Ndërmjetësuesve në dialog (Borrell, Lajçak dhe Escobar) duhet t’iu prezantohet Kushtetuta e Kosovës në mënyrë që të kuptojnë se Kosova është shtet

Opinione

Ndërmjetësuesve në dialog (Borrell, Lajçak dhe Escobar) duhet t’iu prezantohet Kushtetuta e Kosovës në mënyrë që të kuptojnë se Kosova është shtet

Nga: Luz Tomaj Më: 2 korrik 2023 Në ora: 18:40
Autori Luz Tomaj

Në këtë kohë, në këtë nivel të civilizimit të shoqërisë njerëzore, është, vërtetë i pakuptueshëm veprimi I ndërmjetësuesve, në dialogun Kosovë – Serbi zotërinjve Borrell, Lajçak madje edhe Escobar. Veprojnë në kontinuitetin e padrejtësive ndaj Kosovës, respektivisht kombit shqiptar.

Befason fakti se, pse nuk dorëhiqen Z. Borrell dhe Lajçak, nga pozicionimi i ndërmjetësuesve. Nga 27 shtete anëtare të BE-s, katër shtete, përfshirë Spanjën e Borrellit dhe Sllovakinë e Lajçakut, nuk e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës. Vallë a mos është ky fakt ,I cili e sjellë njëanshmërinë dhe padrejtësinë e tyre në procesin e dialogut?!!! Thjesht, shtrohet pyetja se, pse qëndrojnë në postin e ndërmjetsuesve?!

Ndërmjetsuesit, madje, edhe institucionet e BE-s, nuk duhet të harrojnë se, dialogu është inicuar nga shteti I Serbisë, shtet I cili, historikisht u përpoq për zhdukjen e shqiptarëve, shtet të cilin e udhëheqin Vuçiq dhe Daçiq, bashkëpunëtoret më të afërt të kriminelit Millosheviq. Historia nuk e shënon se, një dialog, në mes shtetit agresor dhe ekzekutor i krimeve gjenocidiale dhe shtetit viktimë, të iniciohet nga shteti agresor!

Është më se koha që, BE të kupton se, veprimi I komunitetit serb në Kosovë, I dirigjuar nga shteti i Serbisë, nuk ka të bëj me kërkesë për të drejta por, me qëllime kundër shtetit të Kosovës. Forma se si veprojnë serbët në Kosovë, nuk ndodhë në asnjë shtet, së paku në Evropë. Veprimet e tilla janë të pa tolerueshme.

Kosova është shtet I pavarur dhe, pavarësinë e ka verifikuar edhe GJND. Shteti i Kosovës e ka Kushtetutën. Kushtetuta, përveç tjerash, parasheh se sovraniteti dhe integriteti territorial I Republikës se Kosovës është i pacenueshëm, I patjetërsueshëm dhe, mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacion. Në se, ndërmjetësuesit nuk e kuptojnë apo, nuk duan ta kuptojnë, institucionet e BE-së, patjetër duhet ta kuptojnë se, falë veprimeve të serbëve, falë udhëzimeve të Serbisë dhe tolerancës së padrejtë të BE-së, Kosova nuk e ushtron sovranitetin në pjesën veriore, në të cilën, serbët, janë vetë-izoluar dhe, veprojnë sipas udhëzimeve të Serbisë, konkretisht presidentit Vuçiq, kundër shtetit të Kosovës.

Me dispozitat e Kushtetutës, shteti i Kosovës, e ka definuar edhe obligimin e sigurimit të kushteve për funksionimin e të drejtave të komuniteteve, në përputhshmëri të plotë me Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës dhe Kartën Evropianë. Në këtë aspekt, madje, komuniteti serb në Kosovë, gëzon edhe shuma privilegjione, në krahasim me komunitetet tjera.

Shteti I Kosovës, edhe sipas Kushtetutës por edhe në praktikë e aplikon dygjuhësinë – shqipe dhe serbe. Në anën tjetër, juve ndërmjetësues por, edhe institucione të BE-së, e vëreni apo jo, në Veri të Kosovës, aplikohet vetëm gjuha serbe dhe, përdoret vetëm flamuri i shtetit te Serbisë. Në se ndonjë qytetar I komunitetit serb arrestohet dhe, ndërmerret procedura penale, gjë që është obligim I shtetit, ngritet zhurma, jo vetëm e komunitetit serb por edhe e shtetit të Serbisë. Në mesin e komuniteteve, në Serbi, ekziston edhe komuniteti shqiptar. A i shkon mendja ndokujt, konkretisht BE-së që të bëjë krahasim në mes komunitetit serb në Kosovë dhe komunitetit shqiptar në Serbi?!!!

Në agjendën e Serbisë pro ruse, gjithnjë ka qenë dhe është se, edhe aty ku gjendet një serb duhet të quhet Serbi. Serbia, këtë po e argumenton nga dita në ditë, madje jo vetëm në Kosovë por edhe me Republika serbska dhe në Mal të Zi.

Çështja më aktuale, gjatë dialogut, ka qenë dhe është formimi I Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mundësin apo të drejtën e formimit të asociacioneve të ndryshme, e parasheh edhe vet Kushtetuta e shtetit të Kosovës. Ndaj, komunat me shumicë serbe, kanë të drejtë dhe mundësin e formimit të Asociacionit pa dialog, pa ndërmjetësim të askujt. Kuptohet, formimi i Asociacionit apo realizimi I çfarëdo të drejte, mund të ndodhë në çdo kohë por, vetëm në përputhshmëri të plotë me Kushtetutë dhe legjislacion të shtetit.

Vitet kalojnë dhe, është dobësi e shtetit të Kosovës, nga se, më e udhës kishte me qenë që BE të ishte ndërmjetësuese në një dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, për kompensimin e dëmeve të cilat, agresori gjenocidial ia shkaktoi Kosovës me vrasjet e shumta, dhunimet, dhe shpërnguljen, nën presion, të kosovarëve nga shtëpitë dhe treva e veta…..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat