Përse francezët e dhunshëm nuk marrin shembull nga shqiptarët e tej durueshëm?

Opinione

Përse francezët e dhunshëm nuk marrin shembull nga shqiptarët e tej durueshëm?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 4 korrik 2023 Në ora: 10:18
Xhevat Mustafa

Prej disa ditësh Franca ka përjetuar frikshëm e me shqetësim protesta të dhunshme. Skenat e paraqitura në ekrane janë me të vërtetë tronditëse, ngjashëm me ato të një lufte civile... Rrugë, rrugica, dyqane, automjete në flakë si dhe përleshje të egra mes protestuesve dhe forcave policore, në rreth 40.000 mijë vetë.

Shifra e të arrestuarve është rreth 1.400-1.500... Po kështu, është e lartë edhe shifra e të plagosurve nga të dy palët. Siç dihet gjithçka nisi dhe vazhdoi për vrasjen e një 17 vjeçari nga policia e shtetit...!  Në të kundërt apo në kontrast të madh, shqiptarët, që "vriten" për ditë nga  antishqiptarizmi e pashpirtësia ndaj shqiptarit të varfër e të thjeshtë; nga ndotja e ajrit dhe ujit; nga hormonet dhe pisllëqet e ushqimeve; nga keqqeverisja apo paqeverisja; nga kriminaliteti dhe emigracioni; nga kanabizimi dhe betonizimi; nga premtimet përralleske dhe mashtrimet e paskrupullta e të pashpirtra..., i vështrojnë skenat e protestave të dhunshme në Francë nga ekranet e kafeneve dhe pijetoreve, të stolave të lulishteve dhe nga bordurat në trotuare! Apo, meqenëse janë ditë të nxehta vere, edhe nga celularët nën çadra e nëpër shezlonge...të plazheve...

Qindra mijëra, shumica nga familje të varfëra, të përmbytura nga hallet dhe borxhet, kërcyen dhe kënduan si të çmendur apo droguar në koncertin e shtrenjtë paguar të këngëtarit spanjoll, zë dhe "yll" në fikje, Enrique Iglesias! Apo, duke "harruar" , se si vend e si popull, për nga niveli i pagave, pensioneve, mbështetjes sociale, mirëqenies..., demokratizmit dhe shtetit funksional ligjor e social, kemi qenë dhe jemi në shumicën e klasifikimeve të freskëta, ndër të fundit në Europë dhe botë!

Nuk ke ç'i thua: popull unikal, që vështirë t'i gjendet një tjetër i ngjashëm e për ta krahasuar, jo vetëm në Europë, por në botë..., sidomos për nga nënshtrimi 78 vjeçar apo i përjetshëm ndaj diktaturës komunisto- socialiste klasike, enveriste apo "moderniste", edramiste...!

Edhe më shqip dhe më popullorçe: me durim të tejskajshëm, përtej njerëzor, ngjashëm me të kuajve të karrocave apo buajve të qerreve! Për më tepër, që ka si kryeministër edhe një lider global..., mik për kokë me Xhorxh dhe Alex Soros, me Charles McGonigal...Këta kanë qenë e janë aq me ndikim në DASH sa të shpallin e të përmbysin me lavdërime e dekorata, edhe pa kontribute e merita, ose "mik të madh të Amerikës", ose, pa fakte të shumtë, të fortë e të papublikuar, "non grata"!

Apo, që e sjellin ish presidentin Bill Clinton në Tiranë, që meriton të shpallet "Hero kombëtar" në Kosovë dhe Shqipëri, për ta përdorur, fatkeqsisht edhe më rëndë e më keq, për ta turpëruar tani në pleqëri, për reklamë e fasadë, me qenien gati pas kurrizit të tij, të Alex Sorosit...Por, edhe duke u përqafuar me Edi Ramën, që "i ndjehet" akoma era e trupit të mikut të tij, Safet Gjici!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat