Loja me zjarr!

Opinione

Loja me zjarr!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:51
Zejnullah Jakupi

Opozita e çakorduar dhe e elektrizuar. Nga dita e parë kur Albin Kurti e ka marrë pushtetin, opozita nuk ka qenë e kënaqur. Pas shumë orvatjeve- gati ja kanë arritur qëllimin, ta rrëzojnë Albin Kurtin. Me shpresë jo, nuk do ta arrijnë këtë.

Opozita i ka përdorur të gjitha mënyrat (ka bërë dhe po bënë luftë hibride- mes saj „spiunazh“ tek ambasadat dhe shkuarjet në SHBA duke shpekuluar se Albin Kurti është „komunist“, njeri nihilist që bie ndesh me SHBA-në, që politika e tij dhe veprimi i tij politik bie ndesh me konceptin e saj ideologjik, me tregun e lirë e gjepura tjera). Qëllimi i tyre ka qenë dhe është që ta rrëzojë Albin Kurtin. Ata vazhdojnë tutje me këtë propagandë duke keqcituar dhe shpikur se gjoja militantë, komentatorë të ndryshëm të LVV-së janë shprehur madje edhe kundër Bill Clintonit, por edhe tjera shpekulime se gjoja Albin Kurti është kundër Edi Ramës etj. Edhe pse Albin Kurti ka patur shkas ta „keqkuptojë“ Edi Ramën shpesh herë, ai kurrë nuk e ka bërë këtë. Edhe pse Edi Rama kurrë nuk është konsultuar me Albin Kurtin, Albin Kurti kurrë nuk ja ka kthyer shpinën, nuk ja ka kthyerë me të keq. Edi Rama, nga kryeneqësia gjithmonë e ka „shkelur“ Albin Kurtin edhe pse janë ideologjikisht në një vijë. Albin Kurti nuk do i hakmerret edhe tani kur projekti i Edi Ramës, ´Open Balkan´-i i tij i preferuar, u shpall i ‚vdekur‘.

Një opozitë normale nuk duhet ta kërkon rrëzimin e qeverisë, në këtë kohë konflikti. Nuk duhet ta bënë një gjë të tillë sepse është pikërisht ky Albin Kurti i cili ka folur qysh herët për luftën, sepse ka qenë i informuar dhe për faktin se nuk e dëshiron një gjë të tillë dhe e ka alarmuar komunitetin ndërkombëtare rreth saj. Por, shtrohet pyetja se a e ka ditur ketë Edi Rama? E ka ditur ose nuk ka dashur që ta dij? Faktet po flasin.

Është meritë e Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës që dha urdhër për t´arrestuar bandat kriminale dhe për ta konfiskuar gjithë atë arsenal armatimi, i cili ishte planifikuar të zbrazet në Kosovë për ta ndezur luftë e cila do të ishte me pasoja fatale. Kjo situatë akoma nuk është shmangur plotësisht.

Albin Kurti po e alarmon dhe po mundohet ta bindë Bashkësinë Ndërkombëtare se edhe ata duhet t´i ndihmojnë ose s´paku ta përkarahin moralisht e ligjërisht për t´i luftuar grupet kriminale dhe jo të del kundër arrestimit të tyre, siç e bëri këto ditë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Peter Stano po flet në emër të BE-së se nuk pranon që „Mbrojtjen Civile" dhe „Brigaden e Veriut“ të mos e shpall qeveria e Kosovës organizatë terroriste.

Se kjo gjë është dashur të bëhet dhe BE duhet ta përkrah, flet edhe fakti i tematizuar nga Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, e cila ka deklaruar se në Veri të Kosovës po hyjnë armë nga Serbia në forma të ndryshme duke u bartuar me veturat të ambulancave dhe po dërgohen në kisha, siç ishte rasti gjatë vitit 2022. Policia e Kosovës deri tani i ka ekspozuar një numër të madh të këtyre armëve të konfiskuara. A po e kuptojnë tani sa i rrezikshëm është që të lihen të lirë këto grupe terroriste?

Dhe opozita po bënë shumë zhurmë tutje, nuk po solidarizohet me veprimet e Qeverisë Kuriti, por po e akuzon si shumë analistë të saj si Halil Matoshi se Qeveria Kurti po i sulmon ata pak serbë 30.000 veta në veri. Njëjtë po konstaton edhe bashkmendimtari i tij Dardan Gashi, i cili, njëjt si Halil Matoshi, dëshiron që Albin Kurtit t´i përsëritet skenari i vitit 2020.

Tashmë dihet se kjo opozitë nuk është e aftë për të bashkëpunuar në të mirë të vendit, por është e aftë më shumë për ta bërë fajtor Albin Kurtin për çdo gjë. Ajo është e aftë të nënshkruajë çdo marrëveshje që i kërkohet. Kjo opozitë është të themi kushtimisht „tradhtare“, sepse i intereson vetëm pushteti. Ajo e ka lënë të qetë veriun, 23 vite përjashto intervenimin në veri në vitin 2011 dhe, nuk i ka penguar kontrabanda dhe krimi atje, madje ka bashkëpunuar me ta. Kjo opozitë nuk e përkrahë Albin Kurtin, sepse e di se me këtë do humbë poenat politikë nëse Albin Kurti del fitues në këtë betejë të vështirë.

Opozita nuk e do Albin Kurtin se Albin Kurti nuk rri duarkryq si opozita. Siç është thënë shumë herë; KFOR-i nuk ndërhynë në punët e mbrendshme, nuk mund t´i arrestojë kriminelët, këtë e bënë policia e Kosovës, pra edhe përmes Njësive Speciale. Arrestimi i tyre e trason rrugën për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe pa trysni nga këto grupe krimiminale të cilët i kërcënonin qytetarë serbë dhe rendin kushtetues të shtetit tv Kosovës. Dënimi i tyre u lehtëson jetën edhe qytetarëve serbë, dhe plotvson kushtin e Kosovës për tu integruar në BE.

Opozita kosovare do të duhet të ishte dakord me politikën e brendshme të Albin Kurtit, por për fat të keq ajo është në një linjë me presidentin serb- se edhe ky është kundër arrestimit të kriminelëve. A. Vuçic po armatos serbët e veriut dhe qëllimi i tij po dihet tani, dëshiron të ndezë luftën në Kosovë.

Po pse vallë BE-se po i pengon që të arrestohen bandat, të lejojë që shteti i Kosovës t´i shpalle ato terroriste? Kështu veprohet edhe në Gjermani dhe në çdo shtet tjetër. BE dhe SHBA e gjithë miqtë tanë e kanë mundësinë me Albin Kurtin ta rregullojnë çështjen e veriut njëherë e përgjithmonë, nëse duan. Kryeministri Albin Kurti është më i hapur dhe më bashkëpunues. Është më bashkëpunues se Edi Rama, më i lexuar. Open Ballkan ra. Rama humbi, sepse mundohej të përfitonte poena dhe t‘ i krijojë Serbisë dalje në det dhe investime ekonomike.

Po pse ka kaq shumë kundërshti nga BE ndaj Kosovës, siç e bëri P. Stano?

Ajo (BE-ja) me këtë prononcim po dëshiron që në veri të lulëzon krimi dhe kontrabanda. Gjithashtu po duket se Lajçaku dhe Borell kanë plan që këtë pjesë të mos e integrojnë por ta lënë si një zonë të lirë, për ta shfrytëzuar, siç e kanë në plan, sepse ndryshe nuk kuptohet se pse të bëhet e gjithë kjo zhurmë dhe trysni mbi Kosovën dhe qeverinë Kurti?

Mbase po i mbrojnë grupet kriminale po duket se edhe këta zyrtarët e BE-së e kanë ditur planin për shpërthimin e konfliktit, por mençuria e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e tejkaluan situatën dhe bënë reagimet e duhura. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar si duhet, duke hapur rrugë, duke e pranuar Marrëveshjen e Ohrit meqë rast ka kërkuar sa më parë të fillohet me implementimin e saj, ndërsa Serbia dhe qeveria gjegjësisht presidenti serb A. Vuçiç luan me zjarrë, nxitë grupet kriminale në veri që të mos arrihet zbatimi i i Marrëveshjes së Ohrit dhe në anën tjetër akuzon Kosovën se po „sulmon“ qytetarë serbë në veri“ dhe nuk kënaqet me asgjë, sepse atij i pengon pavarësia e Kosovës dhe nuk mund ta pranojë veriun e Kosovës brenda Republikës së Kosovës. Synimi i tij është që të krijohet, jo vetëm asociacioni i 4 komunave serbe, por që kjo të shtrihet në gjithë Kosovën- të bëhet bosnizimi i saj, dhe kështu ta paralizojë Kosovën.

Ndëshkimet ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit erdhën si rezultat i punës së Albin Kurtit, sepse Albin Kurti ua zbulojë planin. BE dhe SHBA etj, do pajtohen me Albin Kurtin nëse kryeministri lëshon pe, nëse tërhiqet, ose ka diçka që ne nuk e dijmë. E nëse ka plane që të mbahet e ngrirë status quoja, atëherë do bëhet shumë lehtë. Atëherë (kryeministri) pranon që me veriun të bëhet, siç dojnë ata, pra, shteti i Kosovës duhet me kqyrë seri, në veri. E pyetja shtrohet; Pse na njohën vallë pavarësinë dhe pse na mundësuan që të bëhemi shtet sovran që ne t´i menaxhojmë punët tona, natyrisht me koordinim normal që shkon në interes të projektit shtetëror të Kosovës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat