Kosova, politika e diplomacia, përtej frikës, shantazhit, komplotit dhe presionit!

Opinione

Kosova, politika e diplomacia, përtej frikës, shantazhit, komplotit dhe presionit!

Nga: Agron Shabani Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:48
Agron Shabani

Unë nuk flas as nuk shkruaj për hatër të askujt. Dhe, aq me pak në favor të politikanëve dhe politikave të ndryshme të ndryshme ditore ose periodike, si dhe bordëve të ndryshme editoriale dhe redaksionale të gazetave ose portaleve të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Por vetëm duke iu përmbajtur ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike mbi popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin e pavarur, sovran, ligjor, parlamentar, pluralist, integral dhe demokratik.

Kështu që duke iu referuar teorive të njohura shkencore ose metodologjike: Kosova dhe as Shqipëria për çastin ose momentin, nuk janë shtete të pavarura, sovrane dhe të organizuara ose funksionale në kuptimin e plotë të fjalër. Por, me tepër shtete asociale, fraxhile, heteroxhene, inkompakte, parazite ose invalidore të mbrojtura, mbajtura, finansuara dhe siguruara nga SHBA-së, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia etj.

Nuk kanë industri ose ekonomi të fortë, funksionale ose bazike që i mbulon sëpakut 2/3 e buxhetit të përgjithshëm shtetror ose nacional. Nuk kanë dhe nuk prodhojnë vet asnjë avion ose helikopter sulmues ose bombardues....Nuk prodhojnë asnjë pushkë, mitraloz, top, tanksë ose revole policore ose ushtarake. Nuk kanë akademi të specializuara ushtarake ose luftarake së bashku me gjinitë e njohura ushtarake ose luftarake. Si të thuash nuk kanë asgjë, përveç politikanë të paditur, të korruptuar, të shitur, tredhur, cinik, injorant, çoban, analfabet, stupid, nebuloz, demagog dhe hipokritë. Plus retorikat ose oratoritë boshe ose patetike së bashku me fjalët e zjarrta "revolucionare ose patriotike" që nuk i pjekin kurrë bukën as kulaçin.

Kanë madje edhe "profesor univerzitar, doktor shkencash ose akademik" me nga 4O ose 5O vite "përvojë pune univerzitare, ligjëruese ose akademike" që si thuhet kanë studiuar, diplomuar, magjistruar ose doktoruar në Beograd, Zagreb, Lubjanë, Sarajevë ose Prishtinë, dhe nuk dijnë të flasi ose shkruajë si duhet shqip dhe as serbo-kroatisht, sllovenisht etj.

Mos të flasim këtu mbi "doktor profesorët" ose "kuadrot shkencore dhe akademike" që kanë doktoruar ose specializuar në Austri, Gjermani, Itali, Francë, Zvicër, Holandë, SHBA-së, Kanada etj. Katastrofë ose mjerim krejt.

Ndaj, personalisht kam frikë se në aspektin shkencor ose metodologjik, jemi të deshtuar si popull (komb) dhe si shtet (e), ndërsa në çështjet dhe aspektët hedoniste, eshatologjike, iluzore, utopike, abnormale, paranormale, parashkencore ose parapolitike: Jemi "shkëlqim dhe lulëzim i vërtetë!!!

Në Kosovë dhe Shqipëri, si duket ka inflacion të madh të analfabetëve institucional, funksional, univerzitar ose akademik" të cilët në menyrë klandestine dhe serike, e ngrisin dhe promovojnë njëri tjetrin si në sfilata mode ose pasarella.

Dhe, kjo si duket i ka deshpruar mëse tepërmi miqt dhe aleatët tanë. Për çka do kuptojmë dhe paguajmë shumë shpejt ose me vonë me çmim të lartë ose kapital. Uroj të jam i gabuar! 

E dyta: Siç e dini (ndoshta?) edhe vet: Kroacia e fitoi luftën e saj çlirimtare dhe heroike kundër Serbisë, sepse komandant suprem të luftës ushtarake, politike dhe diplomatike e kishte gjeneralin e famshëm kroat, Dr. Franjo Tuxhman, i cili ishte edhe doktor i shkencave ushtarake dhe historike. Plus gjeneralët dhe admiralët tjerë të profesionit dhe karierës së bashku me Akademinë e Shkencave të Kroacisë, si dhe profesorët ose akademikët e shquar kroat pranë fakultetit të shkencave politike të Zagrebit si Zdravko Tomac, Zvonko Lerotiç, Branko Caratan, Livia Kardum, Vlatko Mileta, Sterpiç, Stipetiç, Matkoviç, Rodin, Kale, Luçev, Bilanxhiç, Vukadinoviç etj. Plus ata nga Univerzitetët e Splitit, Rjekës, Osjekut, Varazhdinit, Dubrovnikut etj.

Kosova ndërkaq, nuk i kishte "luksin", potencialet, kapacitetët, vlerat dhe resursët njerëzore, profesionale, teknike, logjistike, ushtarake ose kadrovike të Kroacisë në luftën e saj çlirimtare dhe heroike kundër Serbisë. Por, i kishte djemt dhe vajzat me të mira të kombit dhe atdheut, të rrjeshtuar dhe bërë bashkë-nën qiellin e flamurit të Kastriotit, si dhe nën emblemën e lavdishme të UÇK-së.

Ç'është e vërteta, kuadro të larta shkencore dhe ushtarake me origjinë shqiptare në Kroaci dhe gjithandej si Dr. Tomë Berisha, Dr. Ramiz Avdyli (doktor shkencash ushtarake), gjeneral Rrahim Ademi dhe të tjerë: Thuhet se para fillimit të luftës së UÇK-s, janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar në ngritjen dhe formimin profesional, respektivisht ushtarak ose luftarak të UÇK-së, por janë mohuar, shpërfillur ose injoruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së?! 

Kështu që intendanca ose kamanda kryesore e UÇK-së, në pjesën me të madhe të saj ka qenë në duart e amatorëve ose diletantëve të ndryshëm ushtrak ose luftarak, e jo në duart e gjeneralëve ose ushtarakëve të profesionit ose karierës si Tomë Berisha, Ramiz Avdyli, Fadil Quranolli, Ali Muhaxheri, Ramadan Qehaja, Agim Çeku, Kadri Kastrati, Ahmet Krasniqi,, Agim Mehmeti dhe të tjerë. 

Ndërkohë që gjeneralët e profesionit dhe karierës, Agim Çeku, dhe ndonjë tjetër si ky i fundit, krejt vonë janë zgjedhur ose emruar në SHP të UÇK-së. Dihet pse (...).

Ndonëse, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. 

Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese ose analitike, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake. 

Kjo do thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, me tepër iu përkasin sekretëve ose konfidencës së njojur ushtarake ose luftarake. 

Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike, operative, logjistike etj., në fushën e nderit ose frontin e luftës, i përkasin çastit ose momentit luftarak. Kjo për faktin se edhe orët ose minutat nganjëherë e vulosin fatin ose epitetin e luftës.

Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. E sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale. 

Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake si: taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia, teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake, oftamologjinë ose otorinolaringologjinë, udhëheqjen politike dhe diplomatike në kohë lufte dhe paslufte etj. 

Ndaj, nisur nga faktorët e mesipërm, duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia, antropologjia dhe epistemologjia e njohur revolucionare, luftarake, politike dhe diplomatike e lidershipit shqiptar ose kosovar, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi zhvillimët , fenomenet ose procesët e lartëpërmendura ushtarake ose luftarake.

Sidoqoftë, edhe përkundër asaj që e ceka me lartë, lufta e lavdishme çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, nga i madh e i vogël i popullit (kombit) dhe atdheut tonë, kudo ku ndodhën, duhet kuptuar, pranuar, konceptuar, përceptuar dhe akceptuar në menyrë revolucionare, epokale, monumentale dhe empatike.

Kjo në një kohë kur qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, mundohen të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, fraxhile, heterogjene, inkompkte, joprofesionale etj.

Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale dhe gjakatare, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit, Vuçiçit dhe Daçiqit & Company në Kosovë!  Duke i nënkuptuar këtu edhe të drejtën hyjnore, natyrore, etnike, historike dhe gjeografike të UÇK-s dhe shqiptarëve në luftë kundër Serbisë pushtuese, kriminale dhe gjakatare.

E treta: Siç dihet, gjermanët si shteti dhe populli me i madh i Europës, dikur dy-tre herë u munduan ose përpoçën për rregullimin, skicimin dhe ridefinimin e hartave të reja shtetrore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike të kontinentit plak mbi bazat e njohura autoktone, autentike, indogjene, etnike, historike etj. Por, u penguan nga amerikanët dhe fuqitë e ndryshme imperiale dhe kolonialiste, të cilat i mbrojten dhe shpëtuan rusët dhe serbë (si popujt me violent, me infantil, me anarkist, me kaotik dhe me problematik të kontinentit ose globit tonë) nga bankroti dhe kolabimi total. 

Japonezët në Indopacifik, Indokinë ose në Lindjen e Largët-poashtu.

Gjithashtu, gjermanët, austriakët dhe italianët, në dy-tre raste na ndihmuan ne shqiptarëve për bërjen e Shqipërisë Natyrale ose Etnike: Ndërkaq, shumica absolute e shqiptarëve (shpirtëshitur e kokëbosh) edhe sot e kësaj dite i quajnë nazifashist! Ata që i kanë bashkuar dikur si komb dhe si shtet. "Credo Quio Imposible"...!

Nuk bën të shahen, mohohen, stigmatizohen, demonizohen ose satanizohen gjermanët, austriakët ose italianët si për shëmbull, në emër të rusëve, izraelitëve, amerikanëve, francezëve dhe të tjerëve, siç kanë bërë shpesh (bëjnë edhe sot)-Edvin Rama, Sali Berisha, Fatos Nano dhe politikan të tjerë në Shqipëri. Apo, të qortohen, stigmatizohen, prolongohen dhe injorohen anglezët (britanikët) në emër të gjermanëve, italianëve, francezëve dhe të tjerëve, pas Brexitit ose largimit të Britanisë së Madhe nga BE-së. Parullat, sloganet, agjendat ose narrativat e atilla, nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën e lartë dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, strategjike, komplementare, suplementare etj.

Në instancë të fundit, ndoshta falë amerikanëve dhe të tjerëve: Sot e kemi një Rusi të fuqishme nukleare ose atomike, e cila në kuadër të ndonjë lufte të mundshme nukleare ose atomike kundër Perëndimit për shkak të Ukrainës: Vetëm kundër Gjermanisë (në ciklin ose fiokun e parë)-për çastin ose momentin, thuhet se i ka vënë në dispozizion mbi 4OO raketa, bomba ose projektil nuklear ose atomik.

Pas gjermanëve, në shënjestër të Rusisë nukleare ose atomike, gjithashtu janë anglezët ose britanikët, dhe në fund zhdukja ose shfarosja masive e Kosovës dhe shqiptarëve me material radioaktiv ose bërthamorë. Por, jo edhe francezët, maxharrët (hungarezët), turqit, spanjollët ose latino-amerikanët, të cilët rusët (Rusia) dhe serbët (Serbia) i quajnë miq, partner dhe aleat tradicional ose historik të tyre.

Ndërkaq, SHBA-së si superfuqia kryesore e globit, bëjnë sehirë pëballë formulave, doktrinave ose ekuacionëve të rrezikshme ruso-serbe me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond! Duke e ndrydhur dhe shtyrdhur si limonin Kosovën e vogël për gjithëçka që ndodhë në Kosovë, Serbi, Ballkan, Ukrainë dhe me largë.

Kjo nuk është aspak korrekte.

Se këndejmi, edhe gjatë periudhës ose etapës së fluidshme, hektike, agresive, turbulente ose dinamike të ish luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, e sidomis në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në të gjitha frontët ose drejtimët e mundshme: Pos garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim nuklear ose atomik, lufta e asokohëshme në mes SHBA-së dhe BRSS-së, si fuqitë (superfuqitë) kryesore të Paktatit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës", ishte zhvendosur si të thuash në truallin ose teritorin gjerman (Lindje e Perëndim) të paramenduar asokohe si "poligon i parë taktik" ose "stragjik" të cilët do e pranonin goditjen e parë dhe me të fuqishmën në rastë të ndonje lufte nukleare ose atomike në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë (BRSS-s).

Ndërkohë që shkenctarët ose ekspertët e njohur amerikan të astrofizikës, fizikës nukleare ose atomke si Werner von Braun, Arthur Rudolph, Robert Struchgold dhe të tjerë, kryesisht ishin me prejardhje ose origjinë gjermane.

Përse (pse) dhe nga kush kanë frikë Kosova dhe shqiptarët?!, shtrohet pyetja.

Ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqsore (jurdike), politike etj.

Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë. 

Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme si sanksionet e fundit të Brukselit dhe Uashingtonit-kundër Kosovës dhe të ngjajshme.

Edhe njëherë në linja të përgjithshme mbi politologjinë, filozofinë, psikologjinë, antropologjinë, epistemologjinë dhe disciplinat tjera shkencore ose humaniste:

Siç dihet, politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, kognitive, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Ç'është e vërteta, politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime të larta shkencore ose humaniste)  antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike dhe të tjera. 

Termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike. 

Ndonëse, ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndonëse, me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional, konstitucional dhe politik të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. Në gjuhën frënge (franceze) diçka revolucionare, evolutive...në gjermanisht ose italisht, diçka që thërret dhe obligon etj.

Ndërkaq, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik etj.

Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose parapolitike në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, si dhe në Romën Antike etj. Pse (përse) kjo?

Sepse, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj. 

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike e Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj. Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose qytetar) dhe "res publica" ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit). 

Ndryshe nga kjo, e gjithë filozofia gazetareske, analitike, publicistike, politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. Në Kosovë dhe Shqipëri-sidomos.

Karl Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! " 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët ose definicionët e njohura shkencore dhe humaniste të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë.

Kosova dhe shqiptarët, pos tjerash, mendoj se nuk është keq nëse i lexojnë, mësojnë dhe kuptojnë me mirë epistemologjinë, gneseologjinë (ontologjinë), logjikën dhe disciplinat tjera shkencore ose metodologjike. E sidomos epistemologjinë e cila e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjografike, ushtarake (luftarake), strategjike, gjeopolitike, konikturale, finansiare, ekonomike etj. 

Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri). 

Logjikën ose disciplinën e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive). 

Aty i kemi edhe filozofinën e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë), ekonominë politike, politikën ekonomike etj.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja ose spjegimi që mund të ipet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste. 

Se këndejmi, si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë moderne ose bashkkohore, pos tjerash është qartësimi, identifikimi, artikulimi, shquarja, artikulimi, procesimi dhe postulimi i ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e njohur komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, integral, konvencional, komplementar ose superlativ, mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. 

Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.

Ndonëse, edhe termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar ose epistemologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon pra lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike. 

Ndryshe nga kjo, sipas Xhuzepe Mazinit (Guiseppe Mazzini) etj.., deri me "Paqën e Vestfalisë (1648) si dhe me arritjet dhe zhvillimët e mevonshme shkencore, industriale, teknologjike, ushtarake (luftarake) etj.,:" identiteti, individualiteti, eksksluziviteti, autenticiteti, integriteti dhe sovraniteti i njohur shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik i popujve (kombëve) dhe shtetëve të vogla, janë ruajtur ose siguruar kryesisht nga ana e shtetëve dhe kombëve të mëdha si Gjermania, Anglia, Austrohungaria, Franca etj. 

Me fjalë tjera, Kosovës dhe shqiptarëve, iu nevojitën patjetër racionalizmi kritik dhe empirizmi logjik ose dialektik së bashku me kritikën dhe etikën e njohur etnike, multietnike, multikulture, postkolonialiste, historizmin, pragmativizmin, teorinë e njohur shkencore, kulturore, feministe dhe metaestetike....Limiti ose kufiri i njohur shkencor dhe humanist në mes historizmit, patriotizmit, tradicionalizmit, idealizmit, materializmit, ekzistencializmit, realizmit, natytalizmit, semantizmit, sentimentalizmit, biehorvinizmit, ekstatizmit, fisksionit, abstrakcionit, pragmatizmit dhe realitetit të njohur objektiv dhe subjektive, dhe të ngjashme. 

E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.

Një digresion:

Filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike. 

 

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm ose dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura poltike, ushtatake, shkencore, industriale ose ekonomike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo "epistemologjinë revolucionare" të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)  

U mor vesh se filozofia e njohur amerikane, nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme mendore, intelektuale, fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian (sidomos atij gjerman ose anglo-sakson), respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë realiste dhe idealiste, nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan mepastaj edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën), transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin "kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan" të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezentuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s. 

Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, do angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë, të pavarur, sovran, autonom ose autentik, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik etj. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si "Journal of Speculative Philosophy", "Philosophical Review" etj.) i cili do triumfonte në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj. 

Me ç'rast, krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe "fenomenologjia" e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalist dhe materializmin kritik, biehorvial, dialektik ose ekzistencialist. 

Me fjalë tjera, duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shkencore ose humaniste. 

Në politikë të lartë dhe diplimaci, gjuha dhe fjalët e matura, të mençura, racionale, profesionale dhe intelgjente, gjithëmonë vijnë pas zemrës, shpirtit, emocionëve ose tensionëve të ndryshme dhe mendjes ose intelektit të lartë njerëzor. E sidomos aty dhe atëherë kur nuk keni asgjë të re për të shtuar ose për të thënë. 

Roli, misioni, narracioni, ose funksioni i njeriut të ditur, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent, në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' intelektuale, intelegjente, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimin e një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe etikës së njohur shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, intelektuale dhe profesionale në kuptimin shtetit dhe pushtetit si obligim ose përgjithësi e lartë morale, ligjore, intelektuale, profesionale etj.

Në Kosovë dhe Shqipëri ndodhë e kundërta, ku ngrihet, manipulohet, spekulohet, valorizohet ose glorifikohet çdo gjë që është njerëzore ose humane, dhe me veprimin e vet qetësues ose ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, diskredituara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formë tjetër në emër të ekzistencës së përbashkët. Gjegjësisht, në emër të burbonëve, zhirondimëve dhe jakobinëve të pakënaqur, ose në revoltë që në Kosovë dhe Shqipëri, nuk janë pak, por për eksport. 

Fajet kryesore i kanë mungesa e hetueshme e shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me, epshet, inatët, kapriciot, instiktët, urrejtjet, xhelozitë, egot ose libidot hakmarrëse, malicioze ose revanshiste të personave ose individëve të ndryshëm me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikofizike, psikosociale, profesionale dhe të tjera, të trafikuar ose kontrabanduar në informinin, publicistikën, (zhurnalistiken), politikën dhe politikëbërjen e Kosovës etj. 

Mëqe fjala ose termi (nocioni) kulturë, etimologjinë ose origjinën e vet e ka nga latinishtja "volere" që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual, profesional ose intelegjent, për t'i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera: Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, afazia, skribomania, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.  

Ndryshe nga kjo, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose 'botës' së tyre (të ç'rregulluar) mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. 

Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen.

Janë të padurueshëm, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë qortuese ose kritike nepër mediet e shkruara ose elektronike. 

Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë ndryshe, ose jashta "orbitës", gjegjësisht,  "alfabetit", "gramatikës", "logjikës" ose "filozofisë" së tyre bardh e zi. I vëjnë thikat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë editoriale, redaksionale, forumiane, kabinetike, institucionale, partiake, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ata. 

Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve, egove ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. 

Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, psikoatologjisë dhe 'tabula rasës' së përgjitjshme që i kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. 

I akuzojnë të tjerët për anomalitë dhe patologjitë e ndryshme objektive dhe subjektuve që i kanë sjellur ose shkaktuar vet. Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo çfare. 

Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare. 

Kujtoj se kjo mëse tepërmi ose mëse shpeshti ndodhë në shtetët ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë agjituese ose propagandistike"... Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarëve shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike, sociale, ekonomike etj. 

Një proverbë e njohur greke thotë se: "Të varfërëve, të fryerëve, të robëruarëve, të paditurëve, cinikëve të ndryshëm ose injorantëve, askush nuk u jep bukë, liri, çokolata, bombone, karamele, blatore ose dhurata të ndrydhme, por vetëm këshilla, urdhëra, diktate, ultimatume ose leksione të rënda."

Në instancë të fundit, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?  Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat