Plani antikombëtar i Ramës në bashkëpunim me Vuçiqin, Listën serbe dhe opozitën dardane nën kujdesin financiar të Aleks Sorosit

Opinione

Plani antikombëtar i Ramës në bashkëpunim me Vuçiqin, Listën serbe dhe opozitën dardane nën kujdesin financiar të Aleks Sorosit

Nga: Hafiz Shala Më: 6 korrik 2023 Në ora: 09:38
Autori Hafiz Shala

Të shkojmë radhazi. Sjellja e ish Presidentit Bill Clinton në vizitë private Shqipërisë, është veprim meskin me paramendim që gjithë ky kor antishtetëror e kombëtar, të jetë në një vijë që të largohet nga pushteti, Albin Kurti.

Në të njëjtën kohë, Lista serbe e dirigjuar, e kontrolluar e sponzoruar nga Vuçiqi, dalin me deklaratë publike me të njëjtën kërksë, të largohet Albin Kurti.

E solli ish Presidentin Bill Clinton në cilësinë e shtetasit privat por, me qellim që përmes figurës së tij dhe kontributit të dhënë në çlirimin e popullit shqiptar nga gjenocidi i ushtruar nga Millosheviqi, t’i prekë ndjenjat e asaj kohe por, në shërbim anti Albin.

Ai, solli fëmijë shqiptarë me emrin e Clintonit dhe të Hillarit duke iu rikujtuar kontributin e tyre rreth Dardanisë, që, si qëllim kryesor ishte, ta “ demaskoj Kurtin” rreth qëndrimit e tij stoik e të paluhatshëm në mbrojtje të, sovranitetit, integritetit territorial dhe shtrirjen e kushtetutshmërisë në tërë vendin, duke vepruar dhe duke u sjellë konform akteve normative sipas detyrave dhe përgjegjësisë të cilat e obligojnë.

Ky, në bashkëpunim dhe bashkëveprim me opozitën e deklasuar nga populli në zgjedhjet e fundit nacionale, nga frika e arsyeshme se, po që se vazhdohej me zbatimin e ligjit përmes institucioneve të pavarura e të pa kapur siç ndodhi për 20 vite të ish pushtetit tani në opozitë, ata, mund të përballën më drejtësinë penale për vepra të sankcionuara me aktet aktuale.

Të njëjtën sëmundje të diagnostifikuar për 10 vite në pushtet të Don Kishotit shqiptar, i cili vuan nga i njejti “kancer”.

Edi (D)Rama, qëllimisht e planifikuar që ta vizitojë Kosovën kur atij i teket dhe për çka i teket, duke e anuluar mbledhjen e dy Qeverive e të anuluar në momentin e fundit si masë sankcionuese e para nga “vëllai”, tani, po i kthehet si bumerang duke e vërejtur se, aq rëndë ka gabuar sa që, as nuk ka mundësi ta riparoj.

Siç e ka planifikuar ai qëllimisht, nëse Kurti nuk takohet, që është edhe plani i tij, do të takohet me “qeverinë nën hije të PDK-së” të cilën e vërtetoi edhe kryetari i saj duke deklaruar se, unë, do të takohem me të.

LDK-ja, në të njëjtin vijë, mban takim( cirkusiadë) me (b)analistë (merreni me mend te tipit të Berat Buzhalës, në vënd se të bisedojë më bazën elektorale ose thjeshtë me popullin i cili, do të vendosë sipas ndjenjës së tij e jo të analistëve të paguar nga kushedi. Aty nuk e vërejta se ishte edhe Baton Stanishiqi, mund të arrihet në përfundim se çfar komploti po përegatitet nën ombrellë demagogjike, mos t’i kundërshtojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, edhe atëherë kur rrezikohet tërësia territoriale, sovraniteti dhe zbatimi i Kushtetutës po nga ata të cilët, falën territore, nënshkruan dokumente të dëmshme për shtetin e Dardanisë.

Kryeministri Kurti, vërtetë veproi me mençuri ndaj dinakërisë së këlyshit të Vuçiqit i cili, me vendimin e tij ia vuri “këmbanën në qafë” për ta udhëhequr aktivitetin rreth Marrëveshjës së Berlinit, kundër të cilit ishte ky me “kumonë” në qafë pa e zgjedhur askush apo i vet-zgjedhur, pas vdekjes së “Ballkanit të hapur”, e cila, nëse do të mbahej mbledhja e dy Qeverive, do të duhej që të jepej një minutë heshtje, jo duke e ulur kokën por duke brohoritur për një dështim pozitiv, dhe fitore të Kurtit.

Albin Kurtit, nuk i duhet askush që ta influencojë rreth kësaj marrëveshjeje.

Prandaj, vendimi i Kurtit për mos takim me Edi “(D)Ramën, është absolutisht i drejtë.

Edhe njëherë po e përsëris se, çështja e Dardanisë nuk kalon përmes Tiranës por Prishtinës. Albin Kurti, nuk do të lejoj qe, “teshat e Dardanisë të prehen në Beograd e t’i qepen në Tiranë”. Ka vdekur kjo metodë enveriste e cila, përmes Enverit të sotëm, po tenton ta bëjë të njëjtën gjë.

Ish udhëheqësit shtetëror, pranojnë të jenë këshilltarë apo mbajnë fjalime sipas kornizave të atyre që i paguajnë, nuk është rastësi. Tony Blear, Barak Obama, Richard Grenell për Aleksandër Vuçiqin etj.

Ish Presidenti Clinton, me gjithë kontributin historik të tij, këtu në Amerikë, t’i qesin edhe gabimet, skandalet, qoftë edhe të palarat dhe sjelljet në periudhën para presidenciale.

Bil Clinton, e ka pasur aferën në Oëall Office me Monika Leoëinski mu ashtu sikur Safet Gjici, kryetar komune ku, Edi (D)Rama, në një mënyrë, deleve të tij socialistë, në një mënyrë, t’ua thotë se “nuk ka kërcitur kiameti me atë që i ndodhi Safet Gjicit”.

Kur ka ndodhur në Shtepinë e Bardhe, dikush e dinë se, si ka reaguar Hillary Clinton me vazon e qelqit drejtuar Billit(Williamit).

Moment i posaçëm ishte, prezenca e Aleks Sorosit krah Clintonit, dhe, sjelljet teatrale “dashit më kambanë” të Vuçiqit, ulur në shkallët e kryeministrisë, tek ne në dardani do të thoshin, sikur “qeni në bisht”, dhe duke e ngritur kokën po ashtu sikur “qeni në thekër”, për t’u vërejtur si aktori kryesor e kësaj shfaqjet teatrale si Don Kishoti i Sanço Panqës.

Ky, si nuk e pati guximin dhe gatishmërinë që t’i gjendet afër Dardanisë rreth situatës në veri, për të diskutuar me Kurtin si vëllezër por, ama, ky, assesi nuk mund t’i shkëputej Vuçiqit dhe assesi ta bënte pa lejen dhe pëlqimin e tij paraprak. A nuk flet mjaftë e gjithë kjo se, të bisedosh me te, është njëjtë, si me Vuçiqin.

Borrel dhe Lajçak, kanë hyrë sikur mizat në m….t e, do të donin të dalin nga kjo situatë tragjikomike të vet-krijuar, kushedi me çfarë çmimi, ama, janë përgjegjës për mos reagimin në mënyrë të paanshme, bile, sipas informatave të cilat e kanë poseduar, edhe për mos parandalimin.

Si do të sillën ata, po që se grupet terroriste të një shteti, ndërhynë në shtetet e tyre sovrane, si në rasti tonë, duke qenë në dijeni se, organizohen, drejtohen dhe financohen nga Serbia. Si mundeni paturpësisht të bëni kërkesa e deklarata bajate si ato, palët duhet të përmbahen dhe se, palët duhet të punojnë, për depërshkallëzim të situatës.

Si nuk turpëroheni kur shumë mirë e dini se, Serbia është shkaktare.

Zotëri, ky “ Kor” anti dardan e anti kombëtar, është në shërbim të agresorit-armikut- Serbisë, në shërbim të ndarjes, sipas planit të sajuar nga, Rama-Thaçi-Vuçiq, e që u parandalua me veprimin e Prokurorit Federal të SHBA-ve, Jack Smith, Angela Merkell, shteti anglez dhe, një mik i yni kontributi i të cilit është i jashtëzakonshëm.

Po zotëri, hartat e thikat, ishin nën tavolinën apo në sirtarët për ndarjen e veriut të Mitrovicës. Këtë, e vërtetoi edhe John Bollton, ish këshilltar i ish Presidentit Trump

Një gjë duhet ta keni të qartë se, populli i Dardanisë është duke e vërejtur hapur se, kush po punon në interes të ruajtjes së tërësisë territoriale, sovranitetit funksionimit të shtetit normal dhe luftimit të korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve me bandat e veriut, me të cilat, disa nga ju, siç thuhet, keni mbajtur lidhje dhe biznese të pista, e, që janë bërë shkas që edhe disa përfaqësues të partive opozitare të cilat ishin në pushtet për 20 vite, mund të jeni të shantazhuar.

“E kuptoj” se pasurinë të cilën e keni bërë “me djersë” duhet ta mbroni me çdo kusht qoftë edhe duke e dëmtuar shtetin e Dardanisë.

Dikush e ka vjedhur shtetin e vet, është pasuruar në mënyra, sa duket jo ligjore dhe ky është shkaku se, pse ju jeni nervoz, arrogant e të frustuar.

Me gjithë këto të mbeta që i keni, kur është në pyetje shteti i Dardanisë, do të radhitesha në krah të kryeministrit.

Siç u shprehë zëdhënësi PDK-së se, Kurti po vepron me” filozofinë populliste” është aq e ultë dhe e pa pranueshme pasi, po ballafaqohet më një presion të pa drejtë qoftë edhe nga miqtë tanë sepse, nuk mund t’u nënshtrohet shantazhimit të forcave terroriste-kriminale, tani te deklaruara edhe nga Qeveria e Dardanisë, sepse ky është i pa shantazhuar pasi është i pastër në çdo aspekt.

Nëse populli shqiptar i Dardanisë, po ashtu edhe ai i shtetit shqiptar nuk reagojnë, përmes demonstrave paqësore rreth mospajtimit më, vendimet, vlerësimet dhe veprimet të pa drejta të Bashkësisë Ndërkombëtare, në rendë të parë Evropa, duke e barazuar agresorin me viktimën e cila, padrejtësisht po kërcënohet me sanksione, të padrejta, jo reale dhe jo humane, ani pse qëllimi përfundimtar është, dhe tentim aneksimin e një pjese të Republikës së Dardanisë, fatkeqësisht të ndihmuar dhe me dakordimin e “dashit të Vuçiqit me kambanë në qafë” të cilën ai ia vari pa e pyetur askënd por, që ta faktorizojë për të punuar kundër çështjes shqiptare e për interesa të Serbisë.

Zoti Kryeministër, je në rrugë të drejt sepse, je në rrugën e popullit dhe rrugën e zotit.

Kundërshtarët tu të pa denjë, populli do t’i dënojë ndërsa, gjeneratat e reja, do t’i gjykojnë.

Shkrimtari dhe poeti ynë i shquar Esat Mekuli, në poemën drejtuar Dardanisë (Kosovës), “Për ty”, pat shkruar: “ Do të vijnë pas nesh, fëmijët tanë dhe fëmijtë e fëmijëve tanë, ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne”.

Nuk ka jug e as veri, Mitrovica është Shqipëri. Kjo, po na imponohet e sjelljet e Evropës, ani pse ëndërr e drejtë por e mohuar gjatë gjithë historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat