Gjermania sipas Vuçiqit, po i financon protestat kundër tij?

Opinione

Gjermania sipas Vuçiqit, po i financon protestat kundër tij?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:01
Sherif Ramabaja

U organizuan studime të thella. Në  këto studime u përfshinë institucione dhe personalitete të larta në Serbi. U punua ditë e natë, derisa u prezantuan rezultatet.

Para mediave dhe kamerave si gjithherë me një mimikë të zymtë u paraqit presidenti i shtetit Vuçiq.

Ishte krrysur dhe nuk e ngriste kokën. Unë sot po i prezantoi rezultatet e studimeve, të cilat u kryen mbi protestat e opozitës, të cilat po organizohen çdo javë kundër meje në Serbi.

Për mua ishte e rëndësishme që të prezantohet e vërteta, për të cilën siç e dini unë angazhohem gjithmonë.

Në studim ishin të përfshirë, Dodik, Vulin, Sheshel, Daçiq, Bërnabiç – ka, djali im i cilin për Vidovdan e dërgova në Kosovë, Akademia serbe, gruaja ime, Shoqata e shkrimtarëve, juristëve, gjyqtarëve, turistëve, peshkatarëve, avokatëve, studentëve, nxënësve, hoxhallarëve, shoqata nga Rusia, Republika e Bosnjës, Bjellorusia, Korea Veriore, Lista Serbe, Brigadat e Veriut, Mbrojtja Civile e Veriut etj.

Pra përfundimi i përgjithshëm i këtij studimi shkencor ishte: Gjermani është duke i financuar protestat e opozitës kundër meje në Serbi.

Më duhet të them, në mënyrë që mos të ketë keqkuptime se, studime me metoda të ngjashme ka kryer edhe Putini në Rusi.

Putini kishte ardhur në përfundim se perëndimi, po përpiqet për shkatërrimin, shpërbërjen dhe zhdukjen e Rusisë. Ai e sulmoi Ukrainën me të vetmin qëllim, ta luftoi nazizmin.

Prandaj për të qenë i besuar në studime të tilla, më duhet me keqardhje ta them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën se Gjermania, po përpiqet të më luftoi mua dhe familjen time.

Ndryshe si do të shpjegohej kjo kur ata, derdhin miliona duke e financuar opozitën që të më dobësojnë dhe të përpiqen për shkatërrimin e Serbisë.

Këto organizime nga Gjermania nuk duhet të na befasojmë, nëse nisemi nga roli i këtij shteti në Luftën e Dytë Botërore, sidomos kundër popullit serb dhe Serbisë.

Po ashtu dua t´ju njoftoi se sot Serbia është më e fuqishme se kurrë dhe ne frymëzohemi me thënjen , nuk ka dorëzim. Këtë moto e përdori edhe për Kosovën, prandaj ju bëj me dije se ne do t´i luftojmë përpjekjet e opozitës për rrëzimin tim. Rrëzimi im do të thotë edhe rrëzimi i Serbisë.

Me mua do ta ruajmë Kosovën, do e jetësojmë Ballkanin e Hapur dhe do ta pengojmë shkatërrimin e popullit serb.

Pa mua duhet të llogarisni, njohjen e Kosovës. Nuk do të ketë Asociacion që është parakusht për arritjen e qëllimit tonë. Do t´i humbnim atributet e shtetit. Do t´i nënshtrohemi perëndimit. Do të largohemi nga shteti vëlla Rusia, duke iu nënshtruar perëndimit. Po ju bëjë me dije se unë nuk do e lejoj këtë, prandaj që nga sot do t´i shpallim luftë opozitës. Do t´i kundërvihemi Gjermanisë. Do t´i kundërvihemi Kurtit. Do t´i kundërvihemi Kosovës dhe do t´u kundërvihemi shqiptarëve, të cilët e duan shpërbërjen e Serbisë.

Sapo më njoftuan se Rama, i cili do ta vizitoi Kosovën, nuk do ta takoi Kurtin në shenjë solidarizimi me Serbinë./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat