Ramë koferencieri dhe Billi i lodhur

Opinione

Ramë koferencieri dhe Billi i lodhur

Nga: Ilir Levonja Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:04
Ilir Levonja

Kur Albin Kurti i kundërvihej Ballkanit të Hapur, me Proçesin e Berlinit, Edi Rama tallej, madje plot mendjemadhësi, në atë tipin e tij bullist, e ftonte qeveritarin e Kosovës të përfshihej në tryezë me qëllim lëvizjen e lirë. Albin Kurti pohonte publikisht se, si Shqipëria dhe Kosova e kanë vendin në Europë, në Berlin, Edi Ramës i hante timoni për në lindje.

Ndaj sot jo rastësisht, Shqipëria nuk është akoma anëtarë e komunitetit europian. Në Proçesin e Berlinit Albini, jo, thoshte Edi Rama. Madje, bashkë me grupin e interesit, jo Kosovën, shpikën termin e një Mini Shengeni Ballkanik, bash për të trembur Berlnin. A ia arriti qëllimit? Asesi! Shqipëria sot ka rënë në një vakum dështimi sa ekonomik aq edhe politik. Kujtoni se vetëm në muajin e kaluar (8 qershor 2023) qeveria e Edi Ramës mori borxh rreth 600 milion euro kredi me interesa të lartë. Nga këto para borxh plus përqindjet bankare, i bie të jenë në borxh edhe ata që do lindin në vitin 2060.

Pra me këto para, Edi Rama paguan turet e tia të panevojshme të lobimit, fton këngëtarë të huaj dhe investon në pjesëmarrjen e ulët në votime, plus përçarjen e opozitës. Në vend të një grupi këshillmor për çështjen kombëtare, ka kudo në krah një pinjoll nga familja e Sorosit. Një nga manjatët e investimit për prishjen e ekulibrit të rendit botëror, ku në disa vende, si Hungaria edhe e kanë larguar. Sjell në Tiranë Bill Klintonin dhe ku ky i fundit, megjithëse i lodhur, madje me sforco, jep një leksion mbi të drejtën universale, madje e thekson rëndësinë e gjithëpërfshirjes, Edi Rama flet vetëm për Unin pervers të njëshit të tij. Ndanë ftesa selektive dhe përdor një retorikë, mbi të drejtën e Unit, si e si të uli poshtë Albin Kurtin. Paralelisht ka nisur edhe një investim brutal për turizmin duke paguar pafund deri televizionet amerikane. Në vend që të marri borxh për të hapur linja ajrore New York-Tiranë apo New York-Prishtinë, merr borxhe për të sunduar vet dhe varfëruar vendin.

Akoma shqiptarët valutën e tyre ua japin shoqërive ajrore të botës dhe jo atyre shqitare. Por dështimin më të madh në historinë e politikës, që nga formimi i shtetit shqiptar, e ka në lidhje me pjesën e epërme të kombit, Dardaninë apo Kosovën. Edhe këtu, në vend që të planifikonte një linjë hekurudhore Tiranë-Prishtinë, ai i fluturoi përsipër Prishtinës. E vërteta është se sot mes Tiranës dhe Prishtinës ka një fund të dhimshëm komunikimi, ku më shumë se çështja kombëtare, ekonomia mes veti, komunikacioni, arsimi dhe tekstet shkollore etj., shqiptarët diskutojnë se kush ka të drejtë, Rama apo Kurti? Në një farë mënyre është bash ajo gjëndje të cilën aq shumë e dëshirojnë ata që kanë frikë nga koncepti Shqipëria e Madhe.

Rama sot deklaroi se do të nisi turin për Proçesin e Berlinit. Pa ndjesën më të vogël, pa gajle dhe skuqjen e fytyrës. Pa asnjë llogari dhënie dhe kjo ndodh kur Uni ka pushtet absolut. Dhe kjo nuk është më demokraci. Kësisoj edhe ata 700 mijë votues të Edi Ramës apo, 34% e shoqërisë shqiptare, kanë të drejtën e Unit të mendojnë se edhe kombi duhet t'i bindet. Vetëm se ta dini, Albinin e kanë votuar mbi 50% e shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat