Kosova dhe “modeli” i njohur libanez

Opinione

Kosova dhe “modeli” i njohur libanez

Nga: Agron Shabani Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:50
Autori Agron Shabani

Në pamje të parë, podiumi ose audienca e mendimit politik vizionar, kontemplacionit, komprehensionit dhe narracionit të njohur të politikë së jashtme ose diplomacisë së kualifikuar, profesionale, komplementare, suplementale, intelektuale dhe inteligjente, si dhe ajo e folklorit ose muzikës tradicionale shqiptare, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra.

Me fjalë tjera, në dukje ose pamje të parë, në politikën dhe diplomacinë e Kosovës, gjithçka shkon perfekt. Si në këngët e Mujës dhe Halilit, ose të Isë Boletinit me dy kobure (revole) në shokë, në pallatin ose kështjellën lordëve anglez (britanik)-dikur në Londër (London).

Sikur nuk mungojnë as elegjitë, antologjitë, dituramet, glorifikimet, valorizimet, elozhetë dhe epitetët e larta ose superlative mbi Albin Kurtin, Vjosa Osmani-Sadriun, Glauk Konjufcën, Donika Gërvallen, Xhelal Sveçlen, Besnik Bislimin, Prindon Sadriun etj.

Ndaj, nëse kriza ose problemi i Veriut të Kosovës ose Mitrovicës së bashku me krizën globale ose gjithë botërorë, të shkaktuar nga Covid 19 si dhe nga lufta në Ukrainë, erdhën ose mbërritën në Kosovë, ato erdhën në saje të "politikës dhe diplomacisë së pakualifikuar, jonprofesionale, jo intelektuale dhe jointelegjente" të Brukselit dhe Uashingtonit, e jo në saje të "politikës dhe diplomacisë gjeniale, gjentile dhe gjentelmente" të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvalles, Xhelal Sveçles, Besnik Bislimit etj. Jo çfarë!!!

Shih për këtë, Evropa (BE-së) dhe SHBA-s, si duket, do detyrohen patjetër të kërkojnë dhe mësojnë për modele, koncepte, vizione, formula, agjenda, narrativa ose rregulla të reja ushtarake, politike, diplomatike, globale, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, sipas "modelit" ose "shkollës kosovare" të "politikës së lartë dhe diplomacisë"!?

Çudi!

Ndonëse, edhe Besnik Bislimi me stafin ose "korin e lartë politik dhe diplomatik" të Kosovës, nga analist dhe publicist të ndryshëm kosovar, konsiderohen si Ikona ose Patriark të politikës dhe diplomacisë së lartë moderne ose bashkohore.

U mungon vetëm "kurora e lartë e mbretit të xhunglës së madhe të atyre ligjëve të pashkruara dhe të pashkelura politike dhe diplomatike" në Kosovë!

Ç ‘është e vërteta, ata nuk guxon t'i sulmoi as t'i qortoi kurrë askush. Madje, as rivalët ose oponentët e tyre kryesor...!?

Se këndejmi, nëse populli (elektorati) ose votuesit kosovar ishin të frustruar ose inatosur politikisht dhe moralisht, në radhë të parë ishin të frustruar ose inatosur në Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe komandantët, dalëzotësit ose çlirimtarët tjerë të UÇK-së, të cilët si duket janë fajtor kujdestar për gjithçka që ka ndodhur e nuk ka ndodhur (akoma) në Kosovë....!? Edhe pse nuk bije shi etj...!

Ndërkohë që ngjarjet ose zhvillimet e përgjithshme tektonike, eruptive, dramatike, violente, infantile, patologjike, reaksionare dhe anakronike në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës: Ka shumë kohë që kanë nxjerrë në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste: Si për shembull, a është “modeli i asociacionit” i ose "zajednicës( dodik republikës) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, hapi ose shkalla e parë e Libanizimit të Kosovës, me një Serbi si "polic të Ballkanit) ose rajonit- si Izraeli në Lindjen e Mesme, e cila do vendoste madje edhe se kush mund të zgjidhet President, Kryeministër, Kryeparlamentar, Kryepolic, Krye-spiun ose Krye-diplomat i Kosovës dhe të tjerëve në rajon, si Izraeli në Liban, Palestinë dhe gjithandej?!;

Mos vallë asociacioni ose "zajednica serbe" në Veriun e Kosove, janë shkalla ose testi i parë i rajonalizimit, kantonizimit ose enklavizimit të BE-së dhe krejt Evropës ku Baskia, Katallonia, Eupedët, Klaipedët, Shlesvigu i Veriut, Prusia Lindore (Königsbergu ose Kaliningradi), Elzasi, Lorena (Lotringia), Shlezia, Besarabia, Sudetët, Transilvania, Djenpria, Dnjestria, Vojvodina Euro perëndimore, Sanxhaku, Lugina e Preshevës dhe të tjerë, presin në sirtarë ose shalter?, apo....????!!!

Ndërkohë që në çdo debat ose diskutim evropian, duhet të dëgjohen përgjigjet e Gjermanisë për këto pyetje kardinale, esenciale ose kolaterale. E sidomos për Kosovën, Ballkanin, luftën e Ukrainës etj.

Lidershipi i Gjermanisë, sikur i kanë nxjerrë mbi sipërfaqe temat dhe debatet e vërteta mbi Ukrainën, Kosovën, Ballkanin ose zgjerimin e UE-së etj.

Ndonëse, Evropa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë, krucial dhe tepër sfidues, enigmatik, kaotik e dramatik.

U mor vesh se garantuesit ose spinzorizuesit kryesor të shtetit, lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë gjermanët dhe anglo-amerikanët e jo i ashtuquajturi lidershipi ose estabilishmenti politik i Kosovës. Pikë.

Por, sikur ekziston frika latente ose permanente se problemet e mëdha janë shtyrë

për me vonë.

Aty janë edhe konceptet ose "modelet" e larmishme brenda UE-së, si "Modeli i Ranjës" ose "Shngenit"( Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu të cilit i është bashkangjitur edhe Kroacia...), "Modeli Skandinavik" (Holanda, Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda), "Modeli Jugor ose Mesdhetar" (Italia, Spanja, Greqia dhe Qiproja), "Modeli Anglo-Sakson" (Iralanda dhe Portugalia pa Britaninë e Madhe) dhe"Modeli Juglindore" (Polonia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Lituania, Letonia, Estonia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria). Secili (akëcili) prej tyre me specifikat ose karakteristikat e posaçme në sfond.

Se këndejmi, historia, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën.

Një dozë e vogël "lehtësimi" kjo që i bën shqiptarët e Kosovës të besojnë se me qetësinë, mençurinë ose inteligjencën e tyre "tradicionale ose platonike", Albin Kurti me qeverinë e tij, do i shpëtojnë dhe nxjerrin faqebardhë nga këneta ose moçali ballkanik.

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Kosova është larguar përfundimisht kriza?

Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet mbi shpërthimin e një lufte të re në Kosovë akoma nuk janë hequr dhe vërtetuar.

Sidoqoftë, shqiptarët do duhej të ishin të lumtur dhe gëzuar ose inkurajuar me faktin nëse një lider, politikan ose diplomat kosovar, e shpëton Kosovën nga Libanizimi ose Falestinizimi (Palestinezimi) i saj!

Edhe pse kemi pak fakte ose argumente valide dhe relevante për të besuar dhe shpresuar.

P. S. Pak histori nga Libani...

Banorët me të hershëm të Libanit, thuhet se janë fenikasit, të cilët u vendosën në Liban në periudhën e njohur të Neolitit (3OOO vjet para Krishtit) ku i ngritën ose themeluan edhe qytetet ose vendbanime e njohura të Biblosit (Byblos), Gublës (Gebal), Sidonit (Sayda), Tirit (Sür) etj. Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke.

Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Persia (Irani), Roma, Bizanti etj. Në shekullin 11 dhe 12, me rastin e luftërave mesjetare të kryqëzatave, në Liban ishin ngritur ose themeluar "Mbretëria e Jerusalemit", "Principata e Antiohisë" (Knjazia e Antiohisë) dhe "Grofovitë" ose "Baronitë" e njohura në Edesë dhe Tripolis.

Ndryshe nga kjo, kriza ose situata kaotike në Bejrut (Liban) sikur mori hov pas dorëheqjes së imponuar të ish kryeministrit suunit, Sad Haririt ( i biri i ish kryeministrit Rafik Hariri i vrarë me atentat klasik në Bejrut me 2OO5), i cili shihej si "prodhim" ose lojtar kryesor i Arabisë Saudite në Liban dhe me gjerë. Kjo për shkak të luftës së humbur të sunnitëve (sunni) në Siri ndaj Bashar el Assadit dhe regjimit të tij alevit (aleui) dhe Irak, të ndihmuar edhe nga Hezbollahu, Irani etj.

Babai i Sad Haririt, Rafik Hariri, gjatë vitëve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, shkoi si djalosh ose emigrant i ri në Arabinë Saudite, i cili falë lidhjeve të tij familjare, miqësorë dhe të tjera me "Dinastitë" mbretërore" Saud" dhe "Fahd" në Arabinë Saudite", në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u kthye si sheik, sulltan ose mogul i madh tregtar, finansiar dhe ekonomik në Liban, ku o zgjodh edhe kryeministër i Libanit gjatë periudhës kohore 1992-1998 dhe 2OOO-2OO4-2OO5, deri me rastin e vrajes ose atentatit ndaj tij me 2OO5.

Në këtë prizëm, Rafik Hariri dhe familja e tij u ngritën në një "Dinasti të Madhe" familjare, politike, finansiare dhe ekonomike në Liban, ku e ngritën ose themeluan edhe organizatën ose levizjen e njohur sunnite "Levizja për ardhmërinë e Libanit" së bashku me projektin e njohur panarabik mbi "Sirinë (Asirinë) e Madhe" në kuader të së cilës ishin paraparë Siria, Libani, Palestina, Jordania" e kështu me radhë.

Por, Rafik Hariri u vra me atentat dhe nuk ia doli të realizoi ëndrrën e tij.

Dyshohet se pas atentatit ndaj Rafik Haririt qëndronin Hezbollahu së bashku me druzët ose shërbimët sekrete të regjimit të Assadëve në Siri, e pse jo edhe intelegjenca izreaelite.

Në kohën e mandatit (pushtetit) të babai të tij (Rafik Haririt) u ngritë dhe afirmua edhe Sad Hariri së bashku me motrën e tij ekskluzive, ekstravagante dhe ekzotike, Bahia, si ministre, politikane dhe deputete e e njohur e parlamentit libanez.

Për me tepër ndërkaq, shumicën e popullsisë libaneze (mbi 84.5 %) e përbëjnë arabët, prej të cilëve 72 % janë libanez, 13 % palestinez, 1O % sirian, 6.8 % armen, 6.1 % kurd etj.

Fesë ose religjionit musliman i përkasin 56 % e popllsisë së përgjithshme të Libanit, gjegjësisht, 28 % të grupit shiit (shiia) dhe 28 % të grupit sunnit (sunni).

Pastaj vijnë maronitët e krishtërë ose katolik që përbejnë diç me tepër se 22 % të popullsisë së Libanit, pravosllav afro 8 %, ortodoks grek-melikitë 4 %, druzë 5 % dhe të tjerë.

Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë.

Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke.

Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Persia (Irani), Roma, Bizanti etj.

Në vitin 195O, 17 familje të fuqishme kristiane ose katolike dhe 8 familje myslimane e kishin në dorë kapitalin dhe pronën (pasurinë) kryesore të Libanit.

Në vitin 1958, me ndikimin ose influencën paraprake të revolucionit të njohur egjiptian (1953-1954) do të shpërthejnë luftërat ose konfliktet e brendshme qytetare, fetare, kulturore dhe politike në Liban, ku presidenti libanez, Chamille Chamon do e thërras SHBA-s për ndihmë ushtarake dhe politike për të mbrojtur dhe shpëtuar Libanin nga bankroti ose kolapsi total. Me ç ‘rast, falë intervenimit amerikan, ishte vendosur paqja ose qetësia e përkohshme në Liban.

Abdullah Aref al Jafi (Abdullah Aref al Xhafi), Sami as Suhl, Saib Salam, Rashid Karame, Rafik Hariri, Sad Hariri, Hassan Diabi dhe të tjerë, kanë qenë kryeministra të Libanit.

Beshir Xhemail, Amin Xhemail (Gemayel), Sad'ad Hadad, Antonie Lahud, Emille Lahud, Michel Suleiman ,Rene Moavad, Michel Aoun dhe të tjerë, president të Libanit.

Pierre Xhemail ( Pierre Gemayel) -lideri ose themeluesi i Falangës së njohur libanezë së bashku me Kamal dhe Valid Xhumblatin -lider të druzëve, Musa as Sadrin, Nabil Berin dhe të tjerë, gjithashtu kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Libanit.

Gjatë luftërave mesjetare të kryqëzatave, maronitet e krishterë u rreshtuan në radhët e ushtrive të ndryshme "kryqtarë" ose kristianiste dhe mbanin lidhje të vazhdueshme me Etërit e Shenjë (Papët) dhe Selinë e Shenjte (Papatin) në Vatikan dhe Avignion.

Në etapën ose periudhën e luftërave pushtuese ose kolonialiste: Libani së bashku me karakteristikat ose specifikat e tij multifetare, multikulturore, multietnike dhe të tjera (e sidomos për shkak të konflikteve ose antagonizmave të njohura shekullore ose historike në mes myslimaneve arab dhe maronitëve të krishterë ose katolik) do të ndodhët në fokusin e interesimit dhe monitorimit francez.

Ndërkaq, në vitin 1861, me anë të "traktatit" ose marrëveshjes së fuqive të njohura europiane ose perëndimore, Libani do shpallej si "krahinë autonome" e ish perandorisë osmane ose otomane turke.

Ndërkohë që në fill të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetët muslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë­ levizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste -kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman.

Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lexo "Traktatin Sykes-Picoto" me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme.

Në konferencën e San Remos me 192O, u vendos që Francës t'i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe.

Në vitin 1948, Libani do marrë pjesë në luftën ose konfliktin e njohur arabo-izraelite. Duke shënuar kështu edhe fillimin e "luftërave dhe pushtimeve të reja" izraelite në Liban.

Në vitin 1982, Bëchir Gemayeli (Beshir Xhemaili) i cili asokohe e kishte pushtetin ose ndimimin e tij vetëm 1O % në territorin e përgjithshëm të Libanit, do të zgjedhët President i Libanit. Ndonëse, edhe me ndihmë­n e Izraelit.

Beshir Xhemaili do të vritej shumë shpejt me atentat, për t'u zëvendësuar nga i vëllai i tij me i vjetër, Amin Xhemaili.

Pas vrasjes së Beshir Xhemailit, ushtria izraelite do e okupoi dhe bombardoi Bejrutitn Perënndimor (musliman).

Gjatë asaj kohe forcat e ndryshme të ushtrisë dhe milicisë (policisë) maronite me ndihmën e forcave çifute ose izraelite, do i vrasin së paku 15OO qytetar të komunitetit shiit (shiia) dhe palestinez në Bejrut.

Në vitin 1982, Izraeli do e pushtoi ose aneksoi ushtarakisht Libanin Jugorë.

Po gjatë vitit 1982, ka ndodhur edhe lufta ose konflikti i përgjakshëm në mes trupave ushtarake të Sirisë dhe Izraelit në vendin e njohur "Sulltan J'akub" etj.

Në këtë vorbulle, nën pushtimin ose okupimin izraelitë, OÇP (PLO) e Palestinës, ishte detyruar të largohej nga Libani.

Ndërkohë që nga forcat ushtarake izraelite dhe ato libaneze, asokohe u vranë me qindra ose mijëra palestinez në Bejrut (Liban).

Po gjatë asaj periudhe dramatike, shitët (shiia) e themeluan organizatën e tyre politike me emër "Amall"( në arabisht-Shpresa).

Gjatë periudhës së mësipërme do të ketë luftime ose konflikte të përgjakshme në mes palestinezëve dhe falangën dhe milicinë e krishter- maronite.

Në vitin 1979, izraelitët iu kishin ndihmuar të krishterëve maronit në ngritjen ose themelimin e milicisë (policisë) së tyre katolike të krahut radikal ose ekstremisto-djathtistë.

Dikur me vonë, lideri i tyre, gjenerali Sa'd Hadad do e shpallë në mënyrë personale ose unilaterale shtetin e tij "Libani i lirë" të cilin në vitin 1984, do e zevendëndësoi Antonie Lahoud.

Ndërkohë që akoma ishin aktuale konfliktet e ndryshme në mes grupeve ose klaneve rivale brenda komunitetit të krishterë ose maronit. Sidomos ato në mes milicisë së Sulejman Franxhisë (Suleiman Franjiyeh) dhe forcave falangiste të Beshir dhe Amin Xhemailit me ndërhyrjen anësore ose sporadike të ish presidentit Chamille Chamoun.

Ndërkaq, antagonizmat, averzionet, diskrepancat, divergjencat ose mosdurimet e njohura personale në mes Hafiz el Assadit Sirisë dhe Sadam Husseinit të Irakut, për shumë vite dhe dekada të tëra kishin pasur influenca, referenca dhe interferenca të shumtë ekstrerme ose eksplikative në Liban, ku Siria i kishte të stacionuar (dislokuar) 3O. OOO ushtar. Gjatë asaj periudhe do të shfaqët edhe "Hezbollahu" radikal ose ekstremist i financuar nga Irani.

Me fjalë tjera, myslimanet shiitë (shiia) dhe të krishterët maronit, gjithmonë janë bërë bllok-kundër myslimanëve sunniitë (sunnii) në Liban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat