Vuçiq planifikon vrasjen e kryeopozitarit dhe luftë civile në Serbi, që t’i shmanget arrestimit nga Haga

Opinione

Vuçiq planifikon vrasjen e kryeopozitarit dhe luftë civile në Serbi, që t’i shmanget arrestimit nga Haga

Nga: Hisen Berisha Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:13
Hisen Berisha

“Njerëzit e dëshpëruar, thonë e bëjnë gjëra të dëshpëruara”. Ky është përkufizimi më adekuat i shumicës së liderëve në Ballkanin perëndimor. 

Kjo, për arsyet që do ti vë në pah, mbase për herë të parë, pasi që edhe vet të atakuarit nga situatat e krijuara, po mundohen ti mbajnë të heshtura/fshehura.

Në mes të datës 20-28 Prill 2023 Aleksandër Vuçiq, është intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës për Serbin, si dëshmitarë për dhjetëra vrasje të “boshnjakëve” në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë.

Sipas informacioneve dhe reagimeve të serbëve të opozitës dhe atyre që kanë qenë pjesë e makinerisë vrastare të Serbis, Vuçiq fajëson disa serb mes tyre dhe Vojislav Sheshel, si urdhërdhënës kryesor i vrasjeve që po hetohen e pritët të gjykohen.

Ditët në vazhdim pritet që, Serbja të përballet me sanksione nga SHBA dhe BE! 

Ndërkohë që, ftesa nga Tribunali Speciale për Serbin, do jet e hapur për Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët do të përballën me drejtësinë ndërkombëtare. 

Këto masa do hynë në kuadër të sanksioneve për Serbinë. 

Qëllimi i Aleksandër Vuciq është që opozita në Serbi ti “shpall” luftë pushtetit aktual në Serbi, me qëllim që, dorëzimi i Aleksandër Vuciq të jet sa me i vështir i qasshëm për Dhomat e Specializuara për Serbinë. 

Ajo që dihet nga reagimet e të atakuarve serb, është se “Gebelsi” i Milloshevicit, ciceroni Vuçiq, ka fajësuar një mori politikanësh serb për vrasjet masive në Bosnje dhe Kosovë. 

Pra Aleksandër Vuçiqin, nuk mund ta shpëtoj as vrasja e liderit të opozitës serbe, dhe as nxitja e luftës në Kosovë dhe Bosnje. Ditët e fundit po numëron në pushtet! 

Pas lajmit se presidenti serb Vuçiq është intervistuar dhe do të përballet me drejtësinë, pati zhvillime shqetësuese pothuaj se në lidershipet e Ballkanit. 

Mund të arsyetohet plotësisht tërheqja  nga “titaniku i titanit” që po fundoset, para drejtësisë ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Të parët që po shpëtojnë nga titanikut “Ballkanit të Hapur” që po fundoset, janë liderët që e iniciuan, e të cilët prandaj dhe po e përmbyllin misionin e tyre për t’iu kthyer “Procesit të Berlinit” të cilin provuan ta braktisni në shenjë revolte për mos marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, duke provuar të shantazhojnë me afrim kah “Unioni Euroaziatik”, ku rrol determinues kanë Kina dhe Rusia. Por, tani kur Rusia po varroset ne varrin e saj Ukrainen dhe Kina po vërehet e pafuqishme ta mbështes Rusin, përballë hegjemonisë e fuqisë ushtarake të NATO, këta liderët e vegjël “golemian” të Ballkanit të trazuar, po kthehen në procesin e integrimeve euroatlantike.

Mirëpo si të arsyetohen kursi politik që po ndjekë Kryeministri i vogël i Kosovës së re, që  po konsolidohet me vështirësi institucionalisht dhe politikisht. 

Nuk mund të arsyetohet sjella e tij kryekeqe, në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe rritja rapide e antiamerikanizmit dhe disponimit kundër partnerëve ndërkombëtarë, që ka ndjellë në qytetarët e manipuluar të Kosovës; nuk mund të arsyetoj faktin që me politikat e tija të gabuara, po ia ushqen Vuçiqit strategjinë e tij për mbetje në pushtet, duke ia mundësuar fokusimin e nacional-shovinizmit serb drejte Kosovës; nuk mund të arsyetohet për ndikimin devijues në besimin e paqes - islamit tradicional, dhe nxitjen e ekstremizmit, radikalizmit, deri te gjykimi i vendit tonë për “islamizëm politik”, me politikbërjen e tij populiste, improvizime dhe retorikë mashtruese, veprimtarinë e tij kundër çdo procesi politik për shtetin e Kosovës, paragjykimin dhe kualifikimin antikushtetues dhe të pandershëm të çdo arritje në ketë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat