“Filozofia e fisit” dhe psikologjia e turmës

Opinione

“Filozofia e fisit” dhe psikologjia e turmës

Nga: Agron Shabani Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:18
Autori Agron Shabani

E kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mëngjes herët, njeriu zgjohet nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamën ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspekteve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.

Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektet e mundshme koeshiente ose logjike.

Ndërkaq, në çështjet ose aspektet e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitiv, intrinznik, ekstrinznik, inkarnativ, atraktiv etj.

Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ' ose ' energji e gjallë' që lëvizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.

"Logosi" pra në radhë të parë është 'ligj' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, ko ekzistencën dhe harmoninë e gjithmbarshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe inteligjencën emocionale së bashku me forcën ose energjinë pozitive brenda vetvetes tuaj.

Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj.

Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kamotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektet e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe racionale dhe pozitive brenda vetvetes ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar, eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ' kopshtin' e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situatë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashtme me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshpërimet e ndryshme në familje, shoqëri, karrierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë seriozisht organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psikik ose psikologjik.

Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomat e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë mënyrw që ato kthehen ose rikthehen vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjeprurëse. Duke menduar edhe në "pacientët e lartë" institucional dhe funksional në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Për me tepër ndërkaq, thuhet se njerëzit e marrë, paranoid, mizantrop, skizofren, infantil ose psikopatologjikë, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë mënyrw që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mos durimi, mosbesimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi etj.

Se këndejmi, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjëjve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikopat ose maniak të rrezikshëm depresiv, paranojak, infantil dhe patologjikë.

U mor vesh se psikologjia pozitive ose pozitiviste në radhë të parë i hulumton, studion dhe analizon kushtet, rrethanat dhe proceset e ndryshme që i shërbejnë ose paraprijnë mbarëvajtjes dhe funksionimit optimal ose maksimal të personit ose individit. Gjegjësisht, grupit të caktuar shoqërorë ose qytetar si dhe të institucioneve të njohura shtetërore, pushtetore (qeveritare), shkencore, arsimore, kulturore, informative dhe të tjera në këtë kontekst.

Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mësipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme: Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqërisë përkatëse ose respektive.

Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psikik ose psikologjikë i personit ose individit, mirëqenia dhe lumturia e tij, funksioni ose funksionimi optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vet respektin dhe vetë përcaktimin e njohur autonom, funksional dhe aksionar në kuadër të psikologjisë reflektive dhe pozitiviste.

Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, karriera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesë faktorial etj.., u përkasin ose takojnë si të thuash predikatoreve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipërpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste. Duke menduar këtu në konstelacionin e raporteve ose marrëdhënieve të njohura kognitive, intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, socio politik, socio ekonomik, socidemokratik, socio demografik dhe të tjerë.

Aty e kemi edhe inteligjencën e brendshme ose emocionale ( EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, mendimi dhe besimi ( vetëbesimi) i njohur pozitivë ose pozitivist i personit ose individit janë një terapi ose "hospitalizimi i brendshëm" në kuptimin ( domenin) e njohur atraktiv dhe inkarnativ.

Në këtë prizëm një mendimi i mirë ose pozitivë, një besim (vetëbesimi) i fortë dhe racional, një buzëqeshje me shumë në sfond, një shëtitje në natyrë, një stoli ose dekor,

një grua e bukur në dhomën e fjetjes, një gotë optimizëm, një fjalë e mirë ose përqafim etj., etj...E mbushin ditën ose gotën (kelkun) e jetës sonë me nektare ose eliksire të ndryshme. Ne jetojmë sot....Për çastin ose momentin....E djeshmja i përket të së kaluarës....Ndërsa, e nesërmja të së panjohurës.

U mor vesh se politika hegjemoniste, ekspansioniste, imperiale, kolonialiste, borxheze, skllavopronare, feudaliste ose absolutiste, gjithmonë prodhojnë diskurse, narrativa, paradigma dhe solucione demomiake, satanike, diabolike, reaksionare dhe anakronike, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etikë dhe estetikë. E aq me pak me shkencat humane ose politike.

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet në psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacioneve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme të të vepruarit ose reaguarit të jashtëm politik, diplomatik, ushtarak (luftarak), emocional, mental ose psikologjik.

Ç ‘thotë psikologjia politike?

Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, madje nga ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të më pasme ose pasuese.

Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajën përballë rrezikut, luftës, vdekjes etj...

Mbizotërimi i impulseve irracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe irracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre proceseve revolucionare ose post-revolucionare.

Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e Unit" (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte ai si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.

Natyrisht se, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjshmërisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë, dhe për pasojë vendosmërinë mbi personalë të veprimeve të individëve.

Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjshmja ose sistemi psikik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetëkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër agresive dhe egoiste në esencën ose substancën e saj.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjshmes - përreth të së cilës gjithçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marrëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte dëshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).

Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji).

Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhej të tejkalohet.

Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur diku thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psikikes së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëherë fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmëria (policia) etj. Kështu që sipas tij, ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.

Prej dashurisë për shefin e idealizuar, valorizuar ose glorifikuar, ndjekësit dhe viktimat e tyre, shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) "Psikologjia e fashizmit" (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe natyrore ose ordinare, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetë shtypjen e instiktive dhe spontanitetit të tij.

Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijët brenda pesë ose gjashtë viteve të moshës së tyre.

Natyrisht se kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.

Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.

Por, Uilliam Rajhu pos tjerash thekson se gjatë shekujve të fundit, "zoti baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim dhe primatin e tij.

Kultura shkencore, industriale, materialiste, revolucionare etj.. ia kanë minuar autoritetin dhe besueshmërinë e dikurshme.

Ndryshe nga kjo, familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, qytetare, shkencore, kulturore, politike, industriale, proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare, identitare dhe autoritare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik.

Ndaj, për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu (edhe njeriu politik etj.)- është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet ose bashkësi shoqërore, qytetare, sociale, kulturore, politike etj.

Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustërimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.

U mor vesh se çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin e tij pozitivë me të tjerët.

Atëherë personi ose individi hasin një psikozë ose neurozë, të lidhur ngushtë me kompleksin e inferioritetit ose maliciozitetit.

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të tjerët të besojnë tek ai, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve.

Por, kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e psikologjisë individuale" (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike ose ushtarake, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.

Ndërkaq, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe destinuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Së fundit, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "Psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjerash thekson faktin se në psikiken ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike (ose të papëlqyeshme), ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit.

Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë.

Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive.

Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuar nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët).

Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara historike, politike, ushtarake etj.., të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht.

Këto ëndrra të mëdha, iluzione ose utopi, janë mitet tona individuale dhe kolektive. Me këto ëndrra, mite ose iluziine të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytur në mite, iluzione, utopi dhe fantazi.

Miti serb" mbi Kosovën, ekziston edhe sot e kësaj dite...Në 'Trepçë", Ujman, Stan Tërg, apo në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës-sidomos.

Serbët i kremtojnë edhe humbjet ose disftatat e thella në luftën e Kosovës ose betejës së Maricës me 1371, kur "shteti dhe populli qiellor serb", për afro 5OO vite rrjesht ranë nën pushtimin ose sundimin e egër të turqve osmanlinjë, ashtu sikurse rusët që i kremtojnë disfatat e thella në dy luftërat e mëdha botërore, ato ndaj Napoleon Bonapartën etj....!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat