Largpamësia e dr.Ibrahim Rugovës - krijimi i miqësisë speciale me ShBA

Opinione

Largpamësia e dr.Ibrahim Rugovës - krijimi i miqësisë speciale me ShBA

Nga: Gjon Keka Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:07
Gjon Keka

Gjithë procesi i lëvizjeve politiko-diplomatike të Kosovës në ndërtimin e raporteve të veçanta me bashkësinë ndërkombëtare e, posaçërisht me ShBA-në dhe BE-në, nuk mund të kuptohet pa politikën dhe lidershipin e presidentit Rugova. Gjatë asaj periudhe të vështirë për popullin shqiptar të Kosovës apo Dardanisë së lashtë, pastaj pas çlirimit të Kosovës nga skllavëria me ndihmën e ShBA-së, BE-së dhe NATO-s, si dhe procesit të njohjes së Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe europian, roli i tij ishte vendimtar.

Pikërisht, si rezultat i një politike të tij të jashtme aktive, para dhe pas themelimit të lëvizjes kombëtare politike apo lidhjes demokratike të Kosovës(LDK) të vitit 1989 e deri në fund, së bashku me lobin shqiptaro-amerikan në ShBA dhe në vendet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe nga mbështetja e vazhdueshme e klerikëve dhe atdhetarëve të kishës katolike shqiptare, pastaj Vatikanit, Ibrahim Rugova arriti të ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës dhe kërkesën e saj të ligjshme për t'u çliruar nga robëria.

Ai ishte largpamës; largpamësia e tij qëndronte në qëllimin e qartë të aleancës (e llojit të miqësisë speciale) me vendet më të fuqishme, si me ShBA-në dhe vendet e tjera evropiane. Ai kishte aspirata dhe durimin e madh për të pritur realizimin e objektivave historike të popullit të Kosovës, të cilat edhe pas vdekjes së tij si president historik i Dardanisë së lashtë (Kosovës) u arritën e më tej do të shkojnë.

Po e përmbyll këtë shkrim të shkrutër me këto fjalë të presidentit historik e vizionarit të Dardanisë dr.Ibrahim Rugovës: “Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi të qëndrueshme, të integruar në BE, në NATO, si dhe për të vazhduar me marrëdhëniet tona speciale me ShBA-në.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat