Projekti ‘Ballkani i Hapur’ një ‘pordhë e ftohtë’

Opinione

Projekti ‘Ballkani i Hapur’ një ‘pordhë e ftohtë’

Nga: Dedë Preqi Më: 3 korrik 2023 Në ora: 09:57
Dedë Preqi

Kuptimi i termit «Ballkani i Hapur», ishte një iniciativë e përllogaritur thellë nga mendjet e atyre, që projektet hegjemoniste të pa përfunduara të Millosheviqit, për nënshtrimin e shqiptarëve dhe Kosovës, të vazhdohen në forma të tilla politike dhe strategjike me metoda të reja, që në fillim duken të zakonshme, ndoshta edhe parimore për njeriun primitiv, por në realitet përceptime që shkojnë përtej botës empirike, kur je i drejtuar e kontrolluar nga një forcë e mistershme dhe nënshtruese.

Prandaj, në zbatimin praktik e vërteton se duhet hedhur poshtë, apo duhet korigjuar atë që është vepruar në mënyrë instinktive dhe në mënyrë të vetëkënaqshme, duke hapur mundësi të reja dhe duke gjetur rrugë më të përshtatshme, që mund ti merr në konsideratë tërësia e një shoqërie njerëzore, elemente të cilat mund të kushtëzohen në mënyrë të ndërsjellë dhe sipas gadishmërisë përmes të cilave plotësohen nevojat ndërnjerëzore pa dallim.

Dhe në këtë kuptim, iniciativa e Vuçiqit, është një instinkt i trashëguar millosheviqian dhe më largë nga e kaluara e miteve serbe, si një sëmundje e vjetër dhe patologjike e pa shërueshme serbe, që vuajnë në këtë mjedis shoqëror dhe lëngojnë me këtë sëmundje të rëndë, për të dominuar dhe shtypur të tjerët jo serb, që shqiptarët i kanë në shënjestër në çdo kohë dhe në çdo hap, si një popull jo edhe aq i vogël në botë, por që janë të shpartalluar dhe të infektuar me doktrina të qelbura enveriste dhe titiste, sikur që kemi shembullin e sotëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama, një vasal dhe besnik i kriminelit Vuçiq.

Iniciativa e Vuçiqit, bashkë me vasalët kryeministrin e Shqiprisë Edi Rama, me ish-kryeministrin e Maqedonisë veriore Zoran Zaev, Malit të Zi, Driton Abazoviq, dhe të Bosnjes dhe Hercegovinës,  në emër të integrimit rajonal, e paraqesin projektin e një bashkëpunimi ekonomik rajonal, duke ia bërë mjegull edhe opinionit Evropian, dhe më gjerë, se një projekt i tillë është i rëndësishëm dhe në përspektivën e vendeve të Ballkanit perëndimor, që kishte për qëllim ta fusë edhe Kosovën, në këtë rrjetë të marimangës serbe.

Dhe Kosova, e kishte fatin e saj, në krye të sëcilës ishte kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e shtetit z.Vjosa Osmani, të cilët një projekt të tillë e refuzuan menjëherë, jo si një projekt që nuk ka kuptim parimor dhe ekonomik , por si një projekt, që ka qëllime të tjera, si një kurdisje e një kurthe të rrezikshme për të futur Kosovën, por edhe vendet tjera ballkanike nën nënshtrimin e saj, si një projekt i formimit të dominimit të Serbisë së Madhe në Ballkan.

Në këtë përshtypje vetëm ai që nuk di të mbrohet dhe nuk di të dalloj mënyrën e përthithjes së kësaj vorbulle të rrezikshme, që e kaplon shoqërinë njerëzore, dhe nuk do të reagonte e nuk do të thoshte se në Evropën moderne, mund të ndodhin të tilla gjëra, dhe nuk duhet të ndryshohet, apo të tolerohet një gjë e tillë, që do të abuzohej e tanishmja dhe e ardhmja e kësaj shoqërie njerëzore, kur në përspektivën e kohës përpjekjet e një shoqërie bashkëkohore dhe prosperuese janë të tjera, të cilat përkojnë me kohën dhe interesat e përgjithshme të shoqërisë njerëzore pa dallim.

Prandaj, edhe iniciativa e Vuçiqit, për « Ballkanin e Hapur », në bashkëpunim me Edi Ramën dhe disa vasal të tij, u vertetua se ishte vetëm një mashtrim ordinar dhe kurthë e kurdisur dhe e planifikuar enkas për ta futur Kosovën , nën thundrën e Serbisë, si një projekt i shpifur serb dhe monstrum i Vuçiqit, i cili ka për qëllim ta fusë Ballkanin nën thundrën e vet, dhe të tjerat pasojnë, duke e futur edhe Evropën në një kurthë dhe luftë me Rusinë dhe Kinën.

Ky projekt do të përfundonte ashtu sikur është inicuar me dhelpëritë e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke e pagëzuar me emrin «minischengen» e herë me «Ballkani i Hapur», apo cili emër do qoftë do ti pershtatet këtij projekti serbomadh, që ka vetëm një qëllim, që Kosovën edhe njëherë për t’a futut nën jurideksionin e saj të plotë.

Një qëllim tjetër dhe i specifikuar ishte që projekti «Ballkani i Hapur», të i vëhët përballë Procesit të Bërlinit, i cili bazohej në parimet ekonomike dhe politike të vendeve të rajonit ballkanik, poashtu dhe stabilizimit të tyre, si edhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve sovrane.

Sikur e pranoi edhe kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, si një bashkë iniciator i kësaj nisme të Ballkanit të Hapur, se ideja e kësaj nisme përfundoi në dëshprim dhe dështim, sepse një iniciativë e tillë përveq se ishte një dështim dhe dëshprim, ishte edhe një «pordhë e ftohtë», e kësaj nisme, që nuk mbetët tjetër, vetëm të shtyej përpara iniciativën e Procesit të Bërlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat