Kurti dhe Osmani me dhe për patriotizmin, shqiptarizmin, demokracinë dhe për shtetin e kushtetutën

Opinione

Kurti dhe Osmani me dhe për patriotizmin, shqiptarizmin, demokracinë dhe për shtetin e kushtetutën

Nga: Skënder Kapiti Më: 7 korrik 2023 Në ora: 21:49
Skënder Kapiti

Kurti po kritikohet nga politika e nga potikanët e Tiranës por edhe nga ata të opozitës në Prishtinë.

Atë po e bombardojnë edhe mediat dhe gazetarët duke thënë se Kurti po u kundërvihet të gjithëve, se Kurti është maoist e sovranist e të tjera pallavra pseudodiplomatësh e pesudostudiuesish “modernist”.

Kurtin dikush në Tiranë e quajnë sovranist maoist, dikush leninist etj., dhe kush e quajnë të tillë ata që e kanë pasur idhull leninizëm-maoizmin.

E akuzojnë Kurtin si sovranist ,pse ai mbron territorin dhe shtetin e Kosovës kundër shovinizmit serb; e akuzojnë Kurtin dhe nuk e akuzojnë Beogradin që kërkon formimin e Serbisë së Madhe; e akuzojnë Kurtin si sovranist pse ai lufton krimin dhe korrupsionin dhe pse ai kërkon politikën e reciprocitetit , pra e akuzojnë Kurtin për sovranist pse Kurti nuk është dakord për pazare e marrëveshje që dëmtojnë rëndë interesat kombëtare; e akuzojnë Kurtin si sovranist pse ai nuk bën pazare për intersin personal dhe kundër interesit të përgjithshëm; e akuzojnë Kurtin si sovranist pse KURTI nuk i serviloset askujt.

Kurti nuk kërkon izolimin e Kosovës , por Kurti kërkon integrimin e Kosovës me dinjitet e me personalitet.

Se si po vepron sot pushteti i Ramës kundër Kosovës, kjo i jep plotësisht të drejtë ishpresidentit Ibrahim Rugova, lëvizjes së tij paqësore, dhe i cili ka meritën që nuk e futi Kosovën në Luftë kunder ishJugosllavo-Serbisë sepse nuk paska pasur asgjë të sigurtë se do ta kishte mbështetur Tirana. Tirana sot kur Kosova ëshjë shtet , Tirana nuk e mbeshtet por përkundrazi punon mbrapsht dhe kundër , dhe jo më që Tirana të kishte hyrë në luftë kundër Serbisë për clirimnn e Kosovës.

Antikurtizmi politik,intelektual, diplomatik dhe mediatik në Shqipëri vertetoi dhe zbuloi atë se në Shqipëri deri më sot në 100 vjet në pushtet ka ardhur ajo politikë e cila është sa më antikosovare.

Lukunia antiKurti e cila është alarmuar dhe është bërë agresive kundër Kurtit sepse i druhen se mos në Shqipëri kristalizohet e forcohet një politike e vërtetë kombëtare e patriotike.

Jo, Kurti nuk po u kundërvihet të gjithëve, por e kundërta: e drejta, e vërteta dhe shqiptarët , shumica më e madhe në Kosovë janë me Kurtin, sepse Kurti i kundërvihet Serbisë, Vucicit dhe atyre të cilët ledhatojnë,tolerojnë dhe mbështesin Serbinë dhe projektet e përpjekjet për coptimin dhe për destabilizimin e Kosovës

Kurti nuk kërkon gjë tjetër vetëm të respektohet ligji, kushtetuta dhe vullneti I popullit të Kosovës, të vendoset e të respektohet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Kjo që thonë e trillojnë mediat se Kurti u është kundër të gjithëve, kjo më së sakti është gënjeshtër mediatike e politike.

Jo vetëm Edi Rama, por para historisë do të përgjigjet edhe Partia Socialiste e cila deri më sot jo vetëm asnjë funksionar e as pushtetar i saj ,por asnjë antar i saj nuk është distancuar dhe as nuk ka kritikuar kryesocialistin Edi Rama për papërgjegjshmërinë ndaj interesit gjithkombëtar shqiptar me projektin e “Ballkanit të Hapur”, projekt tërësisht kundër Kosovës, dhe me të tjera veprime të dëmshme për Kosovën.

Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë meritën e madhe sepse ata futën në politikën shqiptare standardin patriotik, atë që tipari kryesor i politikanit, pushtetarit e shtetarit shqiptar duhet të jetë patriotizmi dhe ndjesia e përgjegjshmëria e lartë para kombit e atdheut kundër korrupsionit, hajnisë e tradhtisë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ia grisën maskën patriotike tradhtisë; tradhtisë e cila maskohet me vellon e patriotizmit; ia grisën maskën tradhtisë politike,intelektuale e mediatike të cila akuzojnë patriotizmin dhe patriotët e vertetë për tradhti.

Albin dhe Vjosa, unë Skënder KAPITI u mbështes fort , sepse te ju shikoj atë të vertete dhe atë edukatë patriotike dhe Kosovëdashëse që ma kanë dhënë prindërit e mi.

Ju keni meritën e madhe sepse po zgjoni edhe nacionalizmin dhe patriotizmin në Shqipëri. Ju po jepni shëmbullin se si pushteti e politika duhet t’i shërbejnë atdheut, shoqërisë e shtetit kundër tradhtisë, hajnisë,korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë kombëtare.

Pavarësisht se keni dy vite në krye të Kosovës, ju i treguat politikës së Tiranës dhe asaj të Prishtinës se cilat virtyte duhet të ketë politika kombëtare; pasi prej 100 vitesh politikës së Tiranës i mungojnë virtytet kryesore: i mungojnë ajo e patriotizmit, e përgjegjshmërisë para kombit e atdheut , ajo e demokracisë. Po i tregoni politikës shqiptare se si duhet ndarë dhe se duhet ndëshkuar tradhtia e korrupsioni.

Albini dhe Vjosa kanë edhe një meritë tjetër , atë se patriotizmi i tyre zbuloi karakterin dhe hipokrizinë e deri edhe tradhtinë e mercenarizmin antishqiptar të shumëkujt,si dhe kanë meritën e madhe se sjellja e veprimi e këtij llumi antikombëtar kundër Kurtit e Osmanit po ndërgjegjsojnë opinionin në Shqipëri se cfarë politike, politikanësh ,intelektualësh e mediatikësh pa sens kombëtar e kanë qeverisur më përpara dhe vazhdojnë ta qeverisin akoma Shqipërinë.Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me shëmbullin e tyre të mirëqeverisjes dhe përgjegjshmërisë kombëtare vetëm sa e zbuluan akoma më shumë se cfarë ishpushtetarësh,ishpolitikanësh e paskan sunduar edhe Kosovën në këto 20 vite që nga koha e lirisë së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat