Për ditëlindjen ose ditën e pavarësisë së SHBA-së

Opinione

Për ditëlindjen ose ditën e pavarësisë së SHBA-së

Nga: Agron Shabani Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:36
Agron Shabani

"Askujt nuk i frikësohem me shumë, se sa ndarjes së SHBA-së në dy parti ose blloqe të mëdha rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën", do thoshte dikur John Adamson në stilin dhe cilësinë e njohur të njërit prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të Kushtetutës së njohur Amerikane " Cheks and Balances" (Rregullat dhe kontrolli) dhe Presindentit të Dytë Amerikan pas Georg Washtingtonit. Duke aluduar (pleduar) asokohe në ndarjet, divergjencat, diskrepancat, disonancat, averzionet dhe antagonizmat e shumëta politike, konceptuale, ideologjike, sociale, ekonomike dhe të tjera në mes " blloukt republikan" dhe " bllokut demokrat" në SHBA-së, apo, si u thonin asokohe " antifederalistëve centralistë" (republikanëve) dhe "federalistëve demokrat" (demokratëve).

Se këndejmi, pavarësisht asaj nëse "populistët", "bull moosët", "dixiecratët", të "gjelberit" ose "watchdogs-ët" tjerë si "parti të treta" ose sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, ideologjike ose metodologjike si "pjesë të rëndësishme" ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale, institucionale, ligjore, qytetare dhe demokratike në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane, të themeluar në vitin 1854) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate, të themeluar në vitin 1793) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale, konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së.

U mor vesh se në Shtetet e Bashkuara, fjalën kryesore e kanë Kushtetuta e njohur amerikane "Constitucion of United States of Amerika" ose "Cheks and Balances", së bashku me Kolegjin e lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe  Komisioni i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit amerikan.

Ndonëse, sipas Konventës së njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së "Checks and Balances" (Rregullat dhe Kontrolli) -të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj "Kongresit kontinental" të Philadephias së vitit 1744: Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak amerikan. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavaresise së njohur të SHBA-së, Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsoni, Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë. Kjo pra deri me firmosjen e Konventës se lartëpërmendur konstitucionale dhe juridike "Checks and Balances"(Rregullat dhe kontrolli) në Philadelphia gjatë vitit 1787.

Ndaj, edhe përkunder asaj se asokohe kishte të atillë (si toristët) që ende vazhdonin të simpatizonin mbretin Xhorxh dhe "sundimin britanik"në SHBA-së dhe të tjerët (viganët) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja sovrane dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e re e SHBA-së, asokohe dhe deri me sot, do u ofrojnë të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese, juridike, politike, sociale, ekonomike etj. Gjithnjë duke menduar këtu në rolin dhe ndikimin e fuqishëm dhe historik të Dy Partive të Mëdha (Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane) në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të SHBA-së. 

Gjithashtu duhet theksuar se "federalistët amerikan", atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,"antifederalistët amerikan", e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe "frytët" ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë. 

Shih për këtë, "antifederalistët demokrat" nga ana e "federalistëve republikan" në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si "demokrat radikalist" etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë, përkatësisht, të "metodave revolucionare" të "apostujve të lirisë" ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin nga ana e taborit të  "antifederalistëve demokrat" në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.

Gjatë luftës dhe revolucionit të njohur të popullit ose kombit të madh amerikan-për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga diktati, monopoli ose "kurora" mbretërore ose kolonialiste e Anglisë ose Britanisë së Madhe etj.,-nën udhëheqjen ose komandimin e G. Washingtonit, A. Hamiltonit, Th. Adamsonit, Th. Jeffersonit etj.: Amerikanët asokohe u ndihmuan ose mbështeten edhe nga 2O. OOO luftëtarët ose vullnetarët e njohur gjerman, si dhe nga strateg ose vullnetar të tjerë ushtarak nga Europa si M. J. d' Motier de Lafayette, C. H de Saint Simon, T. A Kosciuszko dhe të tjerë.

Ndonëse, përveç John Adamsonit, si duket askujt nuk i kishte shkuar ndërmend  asokohe mbi ndarjen ose pozicionimin e shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan në dy blloqe, tabore ose parti të mëdhe rivale, dhe shpeshherë edhe kundërshtare ose antagoniste me njëra tjetrën. Apo, si u thonin asokohe " antifederalistët centralistë" (republikanët) dhe "federalistët demokrat" (demokratët). 

Dikur me vonë nga blloqet ose taborët rivale, do lindnin dhe themelohëshin dy partitë e mëdha institucionale dhe konstitucionale në SHBA-s.: The Grand Old Party ( Partia Republikane, e themeluar në vitin 1854) dhe të Party of the People (Partia Demokrate, e themeluar në vitin 1793).

Sidoqoftë, Partia Republikane e Abraham Lincolnit, Rooseveltit, Eisenhowerit, Ronald Reganit etj., si dhe Partia Demokrate e Thomas Jeffersonit, Franklin Rooseveltit, Xh.F. Kenedyt, Bill Clintonit etj... Për mendimet dhe vlerësimet e njohura të shumë politologëve, historianëve, sociologëve ,filozofëve dhe studiuesve ose analistëve të ndryshëm të fushave dhe disiplinave të tjera shkencore dhe metodologjike, paraqesin "dy kokat krenare dhe kryengritëse" të patriotizmit dhe demokracisë së njohur amerikane. Kjo pavarësisht kursit ose filozofisë politike të presidentëve të ndryshëm republikan ose demokrat në SHBA-së. 

Amerika (SHBA-s)-janë supefuqi planetare, kampion të lirisë, paqës, demokracisë dhe sigurisë globale dhe universale të globit ose planetit tonë. 

Ndaj, 4 korriku -Dita e Pavarësisë së SHBA-s, rëndomë zgjonë kurreshtje ose interesim të madh gjithandej globit. E sidomos në Kosovë. 

Një trohë histori nga e kaluara....

Siç dihet, me 4 Koriik të vitit të largët 1776, pas Kongresit të Parë Konstitucional dhe Juridik të Philadelphisë (Filadelfisë) me 1774, si dhe fitorës së parë ushtarake ose luftarake të ushtrisë amerikane-kundë ushtrisë angleze ose britanike -nën udhëheqjen ose komandimin e George Washingtonit (Gjorgj Uashingtonit) në vitin 1775: Nën drejtimin e Thomas Jeffersonit, George Washingtonit dhe John Adamsit, në Philadelphia (Filadelfia) -do shpallet dhe miratohet unaninimisht Deklarata e njohur Amerikane e Pavarësisë. Bëhët fjalë mbi pavarësinë e superfuqisë së vetme dhe kryesore të globit, respektivisht, garantuesen kryesore të paqës, lirisë, demokracisë dhe sigurisë globale ose universale në botën ose planetën tonë, siç janë SHBA-s.

Ndonëse, luftës së lavdishme të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike nga 'kurora mbretërore' angleze ose britanike: I kanë paraprirë luftërat e njohura koloniale ose imperialiste të Francës, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, si dhe fuqive tjera koloniale ose imperialiste për Amerikën Veriore, Qëndore si dhe për Amerikën Latine ose Jugore. 

Kështu që për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes "kolonive franceze" dhe "kolonive angleze" në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj.

Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura "lufta e vogël" imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me "Paqën e Parisit" me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi "klubi i fuqive kolonialiste" në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë. 

Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana, Misissippi, Misouri etj.

Pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut  etj., sè bashku me historitè e njohura tè William Pennyt, William Pittit etj. E sidomos luften dhe revolucionin e njohur të shtetit dhe popullit të madh amerikan për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga kurora u huaj imperiale ose kolonialiste të kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

Ndryshe nga kjo, kolonialistët spanjoll në Amerikën Jugore ose Amerikën Latine ( si Pizzaro, Cortes, Alvares, Sançez etj.) -thuhet të kenë qenë të egër ose tepër brutal gjatë invadimeve të tyre ushtarako-policore në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Latine etj. 

Në një botë me plot sfida dhe rreziqe:

Në vitin e largët 186O, për President të SHBA-s ishte zgjedhur dhe emruar kandidati republikan, Abraham Lincoln i cili nuk shihej me sy të mirë nga farmerët ose shtresat e varfëra në Jug të SHBA-s. Duke shkaktuar kështu revoltë ose një kryengritje të armatosur në jugun amerikan, nga e cila pak me vonë do shpërhtente edhe lufta qytetare (veri-jug ) në Shtetët e Bashkuara të Amerikës!

Ndërkaq, si pasojë ose rezultat i saj, me 2O. 12. 186O: Karolina e Jugut (South Carolina) e kishte filluar procesin ose aksionin e saj separatist ose secesionist (antikushtetutes) të ndarjes ose shkëputjes së saj nga SHBA-s!  Për t'u pasuar nga Misissipi, Florida, Alabama, Georgia, Louisiana, Texasi, Virgjinia, Arkanzasi, Tenessee dhe Karolina e Veriut (North Carolina) të cilat, me 4 shkurt të vitit 1861, në Montgomery, e kishin shpallur dhe miratuar ngritjen ose themelimin e "Konfederatës amerikane të shtetëve të jugut" me seli në Richmond. Duke zgjedhur asokohe J. Davisin për President të "Konfederatës së Jugut"!

Presidenti Lincoln në fjalimin e tij inaugurues me 4 mars të vitit 1861, e kishte shpallur të paligjshme dhe antikushtetuese të të ashquajtuarën "konfederatën e jugut".

Ndonëse, me me 12 prill të vitit 1861, forcat anarkiste dhe secesioniste të Jugut, e kishin granatuar ose bombarduar Fort Sumterin, në hyrje të portit (limanit) të Charlstownit, duke shënuar kështu fillimin e luftës së përgjakshme qytetare në SHBA-s. 

Ndërkohë që gjatë luftës qytetare në SHBA-s, Presidenti Lincoln i kishte firmosur dhe aplikuar edhe 2 (dy) aktet ose ligjet e njohura konvencionale dhe historike si "Homestead Act" dhe "Emancipation Act".

Ndërkaq, vetëm pak ditë pas kapitullimit ushtarak të forcave separatiste ose secesioniste të Jugut ( O9. O4. 1865): Presidenti Lincoln do vritej me atentat nga fanatikët ose ekstremistët e ndryshem anarkist dhe secesionist:  Lufta e mesipërme qytetare në SHBA-s, e cila ishte mbyllur me fitorën historike si thuhët të Veriut të pasur dhe konstitucional-kundër Jugut të varfër dhe antikonstitucional ose secesionist, të dyja palëve asokohe u kishte shkaktuar humbje, viktima ose shkatërrime të shumëta njerëzore, materiale, politike, historike etj.

Ndryshe nga kjo, vetëm dy-tre dekada pas luftës së mesipërme qytetare: SHBA-s do ngriten në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë. Me ç'rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë.

Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët e Bursës së famshme të New Yorkut, ata të Holivoodit dhe kështu me radhë. 

Në Çikago të SHBA-s, pos katerdave të shquara të politologjisë dhe psikologjisë, ndodhët edhe selia e Federatës së Punëtorëve Amerikan ("American Federation of Labor, ATL) etj.

U mor vesh se edhe sot e kësaj dite, shteti dhe shoqëria amerikane vazhdojnë të jenë të polarizuar dhe bukerizuar nepër kampe (blloqe), trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme politike, partiake, rajonale, regjionale, konceltuale, ideologjike etj. 

Edhe Presidentin Biden dhe Administrata e tij në Washington DC, në fillim u përballen më sfida, dilema dhe pikëpyetje të shumëta. Për të mos thënë me formula dhe ekuacione të reja me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. Plus inflacioni në rritje, papunësia e lartë asokohe etj...të cilat thuhet se e tejkaluan me kohë.

Për me tepër ndërkaq: Luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga 'kurora' e hujaj mbretërore ose monarkiste, pos tjerash, sollën ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.

Se këndejmi, pas vdekjës së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuader të "politikës së dollarit" dhe "dyerve të hapura", Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të "kongresëve", "marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine", i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.

Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker's of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriinimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women's Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj.,do futët në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.


Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921, Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme koniukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, ku Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një "politikë të pavarur" ose "neutrale" të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e "bllokadës detare" dhe fillimin e "luftës së pakufijshme nëndetare" nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të "Antantës së Madhe" dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane nga ato gjermane, gjegjësisht të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e "Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917. 

Ndërkaq, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan 'plan-programin' e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të "Antantës së Madhe" -kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të "marrëveshjes separate" me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose interaktiv ndaj vendimëve të rënda të "Antantës së Madhe" kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" me 1919.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë "vitëve të njëzeta" të njohura si "të njëzetat e arta (golden twentis)" të shekullit të kaluar, në kuader të "neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës": SHBA-s nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një "politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste" në raport me të tjerët. 


Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur "Ku Klux Klan" së bashku me të "Premtën e zezë" në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-së etj.

Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, gjithashtu ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e  Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej "fuqive të njejta"ose të "barabarta" me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke i ngritur ose projektuar "New Dealin" ose "Kartèn e Atlantikut" tè Presidentit Amerikan, Roosevelt me Kryeministrin britanik, Churchill në luftëanijen britanike "Prince of Walles" me 14 Korrik 1941 së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHBA-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, "Planin Marëshall" të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nèntor 1941, ishte mbajtur nè Moskè konferenca sekrete e tè deleguarve ushtarako-politik tè SHBA-s, Britanisè sè Madhe dhe Rusisè (BRSS-s) nè luftè kundèr Gjermanisè ose ndaj "paktit tè çeliktè" Romè-Berlin-Tokio. Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942  ishte mbajtur ose organizuar "Traktati i Rios" kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake "Pearl Harbor" të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si "bastione gjermano-italiane" në Amerikën Latine.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të "koalicionit të madh antihitlerian" si "Cash and Carry", "Lend-Lease Act", "Neutrality Act" , Hopkins Act" (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe" të miratuara dhe ratifikuara gjatë "konferncës ushtarake" në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj. 

Pa i harruar këtu edhe "Konferencat" ose "Traktatët e Casablancës", "Jaltës", "Teheranit" etj...Për të arritur kështu deri në fillimët e ish "luftës së ftohtë" dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos ish "Traktatit të Varshavës" të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.

SHBA-s dhe formula ose doktrina e njohur amerikane: Të fuqishmit dhe fitimtarët nuk i përseritin kurrë gafat ose gabimet e njëjta nga e kaluara:

"Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin, madje në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në tërë rruzullin tonë tokësorë, atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetët e Bashkuara në këtë sfond të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale.", do theksonte dikur ish presidenti i njohur amerikan, Herbert Hoover në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së. Gjegjësisht, të paqës dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist tè Perëndimit. 

Platforma ose formula e  presidentit Hoover, me kalimin e kohës do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. 

Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg, i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949, nga ana e tij asokohe do shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe (epokale dhe historike) të Shtetëve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: "SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, ashtu siç janë në të vërtetë." 

Ndërkaq, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, siç u cek me sipèr, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake "Fulton" të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe "Doktrinën" e njohur të presidentit Truman.

Ndonëse, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane "Roll Back", e cila e detektuar ( dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe doktrinën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë, në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës ,stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë, gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste. 

Përderisa, Presidenti D.Eisennhower do e bënte të qartë dhe tepër sublime "Makartizmin", respektivisht, Formulën ose Doktrinën e famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër, në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose kinezo-maovist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive. 

Ndonëse pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin (shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varashavës" dhe kështu me radhë.

Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar  dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe "zbuluar" në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe  kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në nivel global ose universal.


Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare: Duhet vërë theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, në të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutelja e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. 

Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas "marëshimit të papritur" të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në "paralelën e njohur numër 38" të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture "status quoje" ose "paqjeje të fluidshme" dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953. Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe "fazën" ose "etapën e dytë" të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët me rastin e testimit të pare nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së  me1949 etj. 

Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj. Gjegjësisht, e ashtuquajtura "lufta" e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Mesme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (Me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John F. Kennedy në vitin 1963 si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare. Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.

Se këndejmi, me qëllim të "rrethimit global" të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme, SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose "traktatësh" të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si "Nato Pakt" në vitin 1949, "Rio Pakt" po ashtu me 1949, "Anzus Pakt" në vitin 1951/ 1952, "Seato Pakt" me 1954, "Cento Pakt" me 1955, "Teheran Pakt", "Bagdad Pakt", "Okinava Treaty" dhe kështu me radhë.


Ndërkohë që në kuader të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ose atomik asokohe e kishte arrirë shifren trishtuese ose alarmante prej 5O Megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, 2O milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshaves" në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike së bashku me simotrën e sajë në ish Jugosllavi etj.

Marëdhëniët ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do reformohen, ridizajnohen, emancipohën dhe kurorëzohen me rastin e ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi dhe në ish Bashkimin Sovjetik për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt ose hemisfera e errët ruso-serbe. Respektivisht, nga çizmja dhe tutelja e egër bolshevike ose socialkomuniste. Duke e vërë theksin në lufërat dhe përpjekjet e shquara çlirimtare dhe patriotike në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në luftën legjendare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosove! 

SHBA-së dhe 1OO mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e paqës dhe sigurisë së re globale ose universale!

Për me tepër ndërkaq, ndërkohë që marëdhëniët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të lartëpërmendura bipolare ose bllokiste, sic u cek edhe me lartë i kanë karakterizuar dhe dominar ish "lufta për Gjermaninë", lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike,ushtarake, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së: Marëdhëniët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe (fundamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat "lufterat" ose "konfliktët e reja" ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Rusisë, Kinës etj,  pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. 

Ç'është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim "ndarjen ose copëtimin e SHBA-së" në "Veriun e pasur" dhe Jugun e varfër" si dikur (1861-1865) së bashku me rënien ose përmbysjen e rendit botëror dhe sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.

Se këndejmi, në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :"SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!", fund i citatit. Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tandemin) e ri ruso-kinez si "pandan" ose "arrë të fortë" kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.

Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut, thuhet se është njëri prej rajonëve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin. Për Nagorni Karabahun, në të kaluarën dhe deri me sot, janë zhvilluar luftëra ose konflikte të shumëta në mes Rusisë dhe Turqisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë dhe kështu me radhë. Ndaj, ajo që të bie në sy në luftën ose konfliktin e njohur në mes Azerbejxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabahun, pos tjerash, është fakti i njohur se Azerbejxhanin vazhdimisht e kanë ndihmuar ose mbështetur ushtarakisht Turqia dhe Izraeli, ndërsa Armeninë- Rusia dhe Irani. Pse (përse) kjo? Edhe pse shumica e popullsisë së Iranit dhe Azerbejxhanit, janë musliman të sekteti ose tarikut shiitë (shiia): Irani dhe Azerbejxhani kanë probleme ose mospajtime të shumëta për rreth zonës kufitare, ku Azerbejxhani presupozon se pjesa kryesore e teritorit të sotëm (aktual) të Iranit, historikisht, gjeografikisht dhe etnikisht i takon Azerbejxhanit, për faktin se ai teritor ose ajo hapësirë e Iranit të sotëm, me resurse dhe pasuri të shumëta natyrore dhe nëntokësore, mbi 99% është e përberë nga azerët autokton dhe etnik. Ndërkaq, Irani pretendon se pjesa me e madhe ose kryesore e Azerbejxhanit të sotëm i takon Iranit, gjegjësisht isht perandorisë së Persisë ose Medisë në Antikë. Shih për këtë, e ashtuquajtura Republika Islamike e Iranit e ndihmon dhe e ka ndihmuar vazhdimisht me mjete uushtarake, finansiare, tregtare, ekonomike dhe të tjera Armeninë kristiane ose katolike në luftë kundër Azerbejxhanit musliman. Gjithashtu edhe Rusia për shkaqe tashme të njohura politike, diplomatike, taktike, srtategjike, gjeopolitike dhe të tjera kundër Turqisë dhe Perëndimit në Siri, Irak, Ukrainë dhe gjithandej. Gjithashtu thuhet se në rajonin e Nagorni Karabahut (të kontrolluar nga Armenia)-ndodhën të dislokuara ose stacionuara edhe trupa të shumëta ushtarake (vullnetarë ushtarak ose luftarak) nga Irani dhe Rusia, si dhe mjete ose baza të ndryshme ushtarake, teknike, logjistike, finansiare ose ekonomike. Plus filalat e bankave iraniane, ruse etj. Ndërkohë që Azerbejxhani është eksportuesi (liferuesi) ose furnizuesi me i rëndësishëm ose kryesor i Izraelit me naftë, benzinë dhe gas natyror, respektivisht blerësi ose importuesi kryesor i aeroplanëve bombardues, si dhe i mjetëve të tjera ushtarake ose luftarake nga Izraeli që kapin shifrën e qindra ose miliarda eurove ose dollarëve amerikan. Ndryshe nga kjo, për Izraelin: Azerbejxhani  (plusTurqia si alete tradicionale ose historike e Azerbejxhanit)-janë shumë me të rëndesishëm, se sa Franca dhe Greqia si për shëmbull. Kjo edhe përkundër retorikave ose oratorive të zjarrta në mes Turqisë dhe Izraelit për Palestinën etj., nga e kaluara.

Ndërkohë që SHBA-së si supërfuqia kryesore e Natos dhe krejt globit tonë tokësor, vazhdojnë të ushtrojnë presione ose ultimatume të ndryshme ndaj Gjermanisë, Francës, Italisë dhe fuqive të tjera të Natos dhe BE-së, për furnizin ose armatosjen e vazhdueshme të Ukrainës në luftë kundër Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike, ku pos tjerash duhet njohur, studiuar dhe kuptuar mirë reagimët ose doktrinat e panjohura ushtarake, taktike dhe gjeostrategjike të Presidentit Putin dhe admiralitetit ose gjeneralitetit të tij luftarak ose ushtarak.

Sipas Marcus Tulius Ciceronit: Paqëja ose armëpushimi i pasinqertë, janë me të rrezikshëm dhe me kontraproduktivë, me johuman ose me antinjerëzor, se sa lufta e drejtë. 

"Lufta është një politikë e keqe me gjakderdhje, shkatërrime dhe pasoja të shumëta, ndërsa politika dhe diplomacia e keqe, janë luftë pa gjakderdhje dhe pa viktima, por me pasoja të shumëta kolaterale dhe multilaterale. "( Sipas ideve dhe teorive të Konfuqit.)

"Nuk e dijë nëse lufta është alternativë ose tehuajësim i paqës dhe lirisë, apo paqja dhe liria, alternativë ose tehuajësim i luftës?! (George Clemenceau)

Ndonëse, lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë nga lufta. Ndaj, mu për këtë ne gjithëmonë sikur dijmë, flasim dhe mendojmë me shumë mbi luftën, vdekjën ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontët e luftës, se sa për të gjallët, paqën, jetën dhe ardhmerinë tonë individuale dhe kolektive.

Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.

Në të kundërten, zeusët ose zotërat e ndryshëm të luftës...në fillim vazhdimisht i stisin, imagjijojnë, trillojnë, inskenojnë dhe krijojnë armiqt ose kundërshtarët e tyre imagjinar ose fiktiv së bashku me ambientët, situatat ose atmosferat e ndryshme shpërthyese, normative, kognitive, aproksimative, aglutinative, imagjinare, fiktive, konfliktuoze, violente, infantile, dramatike ose eskalative....duke pritur dhe besuar ose shpresuar se armiqt ose kundërshtarët e tyre, patjetër do e humbasin luftën....Pastaj, kënaqen, dehën ose ekzaltohën duke parë ose shikuar, se si armiqt e tyre, vuajnë, pësojnë, vritën, vdesin dhe masakrohen, duke e humbur luftën e përgjakshme, shkatërrimtare ose apokaliptike që ua kanë imponuar ose shkaktuar vet. 

Në fund të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. E sidomos demagogëve, hipikritëve, matrapazëve, "zëdhënësve" ose profiterëve të luftës.

Përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.

SHBA-s dhe doktrina ose filozofia e njohur amerikane"Cash and Carry" :

Me rastin e luftës në Ukrainë, bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. 

Ndonëse, bashkpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

U mor vesh se vetëm përmes edukimit empirik ose modernist, humanizmit dhe solidaritetit: personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet drejt vlerave dhe përparimit. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetrore, nacionale, politike etj.

 Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e "kosmosit ose universumit (universit) "të personit ose individit në vet egon, forcën ose fuqinë e tij iracionale ose negative, sikur e prejudikon, përjashton ose stigmatizon bazën e njohur hyjnore ose profetike të çdo populli (kombi) ose qenie njerëzore, si dhe të çdo gjëje tjetër ekzistuese, të ngritur ose projektuar në "mbretërinë e lartë" të ligjëve dhe fenomenëve të njohua natyrore dhe mbinatyrore, e cila e bën të përjetshme, aktuale ose gjithëmonë udhërrefyese formulën ose sintezën e njohur hegeliane sipas të së cilës: Çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse cdo gjë e logjikshme është e natyrshme. Edhe miqësitë ose aleancat e ndryshme politike, ushtarake, kulturore, historike, sociale, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes popujve (kombëve), shteteve dhe kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit. 
 

Kjo e bën akoma më të lehtë, aktuale dhe pragmatike doktrinën, formulën ose sintezën e njohur amerikane të paqës dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimëve të arsyeshme, të ndërgjegjshme dhe racionale në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental të SHBA-s dhe aleatëve të saj- ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.

Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente, e cila konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore. Vlerë sublime ose madhore e filozofisë politike të Perëndimit, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë gjithëçka ose çfarëdoqoftë.

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se gjithëçka ndodhët e varur nga SHBA-së në nivel global ose univerzal sidomos: 

Një trohë statistikë:

Nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s).  Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera. Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan. Ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6, e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës! Ndërkaq, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.

Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)-ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.

Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh dhe i fuqishëm. E sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore  me 16. 4 %, gjithashtu. Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare. 

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Sidomos në Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Balllan (Europë) dhe gjithandej.

Ndonëse, marrëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë, dramatik dhe tepër sfidues ose enigmatik. 

Dorën në zemër, ka edhe pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete që mund të mirëpriten nga analist ose politolog të specializuar dhe kompetent. Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik etj. 

Në instancë të fundit, thuhet se marrëdhëniet dhe raportët e SHBA-së me Europën ose Perëndimin, janë të lidhura nyje. Apo....!?

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat