Kancelari Scholz bëri presion Edi Ramës t’i jap fund “Ballkani i Hapur”

Opinione

Kancelari Scholz bëri presion Edi Ramës t’i jap fund “Ballkani i Hapur”

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 korrik 2023 Në ora: 21:46
Autori Faton Mehmeti

I ulur në kafe në Ulqin, Edi Rama befasoi të gjithë me deklaratën e tij për “Ballkanin e Hapur”. Duke folur për projektin që me aq shumë forcë dhe fantaziëm e mbronte deri dje, Rama u shpreh: “Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi ."U habitën të gjithë, edhe Vuçiqi nuk beson ende se kjo ka ndodhur.

Projekti në fjalë për ty cilin që më fillim kemi theksuar se është serbo-rus për të shtri ndikim rus dhe serb në rajon, fatmirësisht po merr fund. U dëshmua se Kosova pati të drejt për refuzim të vazhdueshëm të pjesëmarrjes së saj, të gjithë e kuptuan, vetëm Rama për arsye që ai i di, me forcë e mbështeste këtë iniciativë.

Duket se pas ndryshimi të qëndrimit të Ramës qëndron presioni gjerman. Para pak ditësh kancelari gjerman Olaf Scholz, ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të quar tutje nismën e Berlinit që njihet, si "Procesi i Berlinit ", të cilin Rama me Ballkani i Hapur shprehej se nuk janë dy nisma kundërshtuese, ndonëse janë. Gjermania si lider evropian për Ballkanin, s’mund të lejonte vazhdimin e marrëzisë së rrezikshme e ndërtuar mbi marrëdhëniet personale të Ramës me Vuçiqin. Zhgënjimi i entuziazmit për “Procesin e Berlinit” është në fakt ceremoniali për varrimin e “Ballkanit të Hapur”.

Projekti ballkanik që shenjoi politikën e jashtme të Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur pas zhvillimeve që ndodhën brenda pak ditësh dhe kjo është pasojë ekskluzive e marrëdhënies personale Rama-Vuçiq. Sepse mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit kohët e fundit nisi një krisje, që po shkon drejt ndarjes përfundimtare. Megjithatë, nuk duhet besuar shumë Edi Ramës, minimumi duhet të kërkojë falje Kosovës për sulmet, linçimet për mos pjesëmarrjen në " Ballkanin e Hapur", tanimë nga vet Rama të quajtur të mbyllur, edhe mjaft të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat