BE-në e ka mbuluar turpi, dënon Kosovën, përkëdhel Serbinë

Opinione

BE-në e ka mbuluar turpi, dënon Kosovën, përkëdhel Serbinë

Nga: Faton Mehmeti Më: 2 korrik 2023 Në ora: 17:04
Autori Faton Mehmeti

Kjo BE që ka vendosur sanksione ndaj Kosovës është po e njëjta që bënte thirrje dhe presion për demarkacionin për të pasur "vizat brenda tre muajve", edhe pesë vjet pas dhe s’ka ndodhur ende. Ishte po kjo BE që anon kah Serbia, ndonëse e ka njohur Kosovën me përjashtim të pesë shteteve. BE dënon Kosovën pse ka marr vendim për shpalljen e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”. Asnjë masë për Serbinë që provokon dhunë edhe ndaj ushtarëve të KFOR-it në një shtet që BE e njeh, padrejtësisht Kosova ndëshkohet me këto masa:

BE-ja ndëshkon Kosovën me pezullimin e fondeve të IPA-s, në 2023 fitoi 75 milionë euro

Këto masa përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos-ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale. Gjithashtu masa tjetër është Masat ndalja e programit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 si dhe pezullimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor.

BE po tregohet e padrejtë, vetëm sa po u jep satisfaksion grupeve kriminale në veri të sulmojnë policinë dhe të tjerët. Vuçiqi s’po pëson asgjë edhe pse është përgjegjës për situatën në veri. Me këtë qasje që ka aktualisht BE, asnjëherë s’mund të jetë e zonja të arrijë marrëveshje përfundimtare, në fakt BE vetëm sa po përligj atë që është thënë për anim të saj në favor të Serbisë.

Me këtë veprim, si edhe shumë të tjera më parë, BE përfundimisht e ka humb të drejtën për kredibilitet si ndërmjetësuese për marrëveshjen e shumë përfolur mes Kosovës dhe Serbisë, nga e cila BE do të ishte përfituese e madhe, qoftë edhe për kredibilitet. Të akuzohet Kosova pse e mbron të drejtën e saj kushtetuese dhe jo ata që sulmojnë një shtet tjetër, është turp i pakapërdijshëm që BE s’do e gëlltit dot për kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat