paanshëm do të përcjellnin po atë frymë demokratike të atij shteti në zgjidhjën e konfliktit të egër e gjenocidal në ballkan, të shkaktuar nga tendencat antidemokratike dhe ekspanzioniste e kolonialiste shekullore të Sërbisë në marrëdhënjet e Kosovës me Sërbinë, është opcion dhe imperativ i paevitueshëm, nëse vërtetë synohet një paqë e drejt, objektive dhe e qëndrueshme në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat