Ja pse sot jam me Kurtin e Osmanin

Opinione

Ja pse sot jam me Kurtin e Osmanin

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 6 korrik 2023 Në ora: 08:00
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Jam me Kurtin dhe me Osmanin sepse me ta është historia dhe e tashmja në Kosovë.E tashmja dhe e mira e së tashmes i hapin rrugën dhe ftojnë më të mirën për të ardhmen.Kurti dhe Osmani po mbrojnë Kosovën, shtetin dhe territorin e saj, po luftojnë korrupsionin.

Pra Kurti dhe Osmani sot po bëjnë detyrën për të cilën populli i ka votuar.

Kosova tani është shtet, dhe ashtu si të gjitha shtetet kombëtare,moderne e demokratike Kosova duhet të ketë politikën , interesin dhe strategjinë e vet të dinjitetit, prestigjit dhe të autoritetit në përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin dhe zhvillimin sovran në interes të individit, shoqërisë dhe shtetit.

Ne duhet të shohim gjithmonë nga perspektiva dhe e ardhmja.

E ardhmja nuk duhet të mbahet peng nga e tashmja, ashtu sikurse që po ndodh në Shqipëri prej 30 vitesh tranzicion ku e vjetra mban peng dhe pengon të tashmen; ku korrupsioni e hajnija, tradhtia dhe padrejtësia në Shqipëri bllokojnë e pengojnë të mirën, drejtësinë, ligjin,demokracinë, shoqërinë dhe që kanë goditur rëndë shpresën dhe besimin.Dhe kur Shqipëria është në këtë gjendje as që mund të mendohet se do bënte ndonjë gjë të mirë për Kosovën ,por përkundrazi sa herë që Shqipëria ka probleme të mëdha, dhe kur pushtetit në Shqipëri i lëkunden themelet atëhere politika e Tiranës përdor retorika dhe ndërhyn në Kosovë dhe në dëm të saj për interesa e për përfitime pushteti,ku pushteti në Shqipëri sakrifikon edhe Kosovën për interesa personale sic po bën edhe pushteti aktual i korrupsionit dhe i narkoshtetit prej të cilit shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria.

Kosova që me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e deri në vazhdimësi për rreth 150 vite ka mbajtur peshën kryesore mbi supe për lirinë,pavarësinë dhe për triumfin e Shqipërisë etnike, për fitoren e shtetit të bashkuar kombëtar.

Kosova ka mbajtur tërësisht peshën kryesore të qëndresës kundër shovinizmit e genocidit serbo-sllan gjatë Luftrave Ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore kundër coptimit të trojeve shqiptare.Dhe për të mos u zgjatur shumë, por për më shumë se 100 vite Kosova ka qenë në luftë kundër kolonizatorit dhe shtetit genocidist serbo-sllav si gjatë sundimit të regjimit mbretëror, atij komunist dhe atij paskomunist e fashist serb, e deri kur me 12 Qershor 1999 Kosova u clirua .

Kosova nuk mund të jetë protektorat i Shqipërisë dhe as nuk mund t’i nënshtrohet “hegjemonisë” së politikws joserioze sw Tiranës sepse Kosova e vetme për 150 vite nuk u nënshtrua dhe as nuk e pranoi hegjemonizmin dhe kolonizatorin e egwr e barbar sllavo-ruso serb të mbështetur edhe nga Europa. Pra, parë nga ky këndvështrim si dhe për faktin se Kosova tashmë është shtet, nuk mundet që qeveritë e Tiranës e sidomos kjo e sotme e Edi Ramës , nuk mundet që Edi Rama ta trajtojë Kosovën si ciflig të tij ,dhe nuk mundet që ai të tregohet arrogant e mospërfillës ndaj qeverisë e kryeministrit të Kosovës, kur ai vetë thotë dhe nisi e propozoi mbledhje simbolike të dy qeverive dhe po vetë i anulon ato kur nuk ia arrin të diktojë gjithcka; nuk mundet qe ai të fantazojë projekte e drafte dhe të marrë mbi kurriz ato të cilat nuk i mban dot: nuk mund të flasë, as të vendosë e të thotë cfarë ai dëshiron pa pyetur dhe po u konsultuar me Kosovën , sepse Kosova është shtet me ligj, kushtetutë,ka parlamentin e qeverinë e saj..

Por edhe në mënyrën se si po sillen edhe ndërkombëtarët e sidomos europianët sot me Kosovën , pyesim se a u bë lufta për Shtetin e Kosovën, apo për ndarjen e Kosovës?

Sepse Maqedonia edhe tani pas Pavarësisë së Kosovës ajo mori troje shqiptare nga Kosova kur e gjithë Maqedonia perendimore është shqiptare; Mali i Zi mori ato troje që deshi kur Mali Zi jugor janë troje shqiptare; dhe nëse Serbia merr ato troje shqiptare kur ka Toplicën ,kur ka edhe Kosovën Lindore dhe kur Serbia e Mali i Zi kanë erdhe Sanxhakun shqiptar, atëhere cfarë ndihme na dhanë perendimi për lirinë e Kosovës?

Ku është kthimi i borxhit që na ka Europa?

A nuk është ky veprim i Europës sot si nje “traktat-presion” tjeter si ai i KONFERENCËS FAMËKEQE ANTISHQIPTARE TË LONDRËS së vitit 1913 që coptoi Shqipërinë, dhe tani po perendimoret po duan të coptojnë Kosovën. Europë, bëni atë që tha Merkel, “ua kemi borxh” shqiptarëve.

PRA, EUROPË LEJONI SHQIPTARËT QË TË BASHKOHEN DHE MOS I COPTONI PËRSËRI!

Shqipëri ndihmo dhe mbështeti shqiptarët, mbështete Kosovën, se TI I KE ATA VËLLEZËR GJAKU E KOMBI. Shqipëri edhe Ti ua ke borxh shqiptarëve jashtë Shqipërisë që luftuan më shumë se shqiptarët e Shqipërisë për shtetin etnik shqiptar.Shqipëri armatosu edhe për Kosovën , Shqipëri vepro dhe ndihmo vëllezërit e tu,dhe jo vetëm fjalë e retorika. Shqipëri a do hysh në luftë nëse Serbia do sulmojë Kosovën, a do hyshë në luftë përkrah shqiptarëve dhe Kosovës për të mbrojtur shqiptarizmin?!

Dikur shqiptarët e Shqipërisë, partizanët e saj luftuan për clirimin e Jugosllavisë dhe për vendosjen e regjimit kriminal serbosllavo-komunist e antishqiptar në Kosovë, dhe tani kur Kosova është shtet Tirana politike vendosi për shqiptarët e Kosovës edhe traun ndarës , atë të gjobës për kalimin në “Rrugën e Kombit”, iu bashkua idesë për ndarjen e Kosovës; iu bashkua edhe projektit serb atij antishqiptar të Open Ballkanit, dhe madje edhe i vendosi sanksione Kosovës duke anuluar mbledhjen e dy qeverive shqiptare në mënyrë të cuditshme dhe të pajustifikueshme .

Në rrethanat dhe ngjarjet më të fundit në Kosovë, ku serbët e Kosovës të ndihmuar e nxitur nga Beogradi e Moska shpërthyen dhunshëm kundër institucioneve të Kosovës dhe kundër KFOR-it, mirëpo cuditërisht kundër Kurtit i cili po mbron ligjin , kushtetutën dhe shtetin e Kosovës,kundër tij u turrën nga Shqipëria një lukuni jo vetëm politikanësh por edhe intelektualësh e mediatikësh, opinionistësh e analistësh nga ata të paguarit nga Moska e Beogradi si dhe politika dështake, opozita në Kosovë.

Pse jam sot me Kurtin e Osmanin.

Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe interesi kombëtar, këto janë armët më të forta të Kurtit e Osmanit që i dallojnë ata sot nga politika në Shqipëri dhe nga ishpushteti në Kosovë.

Jam sot me Kurtin dhe Osmanin sepse jam për zbatimin e ligjit, të Kushtetutës dhe të demokracisë në Kosovë,

Jam për funksionimin e shtetit ligjor.

Jam pro Kurtit dhe Osmanit sepse nuk janë të korruptuar, dhe se lufta në Kosovë u bë për Kosovën e pavarur dhe për shtetin modern e ligjor, dhe jo për Kosovë të ndarë.

I pyes ata që janë kundër Kurtit se a jeni ju për këto, dhe a është Kurti antiamerikan kur: ai rezulton deri tani i pastër dhe i pakorruptuar, shërbëtor i shtetit dhe i shoqërisë në Kosovë, kur SHBA prioritet të prioriteve kanë luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë e shtetit ligjoir, dhe këto po i kryen e zbaton Kurti.

Nuk ka më proamerikan se ai kryetar shteti , president apo kryeministër shqiptar i ciIi punon per shtetin ligjor,per sundimin e ligjit,që lufton korrupsionin dhe që nderton e mbron demokracinë sepse këto janë vlerat e demokracisë amerikane.

Dhe këto i mbrojnë dhe për to punojnë Kurti dhe Osmani, kështu duket por edhe kështu vlerëson opinioni., dhe oipinioni shumicë në Kosovë është me Kurtin e Osmanin të cilëve shqiptarët e Kosovës ua besuan drejtimin e shtetit me 14 Shkurt 2021.

Juve që jeni kundër Kurtit,kryesisht ju politika në Kosovë që u ndëshkuat ashpër me 14 Shkurt 2021, dhe politika e vjetër në Shqipëri kuptohet se prandaj juve nuk u pëlqen Kurti e as Osmani sepse ju keni dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor dhe në betejën kundër korrupsionit.

Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe interesi kombëtar, këto janë armët më të forta të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit që i dallojnë ata sot nga politika në Shqipëri dhe nga ishpushtreti në Kosovë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po veprojnë sipas Ligjit e Kushtetutës së Kosovës?

Ata po mbrojnë shtetin dhe territorin e Kosovës .

Jam me Kurtin dhe Osmanin sepse jam kundër korrupsionit, “Demarkacionii”, “Open Ballkanit” dhe kundër formimit Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe me atribute te të një minishteti serb, kundër të cilave janë edhe Kurti edhe Osmani.

Me Kurtin dhe me Osmanin sepse ata të parën kanë Kosovën.

Jam për politikën e reciprocitetit.

Jam me luftën e lavdishme të UÇK-së e të NATO-s që sollën pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat