A i nevojitet Kosovës një qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike?

Opinione

A i nevojitet Kosovës një qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike?

Nga: Agron Shabani Më: 2 korrik 2023 Në ora: 18:15
Autori Agron Shabani

Për shkak të "status quosë" dhe zhvillimeve të përgjithshme tektonike, eskalative dhe dramatike në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës: Marrëdhëniet ose raportet e përgjithshme në mes Prishtinës, Brukselit dhe Uashingtonit, ndodhën në një krizë të thellë që ngre shqetësimin ose borinë e alarmit për vet ekzistencën e shtetit të pavarur, sovran, integral, funksional dhe demokratik të Kosovës!

Ndërkohë që Dr. Rugova si misionar dhe arkitekt i parë i miqësisë dhe aleancës së përjetshme të Kosovës dhe shqiptarëve me SHBA-s, NATO ose Perëndimin, nuk ndodhët më në jetë.

Edhe Hashim Thaçi se bashku me akterët dhe protagonistët tjerë të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, për shkaqe tashmë të njohura (panjohura)-nuk janë më aty si dikur në skenën politike dhe politik-bërëse të Kosovës.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, për çastin ose momentin, janë si të thuash "non sens" ose "persona non grata" në Bruksel dhe Uashington.

Edhe pse (ndoshta) kauza, agjenda ose narracionini tyre politik dhe diplomatik, janë në akordancë, sintoni ose pajtim të plotë me lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetëror, nacional dhe politik të Kosovës, por jo edhe me interesat ose aspiratat historike, strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës dhe aleatëve të saj në Bruksel dhe Uashington.

"Sidoqoftë, unë shkruaj ndryshe nga ato që flas, flas ndryshe nga ato që mendoj, mendoj ndryshe nga ato që them, si dhe nga mënyra se si duhet të mendoj ose gjykoj...Kështu që gjithçka procedon ose interferon në thellësinë më të errët vepruese ose reaguese. (Francë Kafka).

"Gafat dhe shakatë e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lenë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë kam shumë respekt dhe dashuri për vetveten. Ndaj, në fund të fundit, a është e mundur të me korrigjon ose përmirëson në këtë rrugë të gabuar, dikush, apo një njeri që mund të ketë më shumë respekt për të tjerët, se sa për vetveten e tij? ( Fjodor Dostojevski, “Shënime nga nëntoka” )

Siç po shihet Kosovës i duhet një fillim i ri....Një pushtet ose qeveri e re gjithëpërfshirëse ose teknike.

Pa Brukselin dhe Uashingtonin, nuk bën. Jemi xero (O) në çdo fushë. Cullak ose lakuriq

krejt. Nuk na bën kush hesap. Bëhemi si bimët asfodelte që duken natën dhe zhduke ditën.

Ramush Haradinaj është hero lufte, dhe njëri prej akterëve ose protagonistëve kryesor të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së Kosovës.

Heronjtë dhe shkrimtarët, janë si lulet, të cilat edhe nëse i shkelni, dhunoni ose i ndukni përdhunshëm nga kopshti, vetëm iu shpërblejnë (blatojnë) me nektar të këndshëm dhe aromë të bukur.

"Ushtarët dhe shkrimtarët janë gjithmonë pranë tokës", do thoshte dikur Dr. Rugova.

Se këndejmi, komandantët ose heronjtë e kthyer nga lufta, janë si marinarët ose minatorët që dalin nga një galeri e shembur ose deti i trazuar me plot valë...

Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit, tradhtisë, mashtrimit, cinizmit, injorancës, nebulozës, mediokritetit, stupiditetit, inferioritetit, animozitetit, amorozitetit,

pabesisë dhe padrejtësisë që u troket ne zemër dhe dikund thellë në shpirt., por...!?

E keqja me e madhe e demokracisë është ajo se kanë të drejtë të zgjedhin, të zgjidhën, të votojnë, konkurrojnë ose kandidojnë të gjithë. Edhe trimi, edhe heroi, edhe i mençuri, i dituri, i marri (budalllai), hajvani, horri, maskareu, anti-heroi, tradhtari, frikacaku, dezertori, mercenari, ko laboratori....

Ndaj, ata hoqën mundime që i lanë pas, por ata edhe u mashtruan shumë keq më pas.

Ata nuk i mashtroi veç toka, qielli, cigarja, pema, manushaqja, trëndafili, buka, kripa, sofra...por, edhe populli, shteti dhe liria për të të cilët luftuan, u përpoqën, u përgjakën ose sakrifikuan dikur!

Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhimbjet, pija ,përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi, mërzia, pafuqia...Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore ose kalorsiake, sikiur iku ose shkoi në pakthim....Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja.

Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimi e merituar. Vdiqën ose u burgosën të përbuzur, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga renegatët, dezertorët dhe matrapazët e ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovën e pasluftës.

I mori me vete koha e pakohë.

Ndaj, nuk është aspak çudi kur heroi i gjallë, lideri dhe komandanti, i tretur në mendime, soditje ose meditime, me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë, si dhe me një tis të thellë gjaku në ballin e tij fushë, asokohe e sot, ka aq shumë mall për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vend lindor nën këmbët e veta, dhe kur ndjente nevojë mjerane për pakëz ngrohtësi atdhetare ose vend lindore. Për ata sy të bukur atdhetar ose vend lindor...Për besimin e njohur qytetar dhe politik të atyre për për lirinë (çlirimin) e të cilëve, ka (kanë) plagë të shumta në trup dhe në shpirt. E sidomos për fjalët e ngelura në fyt dhe ato përshëndetje e përqafime të ngelura tek pragu i derës.

Se këndejmi, amerikanët nuk e zgjodhën asokohe George Washingtoni për President të SHBA-s pse ishte njeriu me i mençur, me i zgjuar ose me i bukur në SHBA-s, por sepse ishte komandanti dhe strategu kryesorë që i udhëhoqi në luftën e njohur për liri dhe pavarësi shtetërorë dhe nacionale.

George Friedrich Hegel, Karl Popper dhe filozof ose dijetar të tjerë botëror, ngjarjet ose zhvillimet e njohura madhore, epokale, monumentale ose historike, i tipizojnë dhe ndërlidhin me figurat monumentale dhe emblematike që u kanë paraprirë dhe i kanë udhëhequr ose komanduar ato ngjarje dhe zhvillime. Duke i quajtur ngjarjet ose zhvillimet madhore, epokale ose historike si ngjarje dhe merita personale ose individuale të figurave ose personaliteteve të caktuara ushtarake (luftarake) dhe politike. Kjo për shkak të kontributit dhe autoritetit të tyre të jashtëzakonshëm në domenin ose kontekstin e njohur global ose universal.

Se këndejmi, le të me thotë dikush këtu.. ose diku tjetër vetëm edhe një shembull analog ose konkret në krejt botën dhe historinë shqiptare, i cili mund të krahasohet me sakrificën dhe heroizmin personal dhe familjar të Ramush Haradinajt dhe familjes së tij monumentale dhe emblematike nga Glloxhani i Deçanit për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës...?!

Tek e fundit kush janë Enver Hoxhaj, Edvin Rama, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Albin Kurti, apo dikush tjetër, me u matur ose krahasuar me Ramush Haradinajn..?! Janë xhuxha para figurës ose personalitetit të tij. Të gjithë bashkw ose komplet si "garniturë politike"-janë zero (O)-para Ramush Haradinajt. Me besoni ju lutem!

Ndaj, nëse ka diçka normale, morale, njerëzore, racionale, shkencore ose humaniste në shtetin dhe pushtetin kosovar: Atëherë, ato duhet të zbresin patjetër në fushën ose terrenin e njohur të logjikës (koshiencës), arsyes, ndërgjegjes, nderit, moralit, kulturës, arsimimit, emancipimit, vetëdijes, disiplinës dhe edukatës shtetërore, nacionale dhe politike. Duke reflektuar ose interferuar tek çështjet humane ose njerëzore të kohës dhe botës në të cilat duhet të jetojmë si të njëjtë dhe barabartë me të tjerët dhe njëri tjetrin në diversitete të ndryshme ose polaritet.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutive, rekonstruktive, paradigmatike dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një personi, pushteti ose sistemi të keq, me një njeri, pushtet ose sistem tjetër më të mirë etj.

Nuk është Ramush Haradinaj vetëm hero i luftës dhe lirisë (çlirimit) të Kosovës, por edhe hero, gardian ose kalorësor i pamposhtur ndaj ambicieve, projekteve ose planimetrive të ndryshme aneksuese, gjysëmkolonialiste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, seperatiste dhe të tjera nga ana e Serbisë, Rusisë, Turqisë ose dikujt tjetër -kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Unë (A.Sh.) në Kosovë nuk kam asgjë. Nuk kam tokë, pasuri ose pronë të patundshme, nuk kam shtëpi, bisnes ose kurrfarë interesi profesional, material ose karrierist. Me Ramush Haradinajn nuk jam takuar kurrë në jetë, dhe nuk me lidhin bizneset ose interesat e ndryshme me zotin Haradinaj. Absolutisht jo. Të vetmen 'pasuri' në Kosovë, i kam varret e t'im at (babait tim), axhës, gjyshit, stërgjyshit ose katragjyshit etj. Asgjë me shumë. Ndonëse, për kombin dhe atdheun, jam angazhuar dhe kam sakrifikuar bukur shumë. Vërtetoni. Nuk kam votuar kurrë dhe për askënd në Kosovë, unë "gërnaçi i diasporës"..;

Nuk i them vetit as "analist politik" i gazetave ose portaleve të ndryshme kosovare....Por, jam njeri. Kaq.

Personalisht mendojë se shtetin, lirinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtet mbajtëse ose karrieristë të klanit, tarafit, grupit, personit ose individit. E sidomos me vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.

Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetëflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombeve dhe shteteve. Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamet e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me hartat ose gjeografitë e reja shtetërore, nacionale, etnike, politike, historike etj.

Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të

luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit."

Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i urrejmë ose injorojmë ata së bashku me projektet ose planimetritë e tyre kundër nesh.

Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradokseve, naiviteteve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.

Në të kundërtën, sipas Aleksandërit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numëruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi, por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufijtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.

Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetet e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose muslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipseve ose proceseve të ndryshme evolutive ose ripërtëritëse në kuptimin e asaj se gjithçka ripërtërihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehet) drita e bekuar e Zotit.

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinonimike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.

E them këtë, para së gjithash duke u mbështetur ose bazuar në faktin se në Kosovë: Politikën dhe diplomacinë, jo rrallë i bëjnë feja ose religjioni, e jo elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike etj.

Kjo për faktin se populli ose elektorati i përgjithshëm në Kosovë, me tepër janë fetar ose laikë politik, se sa të kualifikuar, auditorial, audicional osd audiencional

Kështu që politikën dhe diplomacinë në Kosovë (shtoja këtu edhe kulturën ose informacionin)-jo rrallë i bëjnë, dirigjojnë, menaxhojnë ose monitorojnë klerikët e ndryshëm fetarë....Prandaj, i kemi edhe kishat ose manastiret serbe, së bashku me dogmat ose parullat e njohura të sinodit ose mitropolisë serbe mbi "Kosovën si djep ose Jerusalem të popullit qiellorë të Serbisë etj.....!

U mor vesh se çdo liri e mirëfilltë individuale dhe kolektive, lindë ose fillon nga idealet e larta individuale dhe kolektive. Respektivisht, nga bindja dhe besimi i plotë në fitoren.

Nuk ka liri të përgjysmuar ose gjysmëmalori. Jo. por, vetëm liri të plotë individuale dhe kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive.

E kundërta e tyre janë nënshtrimi dhe robëria e stisur, kamufluar ose përkthyer në liri të importuar inflatore dhe inflamatore.

Kosova dhe shqiptarët nuk mund të quhen tw lirë kur komandantët ose heronjtë e tyre kryesor nuk janë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës. E sidomos me "zajednicat"(dodik republikat) serbe" në veriun e Kosovës ose Mitrovicës!

Kosova dhe shqiptarët së bashku me miqtë ose aleatët e tyre natyror dhe historik, kanë luftuar dhe janë angazhuar për një shtet ose shoqëri të lirë, të pastër, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës.

Mbase, për një shtet, pushtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme...Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, stresi, tensioni, shantazhi, presioni, depresioni, frika, dhuna, terrori, represioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive.

Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndershmëria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithmbarshme shoqërore ose qytetare.

Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndrrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.

Në këtë frymë integriteti moral, fizik, profesional ose politik i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore (qytetare) dhe politike në njërën anë si dhe integritetin dhe sovranitetin e garantuar shtetërorë, nacional, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, ekonomik dhe politik në anën tjetër: Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shteteve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.

Disa shqiptarëve ndërkaq, për t'i njohur, mbrojtur, kuptuar dhe pranuar heronjtë ose protagonistët e rëndësishëm ose kryesor të UÇK-s, së bashku me liderët ose intelektualët e lartë shkencor, kulturor dhe politik, gjithmonë iu nevojitët dikush i huaj (joshqiptar ose jokosovar)-për t'i bindur dhe mishëruar me heronjtë dhe liderët e tyre shtetëror dhe nacional!

Shqiptari i shkretë, i paditur, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, të gjithat ia falë shqiptarit të ditur (mençur), të suksesshëm, inteligjent, intelektual, profesional, trim ose patriot, përveç vlerave, sukseseve dhe meritave të tij.

Me mirë me jetua një ditë si njeri i lirë, sovran, autonom, dinjitoz dhe autentik, se sa njëqind vjet qençe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat