Disa refleksione lidhur me fleksibilitetin më të nevojshëm dhe me të theksuar të kryeministrit Kurti ndaj kërkesave pothuaj ultimative euro-amerikane!

Opinione

Disa refleksione lidhur me fleksibilitetin më të nevojshëm dhe me të theksuar të kryeministrit Kurti ndaj kërkesave pothuaj ultimative euro-amerikane!

Nga: PROF.DR.GAZMEND PULA Më: 3 korrik 2023 Në ora: 21:38
Prof.Dr.Gazmend Pula, ish-Ambasador i Kosovës në Shqipëri

Me pak humor dhe analogji, pak a shumë goditëse, veçanërisht sipas analogjisë se ‘kumbullave të tej-tharta’, e që f/aktorët e mëdhenjë global ju imponojnë dhe i detyrojnë madje edhe shtetet e forta, përfshirë madje edhe fuqitë mëdha si Gjermania, Japonia, Franca, që të mos flasim për shtetet minore evropiana apo latino-amerikane, që të “gëlltisin” të tilla “thartira kumbulllash” madje edhe kur janë ultra të tharta dhe të hidhura…! Dhe biles-biles edhe të thonë edhe të “pohojne” se ju pëlqejnë dhe se qenkërkan “jashtëzakonisht të shijshme”!

Dhe atë ju imponojnë formalisht dhe diplomatikisht me fjalë, slogane dhe argumentime dhe bukura dhe joshëse, e ne fakt sipas i detyrojnë me qasje se ‘ose do jeshë me ne, ose je me armikun’; ose në zhargonin amerikan anglez “it is our way, or the highway’. Dhe tërë këtë e aplikojnë si ndaj miqve dhe aleatëve, ashtu edhe ndaj armiqve dhe kundërshtarëve dmth “ose do jeshë me ne, ose me ata”…! Këtë e praktikojnë gjithnjë si pjese të ‘dietës disiplinueso-terapeutike’ politico-diplomatike detyrueso-koercive, që sipas tyre, është dhe do jetë e dobishme gjoja edhe për ata vetë!

Dhe ashtu i ‘disiplinojnë’ dhe i rreshtojnë si pulat e lagura, dhe si vazalë ordinerë, ‘ushtarë të dëgjueshëm te tyre’ dhe pionierë të uniformuar me shami madje…!

E lëne pastaj shtetet e vogla si Kosova, që i përkatësisht na kane çliruar vetë faktikisht, që I dhe na kane praktikisht në varësi dhe nën diktat të plotë! Sepse po të duan, e po t ju lëvërdisë në plan dhe interes më të gjere, ta ose na dhe ju bëjnë ‘punën’ si Irakut, Sirisë, Libisë, Libanit, Jemenit, Somalisë dhe ‘gjithësisë’…!

E ne, Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht, në definitivisht s’kemi nevojë për diçka të tillë…! Aq me tepër që ne, në fakt, dhe jo vetëm në këtë periudhe, ne jemi nën mbrojtje, varësi dhe protektorat te tyre të plotë si aleatët dhe çlirimtarët tanë! Dhe ata aktualisht, tani për tani, kanë disa prioritete të tjera, shumë më të rëndësishme –lexo invazioni dhe shpartallimi i Ukrainës nga Rusia si superfuqia më e madhe bërthamore në botë…! Si dhe e rrezikmi shumë serioz i rendit aktual botërorë te dominuar nga hegjemonia amerikane unipolare/njëpolare - dhe rivendosja e një ekuilibri të ri botërore multipolar/shumëpolësh që po zëvendësohet vendoset në vend të dominimit hegjemon unipolar amerikan të quajtur kollokuialisht ‘Pax Americana’ ose ‘Paqa Zotërues Amerikane’… !

Dhe tentim-pengimi i këtij ri-ekuilibrimi, ri-balancimi dhe ri-formësimi të rendit aktual botërore nga rendi unipolar gjer tani nën dominimin pothuaj të plotë amerikan globalisht, që tani qartazi po zhbëhet dhe po dobësohet dhe shpërbëhet e shkërmoqet me shpejtësi nga sfida dhe kontestimi ruso-kinez dhe nga shtetet tjera te ashtuquajtura ‘Global South ose Jugu Global’, kjo cështje përkatësisht para-pengimi i kësaj cështje, ka prioritet dhe rendësi pothuaj të pakontestueshme për Amerikanët…!

Dhe atë jo vetëm në plane rajonale, por, në rradhë të parë në global gjeo-strategjik dhe gjeo-politik…! Ngase ‘Pax Americana’ përkatësisht ‘Rendi Global Amerikan” tani më është i përballur dhe kontestuar fuqishëm dhe fare rrezikshëm - në planin ushtarak nga Rusia ne radhë te pare si rivali dhe kundërshtari me i fuqishëm ushtarak i Amerikës, që ka arrijtur ta tejkalojë ate në teknologjinë më të avansuar raketore hipersonike bërthamore që godasin me shpejtësi 1—25 fish më të shpejte se zeri dmth 10 mijë deri në 25 mije kilometra në orë. Dhe që madje lëvizin jo më në trajektore balistike standard drejtevizoro-parabolike, por, në trajektore tërësëisht të paparashikueshme dhe arbitrare stokastike, dhe prej të cilave thjeshtë nuk ka mbrojtje kundër-raketore – as amerkiane, e as edhe ndonjë tjetër, fakt ky që ështëe i dëshmuar dhe pranuar edhe nga nivelet me të larta të ekspertizës ushtarake amerikane.

Madje, kjo teknologji raketore hipesonike ruse, ka tejkaluar ate amerikane per një gjeneratë të tërë dhe po vijon më tej - dhe atë jo vetëm në Ukrainë që është aktualisht vetëm poligon i ballafaqimit dhe testimit indirekt amerkano/nato-ist me rusët, por, ka qartazi edhe makro dhe mega reperkusione potencialisht kërcnuese edhe globalisht…!

Por, njëkohësisht Amerika tani është e sfiduar rëndë edhe nga Kina në planin global ekonomik, në të cilin tanimë e ka tejkaluar Amerikën qenësisht në planin e vëllimit të zhvillimit dhe prodhimit industrial cilësore, si dhe në të ardhurat dhe fuqinë blerëse për kokë banori ndërkombtarisht të quajturin Poëer Purchasing Parity (PPP). Dhe qe benda kësaj dekade, Kina parashihet ta tejkalojë Amerikën edhe në nivelin e zhvillimin te përgjithshëm ekonomiko-industrial madje edhe përkah Bruto Prodhimi Shtetërorë apo Gross Domestic Product ie GDP. E poashtu dhe ne planin akademiko-arsimor dhe shkencor…!

Pale pastaj se aty tani është edhe India me zhvillim të vrullshëm ekonomik me shkalle rritje të GDP-se prej më se 5-6% në vit, dhe ate për me shumë se 10 vite dhe vazhdon të jetë ne rritje te vazhdueshme të mëtejmë…! Me të cilën tanimë e ka tejkaluar edhe Britaninë ish-imperiale dhe kolonizatore dhunuese, grabitqare dhe të pamëshirshme më se 1 shekullore të Indisë…! Me GDP-në prej rreth 5 mijë miliardë dollarëve, India është nominalisht tanimë fuqia e pestë në botë, dhe duke vazhduar të jetë në rritje te mëtejmë rapide do tejkalojeë së shpejti edhe Japonine dhe Gjermaninë duke kaluar ashtu në vendin e tretë më të fuqishëm në botë, dhe ate jo vetëm përkah GDP-ja…!

Për të mos folur pastaj për fuqitë e mëdha rajonale si Turqia, Irani, Koreja Veriore që është edhe fuqi nukleare ndonëse ekonomikisht mjaft e varfër, ap Pakistani poashtu bërthamor, apo Brazili, Indonezia, etj te cilave as edhe Amerika superfuqi nuk po arrin më të ju imponojë dhe ti detyrojë që të ju zbatojnë interesat e veta globale dhe bilaterale amerikane…!

Dhe për këto konsiderata, interesa dhe prioritete të pakonstestueshme primare dhe prioritare amerikane – përkatësisht të tentim-ruajtjes së dominimit të tyre global amerikan, përmes të ashtuquajturës ‘Pax Americana’, qoftë përmes forcës se tyre në venitje të qartë ushtarake, ekonomike apo edhe politike, e për shkak të përceptimit global të asaj politike imperiale amerikane, si një politkë hegjemonie koercive globale në kundërshti me normat demokratike botërore të kodifikuara ne Karten e Kombeve te Bashkuara…! Që po venitet dhe po dobësohet dhe shkërmoqet e zhbëhet dita-ditës…!

Prandaj, ne Shqiptarët përgjithësisht, dhe Kosova veçanërisht, duhet që me dashamirësinë, falënderimin, angazhimin dhe mirënjohjen tonë më të madhe - të plotë dhe të përhershme, do të duhet të kemi respekt të pakontestuar, te pa rezervë, dhe përkrahje dhe konsideratë të plotë dhe të pakusht politiko-taktiko-operative aktuale dhe të pandërprerë ndaj politikës dhe konsideratave, interesave dhe sygjerimeve praktiko-politike amerikane…!

Si dhe racionalitet e mirëkuptim të plotë si f/aktor të pjekur dhe të mençur politiko-veprues shqiptarë në përkkrahje të plotë, pa nëse dhe ose – ose si thonë gjermanët ‘ohne ëenn und aber’, dhe të tillë duhet të jemi, të mbetemi dhe të dëshmohemi pandërprerë…!

Sepse si thotë shprehja popullore, “Zoti Dhunën dhe Forcën nuk e don, por Dhuna dhe Forca Zotin nuk e pyet - fare, fare madje”…!

Me i ra shkurt dhe përmbledhur, Politikën dhe jetën reale e përcaktojnë Raporti i Forcave dhe Raporti i Interesave - dhe jo, e pakta jo aq shume, Principieliteti dhe Parimësia, Drejtësia apo Etika - nëse dhe për aq sa mund të bëhet fjale për to në këtë kontekst...!

Sepse po të ishte ashtu, Shqiptaret nuk do te ishin ende Popull i Ndare, dhe Kosova nën Serbi tanimë mbi 100 vjet…! Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë, madje së paku që nga Lufta e Parë Ballkanike, që nga tetori 1912…!

Dhe ç’ është e vërteta, nuk është se jemi ne te vetmit të tillë si Popull i Ndarë…! Ja ku janë Kurdët, Gjermanët, Palestinezët, Koreanët! E deri vonë edhe Vietnamezët që u ri-bashkuan vetëm falë luftës dhe sakrificave marramendëse të tyre prej më 4 milionë viktimave, të vrarëve…! Nga Amerikanët imperial të kohës, si dhe nga disa nga aleatët e tyre vazalë të bashkangjitur, për të mos folur për milonat e tjerë të plagosur dhe të gjymtuar, e pale pastaj për shkatërrimin e vendit dhe dërmimin e tërësishëm të popullit të goditur…!

Si edhe Koreanët të cilët patën po aq viktima në luftën e tyre të 1953-es, dhe u bombarduan dhe u shkatërruan, po ashtu nga Amerikanet imperial të kohës me aleatët e tyre vazalë, sa që nuk mbeti as gur mbi gur dhe as caqe për t’u bombarduar më në atë shtet dhe popull të shkatërruar me themel…! Dhe përkundër gjithë atij viktimizimi, Koreanët nuk arritjen të ri-bashkohen, as sot e kësaj dite, dhe mbeten sot e atë ditë Popull i Ndarë!

Për Gjermanët të mos flasim, pasi që e humben Luftën dhe u bombarduan dhe u bënë copë-copë nga Anglo-Amerikanet e kohës, të shtytyr në masë të madhe nga Churchill-I revanshist, madje edhe atëherë kur Lufta praktikisht kishte përfunduar dhe Gjermanët po pregaditeshin për të dorëzuar aleatëve perendimorë…! Dhe bombardimet Anglo-Amerikane ndaj tyre vazhduan pamëshirshëm, madje me bomba zjarrvënëse, në dhjetëra qytete gjermane që i dogjën dhe i shkatërruan në tërësi, sebashku me popullatën gjermane civile, dhe atë duke bombarduar mbi popullatën e pafajshme civile – në qytete ku nuk kishte fare caqe ushtarake…!

Praktikisht e bombarduan dhe e shkatërruan në përmasa të bombardimit atomik të shpërndare, te tipi japonezo-hiroshimian - shikuar për nga numri i viktimave dhe shkatërrimeve…! Dhe tokat gjermane poashtu i copëtuan dhe I grabiten…! Dhe 15 milionë gjermanë i dëbuan pamëshirshëm në pastrim masiv etnik dhe gjenocid masiv dhe tronditës nga tokat e tyre etnike - që ju dhanë te tjerëve…! Kryesisht Polakeve tanimë shume agresiv politikisht - madje edhe ndaj vete Gjermanëve…!

Si edhe Japonezet, qe i bombarduan me bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, sërish nga Anglo-Amerikanet imperial të kohës…! Dhe ate kryesisht vetëm për demonstrim dhune dhe fuqie pushtuese dhe imperiale, hakmarrje të tmerrshme ndaj vendit dhe popullit, si dhe për frikësuar dhe kërcënuar direkt f/aktorët të tjerë të mëdhenje gjeo-strategjik dhe ushtarak te kohës…!

Madje, për ti frikësuar dhe kërcnuar indiekt f/aktorët dhe aleatët më të fuqishëm të Luftës, madje-madje edhe atyre aleatëve që kishin pësuar numrin pakrahasueshëm më të madh të viktimave dhe shkatërrimeve prej disa dhjetëra milionë vetëm të vrarëve –pa llogaritur aty të plagosuritë dhe të gjëmtuarit…! Sipas statistikave dhe deklarimeve meritore historiografike të vrarë nga makinerial hitleriane e luftës ishin 39 milionë Rusë dhe popullatë tjtër n ëish-Bashkimin Sovjetik…! Dhe ata ishin të vrarët që barten barrën dhe peshën pakrahasueshëm më të madhe të fitores aleate në Luftën e Dytë Botërore! E për të mos folur për të plagosurit dhe të gjymtuarit dhe shkatërrimin pothuaj të plotë të vendit si dhe viktimat tjera të pafundme dhe të panumërta gjatë Luftës së Dytë Botërore…!

Madje bombardimet atomike te Amerikaneve në Hiroshima dhe Nagasaki u realizuan, edhe pse Lufta praktikisht ishte kryer, Japonezet po ju dorëzoheshin Amerikanëve, dhe po e përgatisnin edhe kapitullimin formal për të ju dorëzuar Amerikanëve, siq e pasqyron edhe realiteti aktual i Japonisë dhe Gjermanisë si aleatë të paepur dhe të dëgjueshëm të Amerikës…!

Për të vazhduar me çështjen e filluar, përkatësisht për Parime, Drejtësi dhe Çlirim e Vetëvendosje, patjetër se duhet thënë se ja vlen dhe duhet luftuar - madje fuqishëm dhe paepur…! Por, gjithnjë duke i patur parasysh rrethanat aktuale…! Dhe atë specifikisht dhe veçanërisht në kuptim të Raporteve të Forcave, si të atyre vetanake ashtu edhe atyre aleate, ashtu edhe të Raporteve te Interesave, sërish si të atyre vetanake ashtu edhe atyre aleate…!

Sepse si thotë populli, “Nëse dhe kur të hidhen /miqtë dhe përkrahësit e parespektuar sa dhe si duhet - apo akoma më keq kundërshtarët/, “jo veç që ta bojne, por edhe një thes kashte ta teprojnë”…! Dhe per dicka të tillë, ne shqiptaretët definitivisht nuk kemi nevojë…! Fare, fare, madje…!

Prandaj, don racionalitet dhe mençuri e maturi dhe përgjegjësi të plotë Politika…! Si edhe Jeta, përgjithësisht – dhe me patjetër…! Dhe atë përveç synimit, luftimit dhe angazhimit për Drejtësi, Dinjitet e Burrëri - edhe në kuptimin e përmendur më lartë - të konsideratës dhe respektimit të plote të Raportit të Forcave dhe të interesave!

Dhe e tëra ashtu që kostoja e përgjithshme e realizimit të objektivave tona madhore kombëtare dhe shtetërore, të jetë mundësisht sa më e vogël, ndërsa të arriturat dhe sukseset në realizimin e objektivave të popullit dhe vendit të jenë sa më të mëdha…!

Dhe do të jenë, patjetër se do të jenë! Qoftë edhe nëse në tërësinë e tyre, mund të jetë që do të mund arrijnë me ndonjë vonesë, qoftë edhe paksa më të madhe…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat