Ballkani i hapur apo Ballkani i kapur?

Opinione

Ballkani i hapur apo Ballkani i kapur?

Nga: Dibran Demaku Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:05
Dibran Demaku

Çdo iniciativë e ka lindjen e saj, e ka zhvillimin e saj dhe në fund e ka përfundimin e saj. Dhe përfundon mirë nëse nismën e ka të mirë,por edhe përfundon keq kur nismën e ka të keqe. Ballkani i hapur(në fillim quhej Minishengeni ballkanik) nismën e kishte të keqe, andaj edhe përfundimin domosdo që do t’a kishte të tillë.

Andaj sot e këtu lirisht mund të thuhet se ai nuk ishte”Ballkani i hapur”, por ishte “Ballkani i kapur”.

Ishte i “kapur” nga ata që nuk ia duan të mirën dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe sidomos Kosovës!

Dhe kjo dihej që në fillim. Këtë e dinte Kosova dhe politikanët e saj, por për habi nuk e dinte Shqipëria dhe politikanët e saj.

Që Shqipëria dhe politikanët e saj ishin në lajthitje nga ajo nisiativë apo iniciativë,tregonte edhe vetë takimi i parë që u mbajt në Novi Sad të Serbisë,dhe ku Kosova nuk ishte e ftuar!

Shqipëria dhe politikanët e saj (në këtë rast kryrministri Rama) do të merrnin pjesë në atë takim apo samit, quajeni si të doni, edhepse e dinin që më parë se Kosova nuk kishte marrë Ftesë.

Edhe më e keqe se kjo, ishte deklarata e presidentit serb në atë takim kur do të thoshte:(parafrazim) në këtë Minishengen ballkanik i kemi ftuar vendet e Ballkanit të njohura ndërkombëtarisht(?!), që linte të kuptohej se Kosova nuk ishte e tillë.

Edhe më skandaloze do të ishte deklarata e presidentit serb se: “Minishengeni ballkanik” do të sigurojë kufi të hapur ballkanik në mes të vendeve pjesëmarrëse, që nënkuptonte se kufiri i Shqipërisë me Serbinë i binte të ishte në Morin e jo Leposaviq, ku është vërtetë.Me këtë presidenti serb që në takimin e parë sfifonte kryeministrin shqiptar Ramën,por ai nuk do të reagonte fare çfarë po i dëgjonin veshët,por po merrej me Kosovën dhe politikanët e Kosovës, të papërgjegjshëm sipas tij.

Pastaj do të mbaheshin takime e takime në këtë format,dhe gjithmonë më i zëshmi me kritika vizavi Kosovës dhe politikanëve të saj do të ishte kusj tjetër pos Ramës(?!).

Përveq kësaj Rama(kur themi Rama mendojmë në politikën e Shqipërisë, sepse Rama si kryeministër përfaqëson Shqipërinë) do të ngriste zërin në çdo takim se ata që nuk marrin pjesë (e kishte gjithmonë fjalën për Kosovën) bëjnë gabim, sepse gjithmonë sipas tij “Balkkani i hapur” do të ishte i suksesshëm dhe i përjetëshëm(?!).

Veçse,siç u tha edhe në fillim të këtij shkrimi,çfo nisiativë e keqe,domosdo do të përfunfojë keq, dhe kështu përfundoi “Ballkani i hapur” i Ramës dhe i Vuçiçit! Themi i Ramës dhe Vuqiqit,sepse ata të tjerët ishin siç thuhet në atë të njohurën shqiptare: “Si Muqa pas dahijëve!”

E shpalli të përfunduar vetë Edi Rama.

Sipas lajmeve që vinë kjo gjë e ka lënë të befasuar edhe vetë Vuçiqin.

Kështu lindi dhe vdiç Ballkani i hapur, që nuk ishte asgjë tjetër përveq” Ballkan i kapur” siç synonte presidenti serb Vuçiq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat