Kërkesa BE-SHBA, për largimin e kryetarëve të zgjedhur nga ndërtesat komunale, ani pse absurde, nënkupton dorëzim para bandave kriminale serbe

Opinione

Kërkesa BE-SHBA, për largimin e kryetarëve të zgjedhur nga ndërtesat komunale, ani pse absurde, nënkupton dorëzim para bandave kriminale serbe

Nga: Hafiz Shala Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:30
Autori Hafiz Shala

Një provokim i tillë, do t’i nxisë të gjithë shqiptarët e Dardanisë dhe jo vetëm, të shkojmë në mbrojtje veriut. “Edhe ne paskemi të drejtë t’i sulmojmë forcat e KFOR-it” e mos t’i përgjigjemi askujt

Zotëri, euro-amerikan, pa u kthyer 20.000 shqiptar të shpërngulur më dhunë nga veriu në shtëpitë e tyre, nuk ka qetësi as zgjedhje të qëndrueshme

Ndërsa, kërkesa për një Konferencë Ndërkombëtare nga “Esat Pashai i Tiranës” është, internacionalizimi i çështjes së veriut, me qëllimi të ndarjes

“Esat Pashë Toptani” i Tiranës, ani pse edhe më i zi së ai, në vend se ta ketë zhvilluar paraprakisht një Konferencë ndër shqiptare për të nxjerrë qëndrime të përbashkëta me interes kombëtar në kuadër të Ballkanit Perëndimor, ai, e vetmori një rrol të cilin askush nuk ia kërkojë, së pari Qeveria e Dardanisë në këto momente krize qe, po të ishte i interesuar për paqe dhe marrëveshje, kjo do të duhej të ishte rruga e vërtetë dhe e drejtë.

Ky, do të duhej së pari të bisedoj më udheheqësit shqiptar e, jo me Vuçiqin armikun e përbetuar antishqiptar.

Dhe, assesi “Esat Pashait” nuk i hynë në kokë se, zgjedhja e çështjes së Dardanisë dhe vendimi definitiv, nuk kalon përmes Tiranës por përmes Prishtinës sepse është shtet sovran. Prandaj, këtij i duhet ndaluar me Rezolutë të Parlamentit që pa pëlqimin e Qeverisë së Dardanisë, nuk guxon të merret me çështjet të saj.

Pra, kurrfarë “paternalizmi” ndaj Dardanisë pa marrëveshje paraprake sepse është thikë pas shpine me pasoja të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Aleksandër Vuçiqi, trumbeton pa arsye dhe në formë gënjeshtre se, Kryeministri Kurti, “po përgatitë plan për dëbimin e serbëve nga veriu. Siç thotë ai, “se shpejti e ka planin e sajuar”, duke i alarmuar euro-amerikanet në ketë mënyrë qe të ndërmarrin hapa për ta “parandaluar”.

Ky, pra, Vuçiqi, i inkurajuar më përkrahjen e ndërkombëtarëve, ne ketë rast i shndërruar si “viktimë”, pasi sanksionet nuk iu vunë Serbisë por vetëm Dardanisë, nuk është i kënaqur duke kërkuar masa edhe më të ashpra, deri te suspendimi i organeve të drejtësisë dhe sigurisë dhe, këto detyra t’i dorëzohen KFOR-it pra, sovraniteti t’i mbetet atij, deri edhe të largimi më dhunë i Kryetarëve të komunave të zgjedhur ashtu siç janë zgjedhur por me legjitimitet të plotë.

Ligjvënësit amerikan, gjatë organizimit të dëgjimit më përfaqësues të Departamentit të Shtetit, ua tërhoqën vërejtjen, në ketë rast, Qeverisë Amerikane se, ky veprim është i gabuar dhe, presioni drejtuar viktimës, Qeverisë së Dardanisë, është jashtë parimeve të demokracisë e posaçërisht asaj amerikane.

Me një fjalë, është, presion i papranueshëm për një shoqëri demokratike sikur Republika e Dardanisë e cila sipas statistikave, e zë vendin e parë në kuadër të shteteve ballkanike për luftimin e krimit, korrupsionit dhe zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës.

Edhe përfaqësues të Parlamenti Evropian, dhe institucioneve tjera, me habi e priten dhe reaguan ndaj kësaj padrejtësie absurde dhe të një anshme dhe atë, ndaj viktimës ndërsa asgjë ndaj agresorit dhe nxitësit të akteve terroristo-kriminale të identifikuara duke siguruar fakte nga vendi i ngjarjes.

Evropa, për turpin e sajë të pa imagjinuar por, ja qe është evropian i paramenduar më kësi lloj qëndrimesh edhe nga e kaluara e saj historike të turpshme edhe kësaj here, duke i harruar qëllimisht, i anashkalon në mënyrën çnjerëzore dhe ekstremisht jo humane, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë, “kësaj paqësores” e cila po paraqitet, qoftë edhe vrasjen e 1432 fëmijëve edhe të atyre të sapolindurve, e amnistojnë dhe e tolerojnë, edhe tani kur ushtroj dhunë ekstreme ndaj atyre qe ishin në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve, duke i sulmuar e dhunuar brutalisht.

T’i ushtrosh sanksione një shteti i cili ende nuk është këndellur nga agresion i Serbisë i ngjashëm më këtë të Rusisë ndaj Ukrainës, duke ushtrua presion dhe dhunë politike, ekonomike e diplomatike deri të izolimi, është akt, thjeshtë puro-racist i ngjyrosur më urrejtje patetike të pa skajshme.

Si mund t’i kërkohet një Qeverie, një Kryeministri dhe një udhëheqje të zgjedhur për herë të parë në historinë e shtetit të Dardanisë( Kosovës) më një shumicë votash apo, një plebishit, që, t’i kërkohet që mos t’i zbatoj aktet ligjore e kushtetuese për hir të pakënaqësisë se grupeve terroristo-kriminale, tani të shpallura më të drejtë edhe zyrtarisht nga Qeveria, duke iu nënshtruar terrorit dhe presionit të tyre ndaj Evropës dhe Amerikës.

Kjo, tingëllon kësisoj dhe, për ligjvënësit evro-amerikan, janë të pa pranueshme, të dëmshme dhe jo demokratike.

Fatkeqësisht, në SHBA, ekziston diskrepanca në mes Legjislativit dhe Ekzekutivit pra, në mes Kongresit e Senatit, në njërën anë dhe Departamentit të Shtetit- Qeverisë në anën tjetër dhe kjo do të jetë e pa qëndrueshme.

Të Dy Dhomat e Legjislativit, duhet urgjentisht të intervenojnë duke e ndërpre një veprim antidemokratik dhe anti humane rreth shqiptimit të masave sanksionuese ndaj Dardanisë, shtet mik i pa krahasuar ndaj SHBA-ve, duke i kërkuar që, për hir të situatës rreth agresionit rus ndaj Ukrainës, të bëjë lëshime në respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës në dëm të popullatës shumicë, vetëm për t’i qetësuar grupet terroristo-kriminale të sponzoruara nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Të gjithë, sikur në kor brohorasin, palët duhet të ndërmarrin masa për sh’tensionim, shprehje e futur kohëve të fundit në vokabularin politik e qe është e mirënjohur se, kush është ai i cili nuk po i zbaton këto kërkesa e klithme të juaja, sa bajate edhe qesharake sepse, Serbia po qeshet me juve, po iu shantazhon, kushtëzon dhe po ua imponon politikat e sajë pasi, “po ua kallëzon gurin e kripës sikur deleve për tu ardhur prapa” por, assesi nuk po ua lejon që ta lëpijnë.

Dhe, përsëri, nuk do t’ia arrini dhe përsëri do të dilni të mashtruar e të ngrehur për hunde.

Pse, këtë barrë e pa drejtësi, injorim e nënçmim, duhet ta bëjë shteti dhe populli i Dardanisë, deri të marrja e masave drastike, sanksione ekonomike duke ua shkurtua riskun e fëmijëve, duke ua pa mundësuar rritjen dhe jetën normale krahas fëmijëve të shteteve tjera për hir të pa drejtësive që ju ua impononi në mënyrën më bizare e anti njerëzore.

Ky, është një presion i tillë të cilin as nazisti i të gjitha kohëra e të historisë, nuk do ta ushtronte ndaj fëmijëve.

Ky veprim racist, sikur ka për qellim, shkatërrimin e kombit shqiptar si popull më i vjetër evropiane që askush nuk mund ta kuptoj e arsyetoj.

Por, zgjidhja e vetme për të mbijetuar, është bashkimi kombëtar, jo si dëshirë e kahershme por i pa alternativë.

Një gjë duhet ta keni të qartë se, me gjithë “aleatet” që i keni futur në lojëra politike nga disa prej shqiptarëve, antikombëtarë siç është rasti i “Esat Pashë Toptanit” të Tiranës, opozitën dardane, disa mjete të informimit të cilët, me sjellje poshtëruese e pa kurrizore, jo qe nuk reagojnë kundër tyre që, për fatkeqësinë e tyre, një ditë, edhe fëmijët dhe gjeneratat do t’i gjykojnë për së gjalli por edhe pasi të shkojnë në atë botë.

Udhëheqja dardane, nuk e ka, as luksin e as pëlqimin përpos se të sillet konform ligjeve, kushtetutës dhe, parimeve të një shteti të pavarur, sovran e demokratik, i njohur ndërkombëtarisht dhe i aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare si akt legjitim e legal, të dorëzohet para kurrfarë presioneve, imponimeve me forcë dhe dorëzimit, para grupeve kriminale, ndaj të cilave e gjithë bashkësia ndërkombëtare, po i mbyllë sytë, veshët dhe heshtë, për hir të interesave gjeopolitike, duke ushtruar trysni ndaj të dobëtit-viktimës, duke i dalë krah agresorit kryesor si shkaktar i tensioneve.

Nuk ka lëshim para asnjë presioni në dëm të viktimës. Populli është në përkrahjen e Kryeministrit dhe udhëheqjes aktuale shtetërore.

Kryeministri, ka bërë lëshime sipas kërkesave të miqve, ama, jo duke i shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Zbatojeni Marrëveshjet e 27 shtatorit, dhe të 18 marsit, të cilat, Kryeministri Kurti u zotua dhe ishte i gatshëm që t’i nënshkruaj ndërsa, Aleksandër Vuçiq, edhe pse u premtojë, gënjeu dhe u zotua kundër tyre.

Zotëri, fatkeqësisht, Vuçiqi, nuk po ua respekton, as kërkesat e as qëndrimet e juaja ndërkombëtare dhe jeni imun për të ndërmarrë çfarëdo masave ndaj tij.

Fajtori, injoranti dhe nxitësi i tensioneve, është Serbia e diktatorit dhe kriminelit Aleksandër Vuçiqi.

Iu lutëm, iu hiqni qafe, shtetit dhe popullit të Dardanisë, sepse, nuk ka mbetur vend për durim e tolerancë.

E ftoj popullin shqiptar, në rëndë të parë të Republikës së Dardanisë por jo vetme, qe të organizojnë demonstrata paqësore mos pajtuese me gjithë atë çka po ndodhë në veri dhe sanksioneve drejtuara vetëm ndaj shqiptarëve, duke i treguar faktorit ndërkombëtar, miqve dhe armiqve se, kurrfarë ndryshimi kufijsh nuk pranohet dhe, lufta për veriun e Mitrovicës është e pa shmangshme, nëse nuk gjendet zgjidhje e pranueshme për Republikën e Dardanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat