SHBA dhe BE me presione e sanksione të padrejta dhe Kosova me zgjidhje konstruktive demokratike

Opinione

SHBA dhe BE me presione e sanksione të padrejta dhe Kosova me zgjidhje konstruktive demokratike

Nga: Rexhep Torte Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:01
Autori Rexhep Torte

Ndërkombëtarët ndaj Kosovës paqedashëse e demokratike, pro SHBA, pro BE dhe pro NATO, sot padrejtësisht kanë zgjedhur qasjen titiste dhe millosheviqiane të ish Jugosllavisë, kur shqiptarët për ndonjë shkrim të botuar, apo për një shprehje kur kërkonin te drejtën e tyre për barazi, apo kur ngrisnin flamurin kombëtar shqiptar në minaren e ndonjë xhamie, arrestoheshin dhe dënoheshin me dënime drakonike, siç ndodhi me Adem Demaçin, Teki Dervishin, Ukshin Hotin dhe shumë të tjerë si këta.

Apo siç ndodhi me demonstratat studentore të viteve të tetëdhjeta të shekullit të 20-të, kur në Kosovë Serbia fashiste suprimoi institucionet, administrative, ekonomike dhe arsimore kulturore dhe shëndetësore të Kosovës, dhe e vuri Kosovën nën çizmen e aparteidit serb, dhe kur studentët demonstrues brohoritnin “Liri, barazi”, “Kosova Republikë, o me hatër, o me luftë” e të ngjashme si këto, dhe për këto parulla torturoheshin dhe dënoheshin me nga 15 vite burg.

SHBA dhe BE problemin e shtensionimit të situatës në Veri të Kosovës e kanë kapur nga bishti, ndërsa Kosova zgjidhjen e këtij problem e ka kapur nga koka.

Çdo e keqe që kapet e goditet nga koka duke marrë si shembull edhe gjarprin. Gjarpri ngordh menjëherë po ta godasësh në kokë, ndërsa po e kape nga bishti ai ose të kafshon ose të rrëshqet e ikën.

Ndërkombëtarë ndaj besnikërisë së Kosovës sillen sipas thënieve filozofike popullore , “Hyp se të vrava, zdryp se të vrava”, ose si “Ujku duke qëndruar sipër kroit, i thotë qengjit, ore qengj mos ma turbullo ujin”.

Gabimi i ndërkombëtarëve është se po e barazojnë Serbinë gjenocidale hegjemoniste me Kosovën viktimë dhe paqedashëse.

Kosova dhe mbarë shqiptarët janë të sigurt se në SHBA ka shumë diplomatë më të zotë se sa Antony Blinken, Derek Kollet, Gabriel Eskobar, Christophet Hill dhe Jefrey Hovenier, si edhe se BE-ja ka shumë diplomatë më të zotë e më të zgjuar se sharlatanët pro serbë Joseph Borrell e Miroslav Lajçak, të cilët me papërgjegjësinë e tyre, në vend që ta ruajnë paqen dhe sigurinë, janë duke ia vënë flakën Ballkanit.

Po e ritheksojmë se Serbia gjenocidale hegjemoniste e kupton vetëm gjuhën e sanksioneve, ndryshe ajo kurrën e kurrës nuk do të shkëputet nga Rusia, edhe po qe se në Rusi mbetën edhe një yshtar i vetëm rus.

Kjo logjikë tregon se shkëputje të Serbisë nga Rusia nuk do të ketë , edhe për faktin se Serbia dhe Rusia kanë vëllazëri shekullore, janë të një gjaku e karakteri të dobët dhe se e kanë të njëjtën Kishë Ortodokse Serbe e Ruse luftënxitëse.

Ta financosh dhe ta lazdrosh Serbinë gjenocidale hegjemoniste është njëlloj sikurse ta ushqesh e lazdrosh kafshën më të egër.

Shtensionimi i situatës në Veri të Kosovës mund të ketë sukses vetëm nëse Serbia gjenocidale hegjemoniste detyrohet që t’i tërhiqen strukturat paralele, grupet e armatosura ilegale serbe të cilat i ka themeluar dhe po i ndihmon Serbia.

Propozimi konstruktiv i Kosovës për shtensionimin e situatës në Veri

Qeveria e Albin Kurtit më 29 qershor 2023 për të shtensionuar situatën në Veri të Kosovës që erdhi si rezultuar i strukturave paralele serbe, i grup[eve të armatosura ilegale serbe dhe i frikësimit të pakicës sere në Kosovë nga Beogradi për ta përdorur për qëllime ekspansioniste ndaj territoreve të Kosovës, si edhe në përgjigje të presioneve të padrejta që janë drejtuar ndaj Kosovës, propozoi mundësi konstruktive për shtensioniomin e kësaj situate të iimponuar, si vijon:

-Reduktimi i pranisë së policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe në rrethinën e tyre të bëhet gradualisht, dhe sipas reduktimit të dhunës;

-Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore, do të aktivizohen nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës, pas konfirmimit se janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;

-Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës;

Nga Serbia presim si në vijim

-Tërheqje të protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;

-Zotim për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryerësve nga ana e Kosovës, me monitorim nga ana e EULEX-it me garanci të plotë për gjykim të drejtë;

-Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparime Operative që ndodhen përgjatë kufirit;

-Serbia të mos pengojë apo të ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë kërcënim, detyrim apo ndikim korruptiv në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës;

-Të dyja palët Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe pajtueshmërive me acquis të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të bëra”;

Kongresmeni i SHBA-ve dhe këshilltarja e BE-së e mbështesin të drejtën e Kosovës

Keith Self kongresmen amerikan në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit, më 2 korrik 2023, pyeti, “Pse po kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në Veri të Kosovës përderisa kryetarët e komunave janë zgjedhur në mënyrë të drejtë. Dhe kur një palë bojkoton zgjedhjet e zgjedhjet mbahen siç duhet dhe njerëzit që fitojnë zgjedhjet marrin detyrën, pse kërkoni zgjedhje të reja. Ne po mbështesim zgjedhje të reja në vend të mbështetjes së kryetarëve të zgjedhur. Problemi i vërtetë që unë shoh është se Departamenti Amerikan i Shtetit po përpiqet ta tërhiqen Serbinë nga orbita ruse. Ju po ndëhyni në zgjedhjet e mbajtura siç duhet, po ndëhyni me njerëzit që janë zgjedhur siç duhet për të futur veten në një mijëvjeçar të vjetër, dhe ju po prishni një proces zgjedhor të ekzekutuar siç duhet. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë nga orbita ruse”, tha kongresmeni Keith Self.

Kati Schneeberger-Këshilltare e BE-së nga Austria, me rastin e ofertës së Albin Kurtit për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës, më 29 qershor 2023, deklaroi se, ”Tani kemi ofertën e Kurtit për de-shkallëzim të situatës A ka edhe ofertë konstruktive nga Serbia?!

Kjo këshilltare austriake e BE-ë, më 1 korrik 2023, deklaroi se, “Aleksandër Vuçiq dëshiron ta largojë vëmendjen nga demonstratat kundër tij në Serbi. Ai po bën kauzë të përbashkët me Vladimir Putinin. Aleksamndër Vulin ishte në një konferencë sigurie në Moskë, ndërsa banditë të Vuçiit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në Veri të Kosovës.

Jam e tronditure kur shoh se BE dhe SHBA janë duke e bllokuar me kaq këmbëngulje Kosovën, për të përkëdhelur forcat utoritre nacionaliste serbe.

Aleksandër Vuçiq i bojkotoi zgjedhjet e reja në Veri të Kosovës. Inaugurimi I tij u shoqërua me sulme brutale ndaj paqeruajtësve të NATO-s, u sulmuan gazetarët, u dogjën makinat e policisë së Kosovës, i u rrëmbyen policët e Kosovës. Organizatorët agresive sernë në çdo vend demokratik do të mbaheshin përgjegjës në gjykatë.

Por, Kosova që vepronin si shtet i të drejtës, largohet nga SHBA dhe BE, madje janë shqiptuar edhe dënime. Kjo është absurde dhe nuk ka asnjë kritikë ndaj Aleksandër Vuçiqit, dhe as sanksione.

SHBA dhe BE, gjithmonë theksojnë se të dyja palët duhet ta de-përshkallëzojnë situatën.

Në rastin e pushtimit të Ukrainës është pranuar qartë se ekziston një agresor dhe një viktimë. Pse janë kaqë të verbër sa i përket Serbisë agresore dhe Kosovës viktimë”?!, deklaroi Kati Schneeberger.

PDK, LDK dhe AAK më afër me Serbinë se sa me Kosovën

Vlora Çitaku - Nënkryetare e PDK-së, duke iu drejtuar Kryeministrit Albin Kurti, më 1 korrik 2023, deklaroi se, “Kosova nuk i takon një njeriu. Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahisinmisht më të vogla s dëmi që i është bërë Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova sot është e përçarë nga brenda dh e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit”.

Oj Vlora Çtaku tradhtare, Kosovën nga brenda e ka përçarë PDK-ja që nuk u distancua nga renegati Hashim Thaçi që ndodhet prapa grilave në Hagë për akuza vëllavrasëse të kundërshtarëve politikë.

Albin Kurtit nuk mund t’i vijnë as te thonjtë e gishtave të këmbës, tërë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës. Sa për aleatët mos u mërzit, sepse të gjithë ata që e kritikojnë Kosovën janë gabim dhe se shpejt do të pendohen, dhe se Kosova dhe Albin Kurti do të dalin fitues si Davidi ndaj Goliatit.

Oj Vlora Çitaku, tradhtare e Kosovës, po ta rikujtoj se Prof. Dr. Enver Bytyqi i nderuar më datë 20. 10. 2o21 botoi opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”, por t’i nepërkë e Kosovës gjer më sot nuk je rrëfyer!

Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.

Matheë Palmer-emisar i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhe si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq , “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”

Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.

Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kish anuluar në momentin fundit.

Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbin territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.

Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinion publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjera e më të sakta.

-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?

- A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?

-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?

-Pse e mbështeti këtë ide?

-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?

-Cilat janë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së Madhe?

-Çfarë ishte parashikuar në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bonjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe

-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?

Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!

Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit?!

Lumir Abdixhiku-Kryetar i LDK-së, më 1 korrik 2023, deklaroi se “Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bëri dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa tani. Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.

O Lumir Abdixhiku, ti në krahasim me Kryeministrin Albin Kurti dhe politikën e tij je ende axhami. Ndërkombëtarët e dinë se kush është Albin Kurti-mbrojtës i pavarësisë dhe i sovranitetit të Kosovës, nëpërmjet Kushtetutës dhe ligjit, e jo si Isa Mustafa, që e nënshkroi Asociacionin serb, apo paraardhësja e tij Edita Tahiri që ia vendosi fusnotën Kosovës, apo si ish kryeministri Avdullah Hoti që u bë kukull e Donald Trumpit dhe e Richard Grenelit për t’ia falur Serbisë Veriun e Kosovës.

Puna e parë që është dashur ta bëje kur erdhe në krye të LDK-së, ishte të këmbëngulje të zbulohen vrasjet prera shpine të qindra aktivistëve të LDK-së, vrasjet e gazetarëve dhe të zbulohet pjesëmarrja e LDK-së në korrupsion dhe në keqpërdorimin e fondeve për UÇK-në.

Pa u distancuar nga Isa Mustafa, Edita Tahiri dhe Avdullah Hoti, ti dhe LDK, nuk jeni të denjë t’i ofroni Kosovës një rrugë të re që po paralajmëroni.

Kjo rruga e re e LDK-së dhe e jotja, do të jetë fiasko, siç ishte qeveria në hije e PDK-së, apo siç ishin takimet e Ramush Haradinajt me qytetarët.

Ramush Haradinaj-kryetari i AAK-së, më1 korrk 2023, deklaroi se “I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit. Sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta realizojmë mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie që është interes kombëtar”.

O Ramush Haradinja kot e ke t’i për funksionar i Kosovës të gjitha degët nën këmbë ke pre, dhe po qëndron me ëndëra në ajër.

Me Kryeministrin Albin Kurti nuk mund të krahasohesh as nga aspekti i intelektualitetit, as për nga pozicionimi ndaj sfidave që po i kanosen Kosovës, as për nga aftësia diplomatike.

Për çfarë interesi parësor për Kosovën po flet, kur ti je bërë milioner i pas luftës me hajni e korrupsion, kur je pjesëmarrës në fryrjen e listave të veteranëve të rrejshëm, kur ke bashkëpunuar me kaponandot e krimit serb në Veri të Kosovës, kur si ish kryeministër i Kosovës ia fale Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Të jesh i sigurt se të gjitha keqbërjet e tua i kanë të regjistruara partnerët ndërkombëtarë, te të cilët kërkosh shpëtim, dhe se këta partnerë ndërkombëtare më shumë e respektojnë Albin Kurtin e pastër e të pa korruptuar, Albin Kurtin që me dinjitet e mbron sovranitetin e Kosovës, se sa ti.

O Ramush Haradinaj, ktheja njëherë borxhet e vjedhura Kosovës, e pastaj do ta kuptosh ku e ke vendin, e jo ta mbulosh veten duke kërkuar mocion për shkarkimin e Albin Kurtit, gjë të cilën nuk do ta arrish kurrën e kurrës, sepse populli i Kosovës e ka kuptuar se kush je dhe s e çka po dëshiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat