SHBA dhe BE, fajtor kryesor për eskalimet e situatës në veriun e Mitrovicës është Serbia e jo Kosova

Opinione

SHBA dhe BE, fajtor kryesor për eskalimet e situatës në veriun e Mitrovicës është Serbia e jo Kosova

Nga: Ejup Berisha Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:54
Ejup Berisha

Kërcënimet e SHBA-ve dhe të BE-së dhe sanksionet e miratuara nga kjo e fundit ndaj Kosovës, vendit që nuk bën asnjë të keqe sepse do ta shtrijë sovraniteti e saj shtetëror në pjesën veriore të Mitrovicës.  Gjithashtu, tentimi i saj është që edhe atje të zbatohen kushtetua dhe ligjet e RKS-së, janë njëjtë sikurse ta kërcënosh apo ta sanksionosh nxënesin apo studentin e shkëlqyeshëm dhe të zellshëm pse mëson apo dhe studjon shumë dhe ka marrë nota të shkëlqyeshme 5 dhe 10. Apo sikurse ta dënosh punëtorin e zotë dhe të vyeshëm që shkon rregullisht në punë dhe bën punë gati dy fish më shumë se punëtorët e tjerë si dhe është më i vyeshëm e më i lëverdishëm e më i çmueshëm në ndërmarrjen apo dhe në organizatën ku punon. Ta dënosh psh shkencëtarin apo zbuluesin gjenial që ka bërë zbulim të çmueshëm epokal. Apo, t’i shqiptosh dënim pilotit që me shumë sukses e ka fluturuar aeroplanin dhe i ka dërguar udhëtarët e linjës shëndoshë, mirë e rehat në destinacionin e tyre të preferuar.

Këta individ që u përmendën nuk meritojnë kërcënime dhe dënime, por të njëjtit meritojnë mirënjohje dhe shpërblime. Por jo, sipas logjikës së fundit të SHBA-ve dhe të BE-së, subjektet shtetërore të Kosovës të cilat janë parimore dhe konsekuente në rrugën e drejtësisë dhe zbatimit të parimeve kushtetuese e juridike duhet të kërcënohen dhe të sanksionohen me masa të ndryshme ndëshkuese. Apo dhe të gjithë ata individ që u përmendën më lartë duhet të kërcënohen e të denohen dhe atë shumë ashpër.

Kjo nuk është konform logjikës së shëndoshë të Perëndise, logjikës njerëzore dhe asaj morale.  Dhe sipas kësaj logjike duhet të sanksionohet edhe elita politike e Kosovës për faktin se insiston të ketë kushtetueshmëri, ligjshmëri rend dhe rregull në pjesën veriore të territorit të vet. Vlerësoj se SHBA-të dhe BE-ja asnjëherë nuk kanë logjikuar dhe vepruar kaq mbrapsht dhe jo drejtë ndaj ndonje shteti siç po veprojnë tani mbrapsht dhe pa vend ndaj Republikës së Kosovës, që siç thashë insiston të zbaton parime pozitive të të drejtës vendore dhe ndërkombëtare në pjesën veriore të Mitrovicës të pranuara, të  miratuara dhe të perkrahura edhe nga vet SHBA-të dhe BE-ja.

A mund t’i sqarojnë apo t’i arsyetojnë kërcënimet dhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës përfaqësuesit shtetërorë dhe politikë, amerikanë dhe europjanë. Jo nuk munden a e dini pse, sepse çasja e tanishme e tyre ndaj Kosovës është jo e drejtë jo korrekte dhe e pakuptimë. Amerikanët dhe europianët duhet ta kenë të qartë se Serbia e ka provokuar, po e provokon dhe do të vazhdon ta provokon Kosovën e jo anasjelltas dhe sipas këtij realiteti në shenjestër të tyre duhet te jetë Serbia e jo Kosova. Në bankën e të akuzuarve duhet të jetë Serbia e jo Kosova. 

Prandaj këta le t’i ndalin vërejtjet kërcënimet, sulmet dhe sanksionet ndaj Kosovës dhe të njëjtat le t’i adresojnë ndaj Serbisë. Pra dënimi i takon atij që e projekton dhe e zbaton agresionin dhe dhunën e jo viktima të ketë pasoja sepse ajo e ka pësuar mjaft nga agresori. Përsëris edhe njëherë se Serbia është ajo që me shekuj e provokon Kosovën dhe asaj ja rrezikon sovranitetin, integritetin si dhe subjektivitetin shtetëror dhe juridik Kosovës e jo kjo Serbisë. Duhet një rishikim i arsyeshëm i qëndrimeve, qasjeve dhe veprimeve pavend dhe të parealta ndaj Kosovës.

Në bankën e të akuzuarve BE dhe SHBA-të e kanë ulur subjektin e gabuar Kosovën të sulmuar dhe të rrezikuar nga të gjitha anët dhe me të gjitha mjetet dhe veprimet nga Serbia. Pra duhet të jetë situata e kundërt Serbia si agresore dhe prishëse e rendit, rregullit dhe paqes botërore duhet të jetë e sanksionuar. Mos i hipni në qafë Kosovës por në qafë hipni fajtorit të vërtetë dhe të realtë Serbisë. Kjo po lufton për uzurpim territoral të huaj, për vrasje të reja, për vjedhje dhe për veprime të shëmtuara e kriminale. E Kosova po lufton për kushtetueshmëri, ligjshmëri për sovranitet dhe integritet teritorial në tërë teritorin e saj. SHBA dhe BE kursene Kosovën nga kërcënimet sulmet dhe sanksionet të padrejta, të paarsyeshme dhe pa vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat