Përçajë e sundo!

Opinione

Përçajë e sundo!

Nga: Nijazi Halili Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:10
Nijazi Halili

Historikisht të ndarë e të përçarë, mendoj se një komb  i copëtuar në pesë shtete, pasojat po i vuajmë ne në  vazhdimësi me veprime e sjelljet e politikës sonë "përçajë e sundo" (divide et impera).

Edhe sa kohë duhet që ne shqiptarët të mbledhim mend?

Po më duket se jo rastësisht kemi ngecur në politikë të fundit duke numëruar në vend.

Pse mos me qenë të ftuar edhe personalitetet  e shquara të shtetit të Kosovës, gjatë vizitës së Presidentit Bill Clinton në Shqipëri ? Prej kujt po frigohet Edi?

Presidenti Clinton nuk ka ardhur rastësisht të vizitoj  Shqipërinë, dihet mirëfilli se agjenda e tij politike ishte në fokus të veçantë situata aktuale politike në Kosovë, lidhur me krizën në veri të Mitrovicës.

Presidentit Clinton  ishte  protagonisti kryesor që sot, Kosova është shtet i pavarur e demokratik, mendoj se prezenca e figurave politike nga Kosova ishte një nder e respekt për Presidentin Clinton dhe për të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat