Shteti i Kosovës është “pacta sun serranta” ose marrëveshje që duhet njohur dhe respektuar!

Opinione

Shteti i Kosovës është “pacta sun serranta” ose marrëveshje që duhet njohur dhe respektuar!

Nga: Agron Shabani Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:00
Agron Shabani

Kosova 'de jure dhe de facto'-është shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik, i njohur botërisht dhe ndërkombtarisht nga shumica e shtetëve me të zhvilluara, përparimtare dhe demokratike gjithandej globit. 

Me fjalë tjera, shteti i Kosovës, nuk është vetëm fjalë, por akt dhe fakt i pamohuar shtetror, nacional, politik, historik, gjeografik, kushtetues ose uridik (Facta et Acta, non Verba!) që duhet njohur dhe respektuar nga të gjithë. Edhe nga Serbia, e sidomos nga ana e komunitetit (minoritetit) serb në Kosovë, sipas formulës ose maksimës së njohur latine ose romake:" Ubi bene, ibi patria"(aty ku ëshë mirë, aty është atdheu im).

Në instancë të fundit, liria (çlirimi), shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithshëm shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjegrafik i Kosovës, së bashku me miqësinë dhe aleancën e njohur Nato-UÇK-së gjatës luftës së përbashkët çlirimtare dhe heroike-kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare: Janë vendim, verdikt, kontratë dhe marëveshje e përbashkët në mes shqiptarëve të Kosovës, Natos dhe Perëndimit, e cila duhet njohur, pranuar, zbatuar dhe respektuar nga të gjitha palët.

Marrëveshjet ose obligimët e brendshme dhe të jashtme të Kosovës-gjithashtu. 

"Pacta sun Serranta" ( lexo: Marrëveshjen duhet respektuar).

Ndaj, mëqe sipas Albert Anshtajnit (Albert Enstein) : "Në mesin e problemëve ose vështirësive të ndryshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, qëndrojnë guximi, forca dhe mundësia.": Kosovës dhe shqiptarëve për çastin ose momentin iu nevojitën figura ose personalitete të kualifikuara, kompletuara, integrale, intelektuale, profesionale dhe intelegjente, me reputaciin, besim dhe pedigre të njohur vendore dhe ndërkombtare. Respektivisht, lider, politikan ose diplomat të mençur, të matur, të kualifikuar, racional dhe intelegjent, të cilët e dijnë se shqiptarët e kudo ndodhur, kanë për obligim moral, ligjor, politik, diplomatik, ushtarak dhe historik për t'i njohur, zbatuar dhe respektuar këshillat dhe kërkesat e amerikanëve, anglezëve (britanikëve), gjermanëve, italianëve, francezëve, kroatëve, austriakëve dhe të tjerëve që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe ishim në rrezik. "Amicus Certur in Re Incerta Cernitur" (Miku i mirë njohet ose vërtdtohet në ditë të liga.)

U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike dhe diplomatike: Në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll.

Ndaj, "sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverbë e njohur japoneze.

Me fjalë tjera: Kosovës i nevojitet një qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike ose teknike me figura ose personalitete të kompletuara, rafinuara, robuste, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që kanë pedigre, kredi dhe autoritet nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Sidoqoftë, në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.

Kështu është edhe me mendimin, opinionin dhe vendimin e njohur politik dhe diplomatik, i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj....Duke i ngjarë kështu një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.  

Disa në  Moskë dhe Beograd, si duket aq shumë janë të interesuar që Kosova dhe shqiptarët t'i japin falas ose gratis edhe mbretin, edhe mbretëreshen në "shahun e madh politik dhe diplomatik"?!  Urojë të jem i gabuar!

U mor vesh se serbët i kanë humbur të gjitha luftëtat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera, apo....?! 

"Demon est Deus inversus"! (...)

Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithëmonë.

Se këndejmi, a është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale, apo një

lider i shquar ushtarak (luftarak) dhe politik si Ramush Haradinaj si për shëmbull, të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre? 

Ndaj, a është i dënuar individi, heroi, komandanti ose lderi i njohur si Ramush Hradinaj, i cili për të jetësuar ose përjetësuar popullin (kombin) dhe atdheun e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe karierën e tij? Gjegjësisht, vetvetën e tij. Shtrohet pyetja.

Ramush Haradinaj, sigurisht se bëri gafe ose gabime të ndryshme taktike, teorike, praktike, strategjike, kadrovike, politike, diplomatike, retorike, oratorike, semantike, semiologjike dhe të tjera nga e kaluara. Por, z. Haradinaj, gjithashtu do mbahet mend si i vetmi lider ose burrështetas modern shqiptar i cili në emër të interesave ose kauzalitetit të lartë shtetror dhe nacional të popullit (kombit) dhe atdheut të tij, e mohoi ose sakrifikoi karierën ose funksionin e vet të shefit të ekzekutivit kosovar. Dhe kjo dy herè radhazi. 

-Në këtë prizëm, mendoj se mund të pajtohen egoja, intencioni, potencioni ose dimensioni i veçantë i personit ose individit me vlerat, sakrificat, guximin, heroizmin, vetmohimin, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm historik dhe patriotik të Ramush Haradinaj. Sigurisht. 

"Ego sum, qui sum" (Unë jam ai që jam).

Dhe, Ramush Haradinaj, ëshë ai që është. 

Ndonëse, edhe fati i ndihmon shpesh ose vazhdimisht trimat dhe guximtarët. (" Fortes Fortuna Adiuvat").

Ndryshe nga kjo,  personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i poseduar, njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, përvojat, sakrificat, deshirat, idealet dhe vizionet e njohura shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), heroike dhe patriotike të z. Haradinaj së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, autenticitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre qytetar ose politik. 

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar kombtarisht dhe politikisht, personi ose individi, ia arrijmë të ngritën (ngjiten) dhe largohen nga 'foshnjëria' ose "tabula rasa" e përgjithshme që i kanë krijuar dhe fshehur vet.

Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale, negative, subjektive, sugjestive etj. 

T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e larta institucionale, konstitucionale, intelektuale, profesionale, morale, çlirimtare (uftarake), heroike, patriotike dhe të tjera: Kjo, do të thotë të pranosh të drejtën tënde (personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. 

Kjo për faktin se njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për t'a fituar dhe mbrojtur atë liri, drejtësi dhe barazi.

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe humanste të  filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur institucionale, konstitucionale, profesionale, politike dhe diplomatike në anën tjetër. 

Duke i veçuar këtu parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive, intrinznike, ekstrinznike, racionale dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( lideri ose politikani) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatën ose adaptohen kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. 

Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura globale ose universale (shtetrore dhe nacionale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit individual tè personit ose individit.

Aty pra ku Ramush Haradinaj si hero lufte dhe si politikan ose lider politik, e njeh dhe respekton maksimalisht detyren dhe obligimin e njohur para popullit (kombit) dhe atdheut të tij.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat