Bill Clinton në Shqipëri nga një tjetër dioptri

Opinione

Bill Clinton në Shqipëri nga një tjetër dioptri

Nga: Rexhep Torte Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:47
Rexhep Torte

Edi Rama vizitën fisnike të Bill Clintonit në Shqipëri, e përdori si truk mashtrues për ta mbuluar tradhtinë ndaj Shqipërisë, Kosovës, për ta mbuluar miqësinë vëllazërore me kriminelin Aleksandër Vuçiq, për ta mbuluar humbjen e “Ballkani Hapur”, për t’i mbuluar lidhjet me oligarkët e drogës, për ta mbuluar aferën me McGonigal të FBI-së, për ta mbuluar korrupsionin dhe për t’i mbuluar vjedhjet e votave në zgjedhjet e fundit lokale.

Vizita e këtyre ditëve e Edi Ramës në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, në Serbi, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi, dëshmon më së miri se Edi Rama vuan patologjikisht nga narcizmi për tu bërë lider i Ballkanit, që më në fund do të rezultojë me mashtrimin e radhës.

Bill Clinton, Madeleine Albrigt, Richard Holbrooke dhe Ëesley Clark, mbeten personalitete të paharruara për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Për mendimin tim vizita e Bil Clintonit në Shqipëri më 3 dhe 4 qershor 2023, më tepër i ngjante një përpjekje për ta faktorizuar dhe rehabilituar Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë nga aferat korruptive, ekonomike, narkotike e politike, se sa që kishte ndonjë efekt tjetër.

Bill Clinton e di se më 12 qershor të vitit 1999, pas bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Serbi, Serbia gjenicidale e kriminlelit Sllobodan Millosheviq kapitulloi dhe u tërhoq përfundimisht nga Kosova.

Bill Clinton duhet të jetë i informuar se sot Serbinë gjenocidale po e udhëheqin kriminelët Aleksandër Vuçiq- President i Serbisë dhe Ivica Daçiq-Ministër i Jashtëm i Serbisë, të cilët ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe sot më përpikmëri po e vazhdojnë doktrinën millosheviqiane që kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjerë ku jeton edhe një serb i vetëm.

Bill Clinton duhet të jetë i informuar se Serbia gjenocidale hegjemoniste tashmë 24 vjet po i mohon krimet e kryera në Kosovë në vitet 1998/99, ku vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm shqiptarë, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë,në mesin e tyre edhe fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës.

Ku Serbia gjenocidale dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Ku Serbia gjenocidale rrëmbeu nga shtëpite shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djemë e vajza të pafajshme autoktone shqiptare, fati të të cilëve ende nuk është zbardhur.

Ku Serbia gjenocidale e bërii shkrumb e hi Kosovën, dhe sot e kësaj dite nuk ka kërkuar falje për tërë këto krime të kryera, dhe po mundohet t’i shmanget pagesës së reparacioneve që duhet t’ia paguajë Kosovës.

 

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq kopje e kriminelit Sllobodan Millosheviq

KFOR-i francez, që në ditën kur u çlirua Kosova, i mundësoi Serbisë gjenocidale, që në Mitrovicën e Veriut, Zveçan Leposaviq dhe Zubin Potok, të themeloj struktura palalele serbe, grupe të armatosura ilegale serbe dhe grupe mafioze kontrabandiste serne.

Këto grupe mafioze serbe, në një mbrëmje në muajin shkurt të vitit 2000, i sulmuan shqiptarët autoktonë duke vrarë 10 shqiptarë të pafajshëm, duke plagosur dhjetëra të tjerë dhe duke detyruar më shume se 14 mijë shqiptarë autoktonë të shpërngulen nga Mitrovica e Veriut, të cilët sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Serbia gjenocidale hegjemoniste në këto troje të shqiptarëve autoktonë është duke ndërtuar koloni serbe, ku në banesa të reja e të mobiluara po vendosen serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë qenë banorë të Kosovës.

Kjo pakicë serbe, e cila sipas Kushtetutës demokratike të Kosovës, i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në Evropë, tashmë 24 vite nuk po e paguan rrymën elektrike dhe ujin që e konsumon, por këto fatura të kësaj pakice serbe që arrijnnë më shumë se 10 milionë euro në vit, paguhen nga Kosova, nga Buxheti i taksa paguesve të Kosovës.

Kjo pakicë serbe në Kosovë me urdhër të Serbisë gjenocidale hegjemooniste dhe grupeve të saja të armatosura ilegale po organizon tensione, bllokim të rrugëve, dhe se fundmi plagosi 40 paqeruajtës të KFOR-it, sulmoi përfaqësuasit e EULEX-it, policinë e Kosvës duke djegur disa makina policore dhe sulmoi dhunshëm edhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës me rekomandim të ndërkombëtarëve i anuloi zgjedhjet në këto katër komuna, për arsye se me urdhër të Beogradit serbët u tërhoqën nga institucionet e Koosvës.

Qeveria e Kosovës, duke mos dashur të lejojë vakum institucional, më në fund organizoi zgjedhje në këto katër komuna veriore, të cilat po me urdhër të Beogradit i bojkotoi pakica serbe.

Këto zgjedhje edhe pse me numër të vogël votuesish i fituan katër katër kandidatët shqiptarë. Këto zgjedhje u pranuan edhe nga SHBA-të edhe nga BE-ja.

Ndërkaq kjo pakicë serbe më urdhër nga Beogradi nuk lejonte që kryetarët e porsa zgjedhur shqiptarë të vendosen në objektet ekzistuese të komunave, gjë që Qeveria e Kosovës, i vendosi me asistencë të policisë, gjë që përsëri me urdhër të Beogradit, protestuesë të maskuar dhe të armatosur ilegalë filluan sulmet e dhunshme.

Serbia gjenocidale hegjemoniste nëpërmjet këtyre protestave të dhunshme ka për qëllim të themelojë Asociacionin serb në Kosovë, ngjashëm si Republika Serpska në Bosnjë e Hercegovinë, e që më pastaj të kërkojë ndarjen e veriut nga Kosova dhe bashkim me Serbinë, sepse këtu ndodhen Minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit, joshëse edhe për Jorge Sorosin, për Rusinë dhe Kinën.

Bill Clinton gjatë qëndrimit të tij në Tiranë deklaroi se, kosovarët i krijuan këto katër komuna për të mirën e sebëve për t’ua dhënë atyre edhe katër kryetarë sikurse, si edhe vendet në Parlament. Kështu që ata gabuan që nuk dolën për të votuar. Çfarë çështje madhore politike do të avancohen nga fakti se kush udhëheq me ato qytete të vogla. Unë mendoj e tani është e lehtë për shqiptarët tani në shumicë (në Kosovë), të përfitojnë nga momenti për të shprehur qëndrimin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjnë është ta ndalin këtë marrëzi”, tha ndër të tjera Bill Clinton.

Bill Clinton e kupton se këto tensione në veri të Kosovës i nxit Beogradi për qëllime hegjemoniste, ndërs Qeveria e Kosovës po përpiqet që ta shtrijë sovranitetin në veri të Kosovës dhe se policia e Kosovës në tërë Kosovën po e lufton kontrabandën, krimin dhe ofron siguri për tërë qytetarët.

Edi Rama është tradhtar i kombit shqiptar

Bil Clinton duhet të jetë i informuar se kryeministri Edi Rama nuk është shqiptar i pastër, por është surogat shqiptar, se Edi Rama është greko dhe serbofil.

Se Edi Rama ia fali Greqisë 12 milje të Detit Jon që është pjesë e Shqipërisë.

Se Edi Rama në vazhdimësi nuk lejon që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë Rezoluten se Serbia gjenocidale në vitet 1998/99 ka kryer gjenocid në Kosovvë.

Se Edi Rama ia ka dhuruar Çelësin e Tiranës këngëtarit çetnik, Goran Bregoviq, i cili gjatë viteve 1998/99 me këngët dhe deklaratat e tij i stimulonte ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë që të vrasin sa më shumë shqiptarë të pafajshëm në Kosovë.

Se Edi Rama vitin që shkoi, përkundër reagimit të miliona shqiptarëve që Goran Bregoviq të mos lejohet të vijë në Festivalin e Birrës në Korçë, e ftoi dhe i mundësoi këtij këngëtari çetnik serb që të marrë pjesë në këtë festival të birrës në Korçë.

Se Edi Rama është bërë një avokat dhe argat i Serbisë gjenocidale dhe i kriminelit Aleksndër Vuçiq në të gjitha takimet ndërkombëtare në BE apo në SHBA.

Edi Rama nëpërmjet “Ballkanit të Hapur” dëshironte Serbinë gjenocidale hegjemoniste ta bëjë Perandori të Ballkanit, përkundë faktit se serbët janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhura nga Karpatet, dhe që kufijtë e tyre i kanë zgjeruar në trojet autentike shqiptare.

Edi Rama me “Ballkanin e Hapur” nuk e përfilli aspak interesin e shqiptarëve që e kanë Detin Adriatik dhe që shqiptarët numerikisht janë disa herë më shumë se serbët në Ballkan.

Edi Rama ishte ndër të parët që e sanksionoi padrejtësisht Kosovën, duke e anuluar takimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Gjakovë, për tu treguar siç thotë populli “më katolik se papa”, se gjoja Edi Rama na qenka besnik ndaj aleatëve.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës mbi bazën e të drejtës dinjitoze të Kosovës, ia bëri tetë me dy Edi Ramës, dhe nuk pranoi të takohet me të në Prishtinë gjatë vizitës së tij të sotme më 6 qershor 2023.

Sepse Edi Rama me këto qëndrime pro Serbe, po shkel mbi dinjitetin e 2000 luftëtarëve trima të UÇK-së që e dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Po shkel mbi dinjitetin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia gjenocidale i vrau dhe i masakroi në Kosovë.

Po shkel mbi dinjitetin e 20 mijë motrave tona shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Po shkel mbi dinjitetin e më shumë se 1600 djemve e vajzave shqiptare që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Mbi Edi Ramën qëndrojnë shumë afera korruptive, lidhje me oligarkët e drogës, vjedhjen e votave në zgjedhje dhe lidhjet me aferën McGonigal.

Të gjitha këto duhet t’i dinte dhe t’i analizonte Bil Clinton-ish Presidenti i SHBA-ve para se të ishte mysafir i Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat