A e kuptoi Edi Rama, se “Ballkani i Hapur” kishte synim formimin e Serbisë së madhe e jo integrimin e tij në BE?

Opinione

A e kuptoi Edi Rama, se “Ballkani i Hapur” kishte synim formimin e Serbisë së madhe e jo integrimin e tij në BE?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 2 korrik 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Qëkur Edi Rama me 2019 iu bashkua me vrull dhe entuziazëm realizimit të projektit serbomadh të A. Vuçiqit, “Open Ballkan”, disa herë e kam thënë dhe përsëritur publikisht konstatimin epik të burrave shqiptarë të Kosovës, “se prijësit e Shqipërisë nuk e njohin mirë politikën e shkijeve ndaj shqiptarëve”..!?

Pra, unë si shqiptar i lindur dhe i rritur pranë fqinjëve serb në Kosovën e okupuar me 1945 nga jugosllavët, të cilët si kolonist në Kosovë i kishte sjellë regjimi jugosllav nga Hercegovina, Vojvodina dhe Mali i Zi, me urdhër direkt të kriminelit çetnik serb A. Rankoviçit në vitin 1956 (ishte nënkryetar i Titos) përmes gjoja njëfarë reforme agrare, e cila kishte si qëllim kolonizimin dhe serbizimin e Kosovës, kam dashur t’ia tërheq vërejtjen kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe jo vetëm atij, se afrimi dhe miqësia e tij me presidentin serb, A. Vuçiqin, përveç se nuk ka gjasa të bëhet realitet siç e mendonte E. Rama, përkundrazi, një afrim dhe miqësi e tillë me serbët do ishte afatshkurtër dhe krejtësisht në dëm të kombit shqiptar në përgjithësi, dhe të Kosovës në veçanti..!

Pse ? Sepse miqësi dhe afrim të shqiptarëve me serbët dhe Serbinë e kriminalizuar, të cilët disa herë gjatë 13 shekujve të kaluar bënë gjenocide dhe masakra ndaj shqiptarëve në Ballkan, përfshirë këtu dhe gjenocidin e fundit në Kosovë (1989/99), nuk mund të ketë kurrën e kurrës, derisa populli serb ta ndërron mendjen, shpirtin dhe logjikën fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, e që për një ndryshim të tillë në Serbi, sipas bindjes time të thellë, gjasat janë barazi me Zero.

Pra, është fakt i pamohuar se të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë, filluar nga mbreti Zogu, Enver Hoxha dhe në fund me Edi Ramën, nuk ka asnjë dilemë, se me miqësitë e tyre; A. Zogu me Nikolla Pashiqin, E. Hoxha me komunistët antishqiptar serb, Dushan Mugoshën, Milladin Popoviçin dhe S. V. Tempon, dhe së fundi Edi Rama që u bë mik me Aleksandar Vuçiqin, që të gjitha këto veprime të tyre antikombëtare, i kanë sjellë dëme të pariparueshme kauzës kombëtare shqiptare në Ballkan, por më së shumti Kosovës, në dëm të së cilës udhëheqësit e Shqipërisë londineze kanë bërë karriera politike, duke mos bërë asgjë prej gjëje që Kosovën ta çlirojnë dhe atë t’ia bashkëngjisin shtetit amë, pra Shqipërisë etnike..!?

Pa hyrë në histori për t’i numëruar shkaqet, se pse udhëheqësit e Shqipërisë nuk bën asnjë orvatje përgjatë gjithë shek. 20-të për ta çliruar Kosovën nga kolonializmi i gjatë dhe i rënd serbo-sllav, lidhur me këto sjellje të tyre duhet theksuar, se çfarë Ndjenje kolektive kishin shqiptarët kosovarë, duke filluar nga koha e pavarësisë jo të plotë të Shqipërisë me 1912, e deri më sot, pra ata gjithmonë janë ndjerë të tradhtuar nga shteti amë i tyre, mbase janë lënë me “qëllim” jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe për zbërthimin e plotë të kësaj Ndjenjeje mund të sillen plotë argumente, qoftë politike, qoftë historike.

Inteligjencia e Kosovës qyshkur Edi Rama u miqësua me fashistin A. Vuçqiq, i ka treguar hapur dhe pa ekuivok, se ke hyrë në kursi të gabuar politik, sepse nuk mund të ketë miqësi dhe bashkëpunim me armikun më të madh të kombit shqiptar, siç janë edhe sot serbët, sepse pa kërkuar falje publike për krimet monstruoze dhe gjenocidin që Serbia e ka kryer ndaj 2 milion shqiptarëve të Kosovës, hiç më larg se para 24 viteve, nuk mund të ketë kurrë miqësi dhe bashkëpunim..!?

Se a ka dështuar projekti i “Ballkanit të hapur” për shkak të patriotizmit të vonuar të Edi Ramës, apo për shkak se miku i tij, A. Vuçiq i ka dhënë njëanshëm fund miqësisë me E. Ramën për shkaqe që ende nuk dihen, e që gjasat janë të ketë ndodhur ky i dyti, mbetet të presim edhe pak ditë. Përndryshe, rrënimi i këtij projekti antishqiptar, siç ishte “Ballkani i Hapur” mes tre liderëve minorë ballkanik nga vetë iniciuesit e tij, është lajmi më i mirë për shqiptarët, sidomos për Kosovën, e cila ishte plotësisht e vetëdijshme se ai projekt ishte skenar i Beogradit zyrtar për realizimin gradual të projektit të SANU-s për krijimin e Serbisë së madhe, alias Botës serbe..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat