I sfidoj të gjithë ata që janë kundër Kosovës dhe që sot janë edhe kundër Albin Kurtit

Opinione

I sfidoj të gjithë ata që janë kundër Kosovës dhe që sot janë edhe kundër Albin Kurtit

Nga: Skënder Kapiti Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:23
Skënder Kapiti

Unë i sfidoj të gjithë ata politikanë, mediatikë, intelektualë e diplomatë shqiptarë, të cilët janë kundër Kosovës shqiptare, ata të cilët sot janë kundër Kurtit e Osmanit, kur në vënd që të jenë krah Kosovës, krah të drejtës së saj si shtet sovran dhe në mbrojtje të territorit të shtetit të Kosovës ata janë kundër.

I sfidoj dhe jam kundër atyre që veprojnë kundër kohës,kundër patriotizmit dhe kundër interesave kombëtare; jam kundër atyre dordolecëve pseudopatriotë të antikombit, jam kundër atyre që veprojnë haptazi por edhe djallëzisht, me finesë, me hipokrizi e me lloj-lloj alibirash që në thelb janë tradhti.

Tashmë dihet se cdo projekt apo marrëveshje e nisur nga Beogradi dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Shqipëria, nga kryeministri i saj, nga shumica e sferave politike,mediatike dhe intelektuale e Tiranës si ajo për korigjim kufijsh, ajo për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, ajo e Open Ballkanit, dhe të gjitha aventurat e serbëve në Kosovë për destabilizimin e Kosovës si këto të këtyre ditëve të fundit që synojnë shkatërrimin e institucioneve të Kosovës; të gjitha ato kanë një qëllim,atë për ndarjen dhe coptimin e Kosovës.

Projekte këto, antishqiptare por që mjerisht në një shkallë të konsiderueshne nuk është se këto projekte antiKosovë përbëjnë shqetësim apo shkaktojnë ndjesi e reagim pozitiv për Tiranën politike,diplomatike, akademike e mediatike për dëmin që i shkaktohet Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Të jesh kundër politikës së reciprocitetit që kërkon Kurti,dhe të kërkosh që Kosova t’i bashkangjitet projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur kur Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo nuk është gjë tjetër vetëm intrigë dhe thikë pas shpine Kosovës nga Tirana politike.

Të jesh dakord për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe e madje të pretendohet nga Kryeministri Rama i Shqipërisë se ka hartuar një Draft për këtë Bashkësi, je dakord që të krijohet një minishtet serb brënda Kosovës,ashtu sikurse pa e autorizuar kush,dhe pa pyetur Kosovën mori përsipër “misionin” për pajtimin shqiptaro-serb,kur Serbia as nuk ka pranuar minimalisht falje për krimin dhe genocidin kundër shqitarëve, kur Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe kur Serbia kurrë nuk u ndal në përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës. E madje Kryeministri shqiptar si model pajtimi i referohej citateve të antishqiptarit të madh Ivo Andriq , armikut të Kosovës e të Shqipërisë.

Shumë pakkush e tepër rrallë në Shqipëri ka intelektualë e politikanë që mbështesin dhe preokupohen për Kosovën, ata heshtin dhe nuk kritikojnë edhe atëhere kur duket sheshit atë se cfarë politika e Tiranës vepron tinëzisht por edhe hapur për interesa të veta dhe me indiferentizëm djallëzor por edhe hapur kundër Kosovës.

Kosovëdashësit dhe patriotët në Shqipëri janë parë si heretik nga pushteti e politika e Tiranës.

Më përpara dhe shumë e tepër më lehtë në Shqipëri kanë pasur favore minoritarët grekë, vlleh e sllavë se sa shqiptarët patriotë të Kosovës.

Por shqiptarët patriotë e kontributorë realë për Kosovën fatkeqësisht ata nuk janë respektuar as nga Kosova.

Kosova,institucionet dhe pushteti atje, kryesisht ai pushtet që u ndëshkua me merite në Shkurt 2021 edhe ato mirënjohje për shqiptarët nga Shqipëria i kanë bërë nisur nga akrabaja e interesa të ngushta politike, miqësish, korrupsioni, tarafesh e qokash. Dhe prandaj sot nga Shqipëria ndjehen të zhgënjyer edhe kontributorët e vërtetë për Kosovën nisur nga ajo mosmirënjohje që Kosova ka treguar ndaj tyre.

Nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë respekton madje individë të tillë si Baton Haxhiu te cilin e mban si këshilltar, dhe i cili eshte aq shumë i neveritshëm për shqiptarët e Kosovës.

Pse p.sh. Kosova nuk respekton intelektualë të tillë si Profesor Eshref Ymeri dhe Av. Spartak Ngjela e Ilir Malindi të cilët me aq përkushtim intelektual e shpirtërisht e duan dhe kontribuojnë aq shumë intelektualisht për Kosovën.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duke qenë se janë patriotë e të pakorruptuar dhe duke qenë kundër këtyre marrëveshjeve antishqiptare, prandaj ata sulmohen nga jo pak shqipfolës politikanë, intelektualë e mediatik serbofilë në Shqipëri të cilët kanë në genin politik të tyre sllavo-ortodoksizmin komunist fanatik antikombëtar. Albinin dhe Vjosën nuk I deshi dhe nuk i do politika e Tiranës,sepse politika e Tiranës është e zhytur në korrupsion,krim, tradhti e hajni deri në fyt, ashtu sikurse këta të dy nuk i do ishpushteti e as politika korruptive në Kosovë. Dordolecët politik, ata mediatik e intelektualizmi halabak akuzojnë Kurtin se nuk është në një linjë me SHBA e BE, por i pyes këta dordolecë se më antiamerikanë se sa korrupsioni dhe bartësit e tyre nuk ka, pasi SHBA korrupsionin e shikon si kërcënim kombëtar, dhe SHBA është e angazhuar për luftën kundër korrupsionit në shkallë globale.

Dhe nëse flitet si të pakorruptuar shëmbulli më i mirë për këtë janë Albini e Vjosa.

Duke qenë të pakorruptuar, Albini dhe Vjosa mbrojnë patriotizmin , shtetin dhe Kosovën , sepse të korruptuarit janë ata të cilët tradhtojnë e pranojnë kushte e presione në dëm të interesave kombetare sic bënin paraardhësit e Kurtit e Osmanit: Thaci, Mustafa,Haradinaj e kompani, pasojat e të cilëve po i vuajnë sot Kurti, Osmani e Kosova.

Albini, Vjosa e Kosova nuk kanë nevojë as për “këshillat” as të Edi Ramës dhe as të sojit diplomatik të nje farë Fatos Tarifa, dhe as të Mero Bazes, Kreshnik Spahiut, Buzhalës, Baton Stanishiqit, Milaim Zekës me të tjerë si këta.

Ky Fatos Tarifa që mbahet si diplomat , po i sjell në kujtesë atij dhe të tjerëve si ai që ta marrin si leksion politik,diplomatik e historik ky Tarifa,kryeministri dhe të gjithë ata që sot janë kundër Albin Kurtit kur zonja Merkel, ajo që nuk lejoi coptimin e Kosovës sipas planit Rama-Thaci-Vuicic.

Ish-kancelarja gjermane deklarohej para gazetarëve se: Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet.

Ajo deklaroi se shteti Shqiptar duhet të punojë fort për mbrojtjen e popullit Shqiptar në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë

Në fund kancelarja u shpreh se dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së.

E pyetur nga një gazetar Gjerman se pse Merkel po kujdeset kaq shum për Shqiptarët? Ajo u përgjigj shkurt: Ja u kemi borxh.

Pra, kjo është e mjaftueshme për dordolecët intelektualë, psaeudodiplomatë e fallcopatriotë që të mësojnë të vërtetën dhe për detyrën që ka Shqipëria për të mbështetur Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, dhe jo kryeministri dhe sejmenët e servilët rreth tij bëhen palë me serbët ,me projektet e tyre antishqiptare kundër shtetit të Kosovës.

Pra zonja Merkel thotë se“dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së”, kurse Edi Rama e Tarifa me qorrollepës intelektualë të tjerë thonë se Kosovën Shqiptare e krijuan të tjerët me bomba.

Ky “njeriu”Tarifa po i them njeriu sepse ashtu ai i drejtohet edhe kryemistrit të Kosovës, gjë e cila tregon nivelin mjeran e ordiner kulturor të këtij diplomati,për të cilin nuk ka nevojë Kosova, ashtu sikurse që nuk ka nevojë as për Edi Ramën dhe as për shpurën intelektuale antikosovare dhe antinacionaliste të formësuar në kohën e regjimit komunist.

Ky farë diplomati me arrogancë dhe egoizëm i drejtohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me fjalën “ky njeri”, gjë që tregon se aq shumë e urren Kurtin sa që nuk i thotë Kryeministër apo Z. Kurti, dhe nuk i thotë Vucicit, mikut të Edi Ramës “ky njeri” i cili shantazhon ,provokon dhe përpiqet të destabilizojë e të shkatërrojë shtetin e Kosovës. Pra shikoni këtë dioplomat i cili nuk respekton as vullnetin e shqiptarëve të Kosovës që e votuan Kurtin ,sepse këtë gjë nuk e dëshironte as Rama

E kritikon Kurtin se po del kundër të gjithëve , por Kurti bën mirë që del së pari kundër të gjithë shpurës antiKosovë në Shqipëri e Kosovë, të cilët nën maskën e diplomatit apo të intelektualit bëjnë sikur ata e duan aq shumë Kosovën, më shumë se sa Kurti.E gjithë ajo shpurë intelektuale e mediatike e Tiranës që sot i janë vërsulur Kurtit,janë në një linjë antiKosovë me Kryeministrin Edi Rama, ky Edi Rama që nxjerr vizion e harton “projekte” e drafte antikombëtare si don Serbia, por që i dalin skarco si pikturat zhgarravina se as atë si profesion të tij nuk e bën dot.Ky kopjac konceptesh si “Këshilli i të Urtëve”, “Bërthama Strategjike”, “Rilindje” dhe ekip rilindasish në qeverisje që rezoltojnë në sekte hajdutësh, trafikantësh e të korruptuarish Socialiste e deri te simbolikat e retorikat populiste mashtruese, mëndja e një njeriu që punon e fantazon djallëzisht, pabesisht, keq e mbrapsht.

Qëndrimi i shqipfolësve kundër Kurtit në këto kohë të vështira për Kosovën ka zbuluar se cilët janë dhe se sa kombëtare janë këta shtetarë, politikanë,mediatikë,gazetarë e opinionistë nga Shqipëria, të cilët nuk thonë një fjalë dhe nuk mbrojnë shqiptarët e Kosovës Lindore,nuk i kërkojnë llogari Serbisë për shkeljet e rënda të lirive dhe të të drejtave kombëtare të shqiptarëve atje. Por kryeministri i Shqipërisë na propozon draft për minoritetin serb në Kosovë dhe kërkon edhe Konferencë për zgjidhen e krizës në Kosovë ,kur këtë krizë e ka zgjidhur Lufta e UCK dhe e NATO-s, shpallja e Pavarësisë së Kosovës e njohur nga shumica e vëndeve e shteteve të Botës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare. Dhe cfarë Konference don të “iniciojë” ky Edi Rama, dhe e pyesim atë se: a e njeh ai Shtetin e Kosovës.Edi, Kosova nuk ka nevojë për fantaimagjinatat e tua, sepse Kosova ka shtetin,ka kushtetutën ,ka institucionet dhe qeverinë e vet. Shiko punët e tua që ke instaluar në Shqipëri sistemin e narko-korrupsionit e ku prej atij sistemi shqiptarët po largohen nga Shqipëria për ditë.

Edhe një farë Kreshnik Spahiu, i cili dështoi rëndë si kryetar i Aleancës KUQEZI, me demek sikur ishte patriot e për komb tani na është bërë përsëri në një linjë me Ramën kundër Kurtit kur thotë se:”Albin Kurti po humb në paqe, ato që Kosova i fitoi me luftë”! Je i vogël Kreshnik për të dhënë leksione një injorant diplomat si ti, sepse dhe nuk ke as edhe ndonjë kontribut për Kosovën, pavarësisht se thoje se jam nipi i këtij apo atij patrioti.

Kreshnik, po është e vërtetë se Kosova e fitoi luftën ,por duhet të fitohet edhe paqja, sepse këtë e kanë thënë shumë e shumë të tjerë para teje, dhe ti nuk e di se si fitohet paqja. More i vogli politikan e pseudopatriot Kreshniku ,kush më shumë se Albin Kurti përpiqet për të fituar paqen, për të mposhtur korrupsion,për të ndërtuar shtetin ligjor,dhe për të mbrojtur territorin e Kosovës?

A mos duhet fituar paqja duke i dhënë gjithcka cfar don Beogradi, sepse po mori Serbia cfarë ajo dëshiron në Kosovë, tokat e trojet me pasuri jetike minerare e ujore atëhere pse u bë lufta more Kreshnik superdështaku politik.Ti dështaku patriot Kreshnik, dhe disa të tjerë intelektualësh apo ndonjë farë diplomati servil e urreni Kurtin nga xhelozia sepse ty nuk të besoi kush për patriot në Shqipëri,kurse Kurtin e votoi Kosova dhe ia besoi atij pushtetin. Vazhdon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat