“Z Generation, në zemrën e rinisë fashiste të Rusisë”!

Opinione

“Z Generation, në zemrën e rinisë fashiste të Rusisë”!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 7 korrik 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Ky është titulli i librit të kanadezit I Gartner.

-Në mesin e viteve 2010, historiani kanadez Ian Garner studioi në Rusi dhe u mësoi anglishten,  fëmijëve dhe të rinjve rusë.

-Ai jetoj në Shën Petersburg, ku edhe studioi muzikë në Konservatorin e Shën Petersburgut.

-Jam i alarmuar nga prirja drejt fashizmit tek të rinjtë e vendit, thotë Garner…)

-Kur mendojmë për të rinjtë, na pëlqen të mendojmë për shpresën e së ardhmes dhe për njerëzit që duan paqe dhe demokraci. Por ata që nuk duan luftë në Rusi po ikin ose kanë ikur. Ata nuk do të vdesin për shkak të ideologjisë, thotë Garner dhe vazhdon:

- Me Putinin si president, gjithçka është bërë shumë ideologjike, sidomos për fëmijët. Të rinjtë thuajse janë të detyruar të bashkohen me grupet rinore të shtetit, të cilat po militarizohen gjithnjë e më shumë. Atyre u thuhet vazhdimisht se gjithçka jashtë Rusisë është e rrezikshme dhe do t'i shkatërrojë ata.

Kjo më bën të shqetësuar - dhe të frikësuar, thotë Garner.

Në lidhje me librin, Garner ka studiuar mediat sociale në rusisht, si VK, që është Facebook i Rusisë dhe përdoret nga 70 milionë qytetarë, por edhe tik tok, telegram dhe kanale të tjera.

-Ai thekson se mësuesit dhe shkollat ​​po marrin materiale të reja mësimore ku dhuna dhe ultra-nacionalizmi bëhen pjesë e jetës së përditshme shkollore! Të rinjtë që duan të bëjnë diçka në kohën e lirë duhet ta bëjnë këtë nën kujdesin e shtetit.
Tani, fëmijëve po u mësojnë gjuhën e urrejtjes dhe të luftës, atyrr u është shpëlarë truri,  duke menduar se të gjithë jashtë Rusisë i urrejnë dhe duan t'i shtypin, thotë ai.

Në libër, Garner flet edhe për ata që janë larguar nga Rusia!

Një mësuese nga Moska i  shpjegon kështu;

- Sot regjimi shkon pas homoseksualëve dhe kundërshtarëve të luftës, herën tjetër mund të jetë minoriteti të cilit i përkas unë, ajo nuk guxon të thotë asgjë më tepër, thotë Garner.

Shteti rus, sipas Garner, ka krijuar një botë,  ku ju jeni ose me ne, (Rusinë) , ose kundër nesh. Nuk ka vend këtu për ata që mendojnë ndryshe, opozitarët, pacifistët, ukrainasit - apo të krishterët jo-ortodoksë, sipas Garner.

“Një rus i vërtetë është heteroseksual, i krishterë ortodoks dhe e mbështet luftën. Nuk ka zgjedhje të tjera. Dhe shumica e rusëve sinqerisht besojnë se Rusia është nën kërcënimin e Perëndimit, NATO-s dhe Amerikës”!

Elisabetta Cassina Wolff, po ashtu një historiane në Universitetin e Oslos,ka shkruar gjerësisht për nacionalizmin, radikalizmin e djathtë dhe fashizmin në Evropë.

- Mund të ketë arsye të arsyeshme për të përcaktuar Rusinë e sotme si fashiste, ose të paktën totalitare. Sidomos pas sulmit mizor ndaj Ukrainës! Përdorimi i dhunës për të arritur qëllimet politike,në këtë rast është shkrirja e Ukrainës në Rusi, thotë Wolff për Dagbladet.

- Shqetësuese dhe e frikshme është të shohësh kaq shumë tipare të përbashkëta me fashizmin e Musolinit dhe Hitlerin, thotë Wolff dhe vazhdon:

- Unë jam një puriste dhe mjaftë  konservatore, andaj  jam e kujdesshme në përdorimin e termit fashizëm, megjithatë ka tipare të përbashkëta me fashizmin historik.

Përdorimi i dhunës,  përdorimi i ushtrisë për të arritur qëllimet politike (sulmi ndaj Ukrainës, journ.anm), censura në vend, kundërshtimi ndaj organizatave mbikombëtare, shtypja e kundërshtarëve politikë, propaganda e brendshme dhe e jashtme, përdorimi i lajmeve të rreme, janë të gjitha këto që i referohen  një shteti gjithnjë e më autoritar të Putinit, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse, andaj unë mendoj se është paksa e ngjashme me fazën e parë të fashizmit në Itali, kur Musolini hyri në një aleancë me Kishën Katolike, e cila ishte thjesht instrumentale, për të rritur mbështetjen për fashizmin…) Kisha Katolike u distancua gjithnjë e më shumë nga regjimi në vitet 1930, kjo nuk vërehet në Rusi, me Kishën Ortodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat