Albin Kurti po do paqe, jo luftë me Serbinë

Opinione

Albin Kurti po do paqe, jo luftë me Serbinë

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:35
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Të tjerat i dinë  “bishtat” e Moskës-Pekinit-Beogradit, që po ushtrojnë trysni mbi shqiptarët dhe  Qeverinë e Albin Kurtit, që të braktisin Dardaninë e Shqipërisë Etnike Natyrale. Mirëpo, ky “hesap pa hanxhiun”, do t’u dalë dardhë me bisht të gjatë, se Kosova e as shqiptarët në Kosovë nuk ndodhen në vitin 1990 të shekullit XX, por në fillim të dekadës së tertë të shekullit XXI, më të përgatitur dhe më të bashkuar më mirë se kurrë në çdo aspket qoftë politik, diplomatik dhe ushtarak në mbrojtjen dhe në ruajtjen e interesave, të drejtave, të lirive kombëtare dhe shtetërore.

Ne jemi stabilë, s'ka çarje  me Amerikën dhe me NATO-n

Kosova nuk  ka prishur marrëdhëniet  aleatore dhe miqësore as me Amerikën e as me Bashkimin Evropian. Ndërkaq, masat   e marra nga Borrelli dhe Lajçaku, që Kosova të vihet nën sanksione, do të jenë afatshkurtëra, sepse janë të padrejta dhe të gabueshme, duke qenë se nuk kanë kurrfarë baze ligjore juridike ndërkombëtare, veçse “disponimit politik” të atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Oj Evropë, “mos dëgjo Baton Haxhiun, “zëdhënësin” e Beogradit dhe të Moskës së Putinit -M.H., por nderoje Skënderbeun, Nënë Terezën  dhe, njihu  të drejtat e liritë e bijve të tyre, që aq shumë kanë luftuar për lirinë e vet dhe, aq shumë i kanë shërbyer Evropës” (Akademik Mark Krasniqi, 1992:28).

Prandaj, oj BE e Borellit dhe e Lajçakut (të cilët së bashku me vendet e tyre nuk e njohin Kosovën) gabuat keq e rëndë në vendosjen e sanksioneve Kosovës, sepse janë pa kurrfarë baze të traktatit juridik ndërkombëtar, dhe shumë të njëanshme, të nxituara dhe absurde, sepse Albin Kurti nuk ndërmori  asnjë akt agresiv të ndërhyrjes së policisë shqiptare në territorin e Serbisë, por Serbia ishte ajo që bëri agresion ndaj Kosovës (26 prill 30 qershor), ku plagosi 36 ushtarë të KFOR-it, rrahu brutalisht edhe gazetarë shqiptarë, dogji automejete dhe kidnapoi 3 policë të Kosovës. Ky agresion duhej të ndëshjohej edhe nga sanksionet e BE-së, edhe nga sanksionet e OKB-së, edhe nga sanksionet e NATO-s, jo qeveria  e Kosovës dhe kryeministri i saj, Albin Kurti, që me guxim, me të drejtë e me dinjitet mbrojtën territorin sovran të Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Githashtu,  edhe kryeministri Albin Kurti me të drejtë  këto sanksione  të BE-së i ka quajtur “Masa të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”.( https://lajmpress.org/masat-e-be-se-kurti-te-padrejta-ska-kompromis-me-kushtetutshmerine-e-vendit

Evropë, mbështete drejtësinë e Albinit, se ky  nuk është mbi Kushtetutën, as mbi Kartën e OKB-së  e as përtej të  së drejtës ndërkombëtare, por me të drejtë po ngulmon për zbatimin e tyre, edhe pse Kosova ende nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare.  

Kush e di  ABC-në e funksionimit të rendit të ri pozitiv juridik ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e obligimet e ligjshme dhe të detyrueshme për të gjitha 193 shtetet anëtare të OKB-së, që dalin nga Karta e Kombeve të Bashkuara dhe nga parimet e së drejtës ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka bërë asnjë akt violent ndaj tyre, por vetëm se ka vepruar në frymën e plotë të zbatimit të tyre për t’i normalizuar marrëdhëniet e brishta me Serbinë vetëm në mënyrë paqësore dhe me dialog demokratik, që të mos vihet deri te shpërthimi i ndonjë lufte të re me Serbinë.

Prandaj, masat e BE-së ndaj qeverisë së Albin Kurtit janë të padrejta dhe jo  të ligjshme, sepse nuk kanë kurrfarë baze juridike materiale të së djretës ndërkombëtare e as të Kartës së Kombeve të Bashkuara, por vetëm se kanë karakter politik, të bazuar në konstatimet e Joseph Borrellit dhe të Miroslav Lajçkaut, të grumbulluara nga masmediat ballkanike, të cilat, kinse në emër të procesit paqësor më së shumëti po u fryjnë  stuhive të erozionit  për ta ndezur konfliktin e armatosur mes Serbisë dhe Kosovës.

 Gënjenë ata rrugaçë, matrapazë, vagabondë dhe puthadorë shqipfolës të regjimit kolonial të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të Aleksandër Vuçiqit, që për  interesa të veta meskine dhe karrieriste politike deklarojnë se “Albin Kurti me qeverinë e tij po duan gjak me Serbinë”!?

Kështu ka deklaruar  Baton Haxhiu në një panel televiziv në Kosovë, para disa ditësh. Kjo teori komploti dhe konspirative nuk duhet befasuar askë prej patriotëve dhe demokrtaëve paqësorë shqiptarë, sepse B.Haxhiu me dekada është “helmuar” dhe indoktrinuar nga politika propagandistike e regjimit çetniko-fashist serb të Slobodan Milosheviqit. Kjo, vërtet, është fatkeqësi dhe fenomen i shemtuar, sepse pas tij ka edhe dhjetëra e dhjetëra kuislingë filoserbë në Kosovë e në Shqipëri, që nuk ia duan të mirën Kosovës, as Shqipërisë, as Amerikës , as BE-së e as NATO-s, por vetëm Serbisë dhe Rusisë, që me “mish e shpirt” po mundohen t’i fusin në konfrontim-luftë kundër Amerikës dhe NATO-s, me qëllim të serbizimit-rusifikimit të Ballkanit.

Një rrenë të këtillë paranoide proserbe nuk do të kishte mundur ta thurte as romancieri Dobrica Qosiq, i cili ishte “arkitekti” i krijimit të filozofisë së rrenëve dhe të miteve të serbomëdhenjve, me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve në Ballkan.

Mirëpo, Evropa e sotme demokratike, e integruar dhe paqësore, nuk duhet të jetë e prirur nga gënjeshtrat dhe shpifjet e filoserbëve shqipfolës, sepse ata janë argatë të “Velika Serbisë” militariste dhe gjenocidale, që “natën punojnë, hanë, pinë, majmërohen, këngë, p.p. e shtojzovalle…, e ditën shtiren si patriotë dhe demokratë amerikanë dhe proevropianë”!?

Ky soj i vagabondëve po propagandon rrejshëm se kinse Albin Kurti me Qeverinë e tij “po duan gjak me Serbinë” !?

Këta janë fajtorët kryesorë, që BE-ja ka vënë Kosovën nën  sanksione të përkohshme, sepses ë bashku me tablloidete ultranacionaliste serbo-ruse të Beogradit dhe të Moskës kanë krijuar  “opinionin” e rremë politiko-propagandistik, se gjoja Albin Kurti me Qeverinë e tij ka shkelur “marrëveshjen ndërkombëtare”, e cila nuk ekziston as de fakto e as de jure, veç një Marrëveshjeje verbale, e arritur në Ohër, më 18 mars 2023, pa afat dhe pa datë  të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat