Për kë po punon Edi Rama?

Opinione

Për kë po punon Edi Rama?

Nga: Skender Musliu Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:15
Skender Musliu

Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, paralajmëroi një tur që do t’ia bënte shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovës. Mirëpo në një konferencë për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se me Edi Ramën mund të takohet vetëm pasi të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, të cilën Rama, pa asnjë arsye e kishte anuluar. Edi Rama dje erdhi në Kosovë, me ç’rast u takua me presidenten Osmani dhe kryeparlamentain Konjufca, kurse Kurti e refuzoi këtë takim.

Pas këtij refuzimi, opozita e cila e solli Kosovën në këtë derexhe, përveç se, vërshoi me kritika të ashpra, ajo në mënyrë të ligë, të pamoralshme dhe skandaloze, përdori një arsenal të paparë ofendime dhe sharje me fjalë denigruese dhe gjuhë të rrugës kundër kryeministrit Kurti.

Mirëpo, këtë refuzim të këtij takimi, duhet shikuar shumë më gjërë se kaq, prandaj në vazhdim do t’i përmendi vetëm disa, nga shumë arsye të tjera.

Nuk qëndron arsyetimi i opozitës dhe shumë analistëve se, kryeministri Kurti e paska refuzur këtë takim nën pretekstin se Edi Rama e anuloi mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. Por cila ishte pra arsye e vërtetë e anulimit të kësaj mbledhje ?! Në kohën kur BE-ja kishte parajalmëruar masa ndaj Kosovës për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, Edi Rama në shenjë solidarizimi me BE-në, u bë i pari që i vendosi sanskione Kosovës duke e anuluar mbledhjen në fjalë. Pra kjo ishte arsye kryesore dhe e vetme për anulimin e kësaj mbledhje.

Për situatën e krijuar në Kosovë, përfshirë edhe proçesin e dialogut, një kontribut jashtzakonisht destruktiv dhe përçarës, ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai që nga viti 2016, në takimin e tij me Vuçiqin në Nish, asnjëherë nuk pushoi së lobuari në arenën ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës, së bashku me Hashim Thaqin dhe postierin e tyre, Baton Haxhiun, Pallmerin dhe Grenellin , e nën ombrellën e Sorrosit.

- Po ashtu Edi Rama qëllimisht bojkotoi fjalimin e parë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në parlamentin e Shqipërisë, ku morrën pjesë të gjithë deputetët dhe politikanët, përfshirë edhe presidentin e Shqipërisë.

Me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, organizuar në Prizren ku ishin të pranishëm prsidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti, ambasador dhe politikan të ndryshëm, Edi Rama përsëri bijkotoi këtë përvjetor të rëndësishëm.

Edi Rama javë më parë, pa kurfar konsultimi paraprak me kryeministrin e Kosovës, i kishte dërguar BE-së, Borrellit Lajçakut dhe Eskobarit një draft-statut për Asociacionin, për të cilin kishte thënë se ishte drafti më i mirë që palët duhej t’a pranojnë. Lidhur me këte, dje kryeparlamentari Konufca tha se ky draft, sërbëve të Kosovës iu jepte një autonomi të madhe.

Ditë më parë, Edi Rama pa u koordinuar me kryeministrin Kurtin, për zgjidhjen e krizës në Kosovë, i kishte propozuar BE-së organizimin e një konference ndërkombëtare që kinse do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve. Të shtoj se kjo konferencë do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën, sepse do t’a cënonte tërrësinë e saj territoriale.

Ballkani i Hapur, që u nis si Mini Shengen në vitin 2019 në Novi Sad, ditë më parë Edi Rama, e shpalli të mbyllur. Për Ballkanin e Hapur Edi Rama, në çdo takim e kishte kritikuar kryeministrin Kurti për mos përfshirjen e tij, mirëpo Kurti duke ditur se kjo ishte kundër interesave të Kosovës, refuzonte të behej pjesë e saj.

Fatkeqësisht Edi Rama po sillet sikur të ishte kryeministër i një shteti të fuqishëm, e jo i një shteti, që vet ai e falimentoi. Veprimet e papërgjegjshme dhe egocentrike të tij, shpopulluan gjysmën e Shqipërisë, duke e shndërruar ate në narkoshtet, që e zhyti në korrupcion dhe krim të organizuar. Prandaj ky personazh nuk mund të sillet si padron i Kosovës, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si shtet legal dhe legjitim.

 Duke marrë parasysh ate që theksova më lartë, mendoj se ishte e arsyeshme që kryeminiustri Kurti nuk e pranoi Edi Ramën në takim, mbase nuk është e moralshme, që prapa shpinës t’i vesh thika interesave të Kosovës, e nga ana tjetër, të sillesh sikurse asgjë nuk ka ndodhur, kjo te Kurti nuk kalon. Prandaj refuzimi i këtij takimi, nuk ka të bëjë me inate personale të Kurtit, por me parime ndaj politikave anti – Kosovë të Ramës, i cili ndër vite ka dëmtuar sovranitetin duke cënuar integritetin territorial të Kosovës.

Bruksel, 7 Korrik 2023                                                     Skender Musliu, jurist i diplomuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat