Memli po i lyp “fer” Albinit, PDK po bie edhe më poshtë

Opinione

Memli po i lyp “fer” Albinit, PDK po bie edhe më poshtë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 korrik 2023 Në ora: 18:10
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi

Kryetari kukull i PDK-së, i pa pëlqyer edhe nga vet strukturat brenda partisë, paska vendosur që deputetët e tij të PDK-së, të mos votojnë as në seanca plenare e as në komisione. Këto veprime sipas tij" si pasojë e veprimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe miratimit të tyre me heshtje shurdhuese nga ana e presidentes Vjosa Osmani, sot gjendja në Kosovë nuk është normale dhe se qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni.".

Çfarë deklarate "bombastike" e njeriut që kurrë nuk u bë as politikan dhe as lider opozite. I njohur për mungesë vizioni dhe huqje të mëdha, kujtojmë këtu parashikimet e tij amatoreske se "kurrë asnjë parti në Kosovë s’mund të fitojë 50% të votave", e demantuar pas pak ditësh, nuk më habit aspak asnjë vendim nga personi në fjalë.

Në rolin e Don Kishotit, Memli në vend të mikrofonit mori 'shpatet" për t'i " prerë" mandatin Albin Kurti me arsyetimin se “Sot kemi vetëm diçka që nuk e ka paramenduar askush: Sanksione dhe masa ndëshkuese". Memli, me PDK e tij miratuan Deklaratën prej 10 pikash, përmes të cilave PDK kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ka marrë vendim që të pezullojë çdo komunikim zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata të jashtëzakonshme apo emergjente.

Mirë, sikur të ndodh kjo, edhe zogjtë e malit e dinë se PDK garanton për pozitën e tretë, dihet se VV fiton bindshëm, pse jo edhe më thellë se me 14 shkurt 2021.Me veprimet që ka bërë tani e dy vjet, PDK po punon për të mbet në opozitë, asnjë veprim nuk ka bërë për tu distancuar nga e shkuara, apo të paktën kërkim falje për gabimet kolosale të ish udhëheqësve të PDK, pjesë e të përgjithshmes ka qenë vet kryetari aktual. Kurdo që mbahen zgjedhjet, me këtë retorikë dhe politikë, PDK s’ka shanse as me u rrit sado pak, për të fituar as që bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat